Rini paperspektivë
Ende s’ka një mekanizëm dhe strategji veprimi për tejkalimin e gjendjes me të cilën përballet rinia, ndaj kjo lë për t'u nënkuptuar se problemet latente edhe më tej do të marrin përmasa afatgjate.
Hilmi Gashi
Ajo, sot është kapërthyer brenda një konfuzioni, apatie dhe të horizonteve të paqarta. Proceset aktuale të cilat ndodhin nё Kosovё, qoftë nё kontekstin e zhvillimit ekonomik, teknologjik apo social, sipas gjithë parametrave matës gjenden ende larg strukturave zhvillimore rajonale. Nën përmasat e zhvillimit të këtillë, rezulton një mungesë e perspektivës jetike për pjesën më të çmuar të shoqërisë. Fjala është për rininë kosovare, perspektiva zhvillimore e të cilës është jashtëzakonisht e ulët dhe e kufizuar nё çdo pikëpamje.
Ështё pёr tu lavdёruar fakti derisa dёgjojmё tё thuhet se Kosova ёshtё vendi me popullatë mё tё re nё Evropё, ndёrsa ёshtё pёr tu dhimbsur ky fakt se mu rinia e saj ёshtё nё njё gjendje aq kritike sa sot vërtetë po kalon momente shumё tё vёshtira dhe si i gjithë vendi ndodhet para udhëkryqeve tё mëdha. Në shoqërinë tonë mbi gjysma e popullsisë i takojnë moshës se re, që paraqet një përparësi të madhe në raport me vende tjera të rajonit, mirëpo për dallim nga këto vende të rinjtë në Kosovë në përgjithësi janë të margjinalizuar, po ashtu investimi nga ana e institucioneve tona në ngritje të kapaciteteve organizative të të rinjve si dhe arsimim kualitativ ka munguar në një masë të madhe.
Ende s’ka një mekanizëm dhe strategji veprimi për tejkalimin e gjendjes me të cilën përballet rinia, ndaj kjo lë për tu nënkuptuar se problemet latente edhe më tej do të marrin përmasa afatgjate. Mosekzistimi i një strategjie adekuate në nivelin mikro dhe makroekonomik të zhvillimit të ekonomisë së tregut, po krijon probleme afatgjata në balancimin mes ofertës dhe kërkesës në tregun e punës. Mungesa e subvencioneve dhe politikat e disfavorshme ndaj kompanive vendore, kanë bërë vendin tonë vasal të importit nga shtet e rajonit dhe kanë krijuar kushte të vështira sociale, të cilat vështirë që mund të ndryshohen për një periudhë të shkurtër kohore.
Në njërën anë, kushtet për veprim demokratik janë minimale dhe në anën tjetër, moskapaciteti i institucioneve shtetërore dhe pushtetit lokal për ta levizur timonin e orientimit të rinisë drejtё njё përmirësimi tё integrimit evropian, ka bёrё qё kёsaj rinie pёr momentin t’i mungon kapaciteti i njё perspektive afatgjate. Në realitetin e ri shoqëror në botë të rinjtë paraqesin komponent shumë të rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë dhe forcë shtytëse në zhvillimin e reformave politike, ekonomike dhe sociale në shoqëri, duke mundësuar krijimin e një ambienti emancipues dhe instalimin e vlerave të mirëfillta demokratike. Punësimi mbetet problemi më i madh shoqëror sot në Kosovë. Të rinjtë duke qenë në shumicë janë më të prekurit në këtë proces. Rritja e shkallës së papunësisë në Kosovë ndodh për shkak të problemeve të trashëguara nga e kaluara si luftërat në ish-Jugosllavi, krijimi i masave te dhunshme pas viteve të 90 –ta si dhe nga kriza ekonomike e shkaktuar gjatë periudhës së pasluftës dhe përballja më procesin shtet-formues dhe tranzicionin e brishtë.
Nё tё vёrtetё, pasiviteti qeverisës deri më tani nuk arriti që potencialin kreativ për punë, që posedon rinia kosovare, të arrijë ta shndërrojë në veprimtari për projekte afatgjate. Pёr pasojё, procesi i transformimit ekonomik, social, politik, si dhe luftërat kanë ndikuar dhe vazhdojnë tё ndikojnё nё ngadalësimin e konkurrimit me shoqëritë rajonale. Si parim, gjendja ka ardhur deri nё atё pikё sa rinia kosovare, me norma dhe vlera të inkorporuar nga klikat dhe subgrupet vepruese në vend, vështirë që mund të quhet pjesë e mozaikut evropian. Njё rini e papёrspektivё e cila nga institucionet vendore dhe ato ndёrkombёtare ёshtё lёnё nё mёshirёn e fatit.
Duke u ndier si njё vrimё e zezё nё Ballkan. nga pamundësia e udhëtimit të lirë në Evropën e civilizuar dhe pamundësia zhvillimore reciproke, po i imponon rinisë kosovare vlera të veçanta ku implementimi i tyre brenda normave evropiane, do të ishte i pamundur. Amullia e realitetёve, apatia, konfuziteti dhe papёrspektiva qё ka ngёrthyer kёtё shtresё mё vitale tё shoqёrisё sonё, ka bёrё qё rinia kosovare tё orientohet drejtё horizonteve qё u mungojnё polet. Nё mungesё tё ndonjё pёrspektive tё ndritshme nё atdheun e tyre, kjo shtresё mё e nevojshme e shoqёrisё, e popullit dhe shtetit, nё duart e sё cilёs do tё duhej tё barteshin pёrgjegjёsitё dhe obligimet pёr tё udhёhequr, edukuar zhvilluar dhe pёr tё çuar pёrpara bashkёsinё njerëzore, detyrohet t’i lëshojë vatrat e tyre shumëshekullore dhe të shpërndahet nëpër metropolet e Evropës. Kështu, fenomeni i mërgimit tek ne nuk është i kohës bashkëkohëse, mirëpo, për fat të keq, ky fenomen tek ne ka ekzistuar që nga të qenit e këtij kombi. Fluksi i ikjes së rinisë shqiptare në vendet evropiane përmasat më shqetësuese i ka marrë sidomos gjatë viteve të ’90-ta, derisa ky popull gjendej nën hegjemoninë e okupatorit serb.
Pra, kriza ekonomike, politike dhe shpërthimi i luftërave në ish-territorin artificial të federatës jugosllave, ndikuan më së shumti që numri i të rinjve shqiptarë të migrojë nëpër vendet e ndryshme të Evropës. Dhe ky fluks i të mërguarve të të rinjsh tanë mori përmasa marramendëse. Edhe sot, ky fenomen i dhembshëm dhe tragjik është intensifikuar tej mase dhe ka marrë përmasa universale.
Kjo kategori shoqërore duke mbetur jashtë zhvillimeve të rëndësishme shoqërore, ekonomike dhe politike, ndodhet para sfidave të rënda, gjë që është e lehë që ajo të bëhet viktimë e krimit dhe dukurive deformuese, të cilat janë në rritje në Kosovë. E gjithë kjo i bënë ata që të ndjehen inferior në raport me të njëjtat grupe evropiane. Shikuar në kontekstin juridik, në kundërmimin e gjendjes akute, një pjesë jo e vogël e rinisë kosovare po zbaton kanalet kriminele, aty ku vepron, me të cilat po ndikon dukshëm në rënien e moralit për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare.
Rinia, e ardhmja e te sotmes, e aktualja e te nesërmes. Nisur nga kjo, është koha për një qasje intenzive dhe aktive të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës ndaj rinisë, si pjesa me vitale e shoqërisë. Institucionet dhe qeveria e Kosovës duhet t’i mundësojnë rinisë pjesëmarrje më të madhe ne procesin e vendimmarrjes, sepse bota demokratike dhe e zhvilluar sot funksionon mbi bazën e konceptit te “ndërvarësisë” dhe udhëheqjes pjesëmarrëse.
(Autori është student i magjistraturës në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në University of Calabria në Itali, dhe i studimeve master - drejtimi Financiar në Universitetin e Prishtinës)
Comments (0 posted)
Post your comment