Home | Society | Dhe tani, Nafissatou na ka çmendur fare!

Dhe tani, Nafissatou na ka çmendur fare!

image
Por jo, Nafissatou, jo ! Amerika do të hetojë. Shtëpinë, bankën, hyrjen në SHBA, gjithçka do të kalojë në shoshë. Do të humbësh gjithçka. Ti je përballë një burri që nuk dorëzohet aq lehtë.

 

 

 

Përkthyer nga Urim Nerguti

 

 

 

 

Ai është nga Veriu, ajo nga Jugu. Një burrë, një grua. Në një çast, do të takohen në katin e 28-të të një hoteli. Ajo është e varfër, ai i pasur dhe i fuqishëm. Një muaj e gjysmë më vonë, ai del rrezatues me të shoqen. Nisen të hanë në një restorant të mirë. Ai porosit makarona me trufë. Nuk është stina e tyre, siç më thoshte një mik gastronom. Por a nuk ka frikë ai nga fjalët e botës ? Truffe, do të thotë gjithashtu të tallesh. Vallë dëshiron të tallet ? Tallet, po, është e vërtetë. Aq i bën. Sapo ka rrezikuar postin e vet të njeriut më të fuqishëm të botës për ca cikërrima pa lidhje dhe një grusht dollarësh. Mbase ka rrezikuar dhe jetën, në atë burgun e tmerrshëm. Por atij aq i bën. Atëherë, makarona me trufë ?
Nafissatou, edhe ajo ka rrezikuar jetën. E lindur në një katund të Guinesë, ajo dëshiron të shkojë në SHBA. Përdhunimi, një argument midis aq të tjerash, në dorë të të varfërve. Ajo mund ta tregojë mirë historinë, e kanë përdhunuar në Guine, mirë, jo në atë çast dhe jo në grup. Por ç’rëndësi ka, ajo ka të drejtë të gënjejë për t’i ikur varfërisë. Askush s’do t’ia qortojë. Ja, kaq, tani është në New York dhe aty është secili për vete, duhet çfarë duhet.
Në lokal, ajo ka parë foton e atij burrit, kreut të FMN, që i pëlqejnë femrat. Ajo bën si bën që të caktohet në katin që duhet. Dhe vazhdimi pastaj vjen vetë. Ai nuk pranon ta paguajë. Ajo do të thotë se është përpjekur ta përdhunojë ! Argumenti ka ecur njëherë për punën e vet në SHBA, atëherë përse të mos ecë për së dyti ? I shoqi i tërheq vëmendjen, ajo i përgjigjet : « E di shumë mirë ç’po bëj. »
Por jo, Nafissatou, jo ! Amerika do të hetojë. Shtëpinë, bankën, hyrjen në SHBA, gjithçka do të kalojë në shoshë. Do të humbësh gjithçka. Ti je përballë një burri që nuk dorëzohet aq lehtë. Nuk t’i ka dhënë ca dollarë. Mirë, kjo s’është shumë e drejtë. « Ai ka shumë para. » Eshtë e vërtetë, por as kjo s’është një arsye. « E di shumë mirë ç’po bëj. » Por jo, nuk e di. Do të vlente më mirë ta kishe dëgjuar burrin tënd që ka rënë në burg për hashash, ka të drejtë ai, s’është koha tani.
Burrat e bardhë të Veriut janë ndjerë fajtorë, kurse gratë e bardha e kanë njohur veten tek ty. « Ne jemi të gjitha pastruese. » Sigurisht që kjo s’është e vërtetë, sigurisht që ato nuk vijnë nga një katund i varfër i Guinesë, s’mund ta kuptojnë këtë ëndërr për para, me çdo kusht. Ato s’e kanë kuptuar, por edhe s’mund ta kuptonin, madje as mund ta përfytyronin një histori të tillë. Disa martohen me burra të pasur të cilët nuk i duan gjithmonë, dhe kjo është tjetër gjë, është e lejuar.
Tani, ato mund të kthehen madje kundër teje, nuk heqin dorë nga versioni yt i fundit. Do të donin, dhe ky është kulmi, që ti të kesh qenë përdhunuar vërtet.
Nafissatou, ti na ke luajtur mendsh !

 

Nga MARLENE BELILOS, psikanaliste


Liberation, 6 Korrik 2011

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00