Home | Society | Rufi Osmani: Shqiptarët pa gjuhë e pa flamur

Rufi Osmani: Shqiptarët pa gjuhë e pa flamur

image
Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani vlerëson se ndryshimet në Ligjin për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike në Maqedoni nuk plotësojnë kërkesat e shqiptarëve në këtë shtet. 

 

 

 

 

 

 

“Ndryshimi kozmetik i Ligjit për përdorimin e gjuhës së bashkësisë etnike 20% , degradimi esencial i cilësisë së përdorimit dhe madhësisë publike të flamurit kombëtar shqiptar dhe mbyllja e rasteve të lidhura me lëndët e Gjykatës së Hagës nxjerrin në sipërfaqe faktin se objektivi kryesor i negociatave të BDI-së ishte vetëm shpëtimi i fatit personal të udhëheqësisë së BDI-së dhe pranimi definitiv i pozicionit të pakicës kombëtare për shqiptarët që është përmbajtja kryesore e Marrëveshjes se Ohrit  pavarësisht nga retorika verbale megalomane e përfaqësuesve të BDI-së”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, është ironi e llojit të vet se në praktiken e deritashme demokratike në Maqedoni qe të gjithë partitë politike shqiptare kanë propaganduar unitetin politik vetëm para zgjedhjeve, ndërsa pas zgjedhjeve gjithmonë kanë bërë të kundërtën.

“Pikërisht  këtu qëndron shkaku i dështimit kryesor politik i lëvizjes politike shqiptare para dhe pas vitit 2001 duke alokuar përgjegjësinë historike mbi BDI si parti e dalë nga ish strukturat e UCK-së”, theksoi kreu i RDK-së.

Ai shtoi se, “është koha e fundit  që përfaqësuesit shqiptar në qeverinë Gruveski 3 të ndërpresin me manipulimin publik që ia bëjnë popullit shqiptarë në kuptim te demagogjisë politike se citoj ; Luftuan dhe derdhen gjak për të drejtat e shqiptarëve dhe se shqiptaret sot janë popull shtetformues dhe vendimmarrës në Maqedoni. E vërteta e vetme e verifikuar tash më pas 10 viteve qeverisëse është se ata organizuan 2001 për t’u faktorizuar politikisht dhe për t’u bërë pjesë e qeverisjes  politike korruptive me çdo kusht dhe se të gjitha deklarimet tjera janë përralla politike që kanë përdorimin elektoral vetëm në kohën e zgjedhjeve”.

Kohë më parë, me 63 vota pro dhe 40 kundër Parlamenti miratoi ndryshimet në Ligjin për përdorimin e simboleve të bashkësive entike në Maqedoni.

Me këto ndryshime parashikohet që shqiptarët të mund të përdorin flamurin kombëtar vetëm në ato komuna në të cilat përbëjnë mbi 50% të popullsisë. (INA)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00