Home | Society | Lufta dhe paqja në Ballkan në teh të shpatës

Lufta dhe paqja në Ballkan në teh të shpatës

image
Territori i Ballkanit gjatë gjithë historisë ka shërbyer si udhëkryq për kalimin e ushtrive të huaja të cilat nuk janë djersitur fort për ta pushtuar këtë territor. Në cilën do përballje me pushtuesit, qoftë nga Azia apo Evropa, ballkanasit kanë dal humbës.

 

 

 


Adem Nimani

 

 


Serbia, ende me politikën e vozhdit

Po të merrej Serbia me promovimin e paqes dhe vlerave civilizuese, rëndësia e kufijve shtetëror moti do të ishte harruar. Kryeneçësia e atyre serbëve që sot drejtojnë fqinjin tanë verior, vazhdon të fundosë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi. Propaganda për integrime, karshi politikes aktuale serbe, është krejt utopi.
Serbia nuk pranoi kurrë ç’farë bëri në Kroaci, Bosnje e në Kosovë. Nuk pranoi kurrë dëbimet masive të popullatës shqiptare nga Kosova, dhe gjenocidin që kreu në Bosnje, produkt i të cilit është Republika Serpska.

Ka ardhur koha që Serbia, ose duhet ta njoh Kosovën në kufijtë e tashëm, të njohur ndërkombëtarisht, ose të thotë hapur atë që mendon; futjen e Ballkanit në luftë, në të cilën askush nuk do të digjet më shumë se vetë serbët. Shumë më lirë kushton njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, se çdo luftë e re ,gjë që nuk përjashtohet. Vetëm plani i Ahtisarit, garanton serbet e Kosovës, dhe vetëm duke zbatuar atë me përpikëri, serbët e tashëm të Kosovës mund të llogarisin për një jetë më të mirë se vetë shumica shqiptare.

Ka me mijëra shembuj, kur shqiptarët me trupin e tyre kanë mbrojtur serbët, megjithëse ata ishin kolon, dhe në të shumtën e rasteve ata ishin vrarë e djegur nga serbët, ua kishin marrë me dhunë arat më të mira, kullosat, malet e burimet e ujit. Në anën tjetër, ka ende shumë më pak serb që guxojnë të flasin për paçe me shqiptarët

Ka ardhur koha që hartat e vizatuara nga KOS-i të shkojnë atje ku e kanë vendin, në plehun helmues të historisë. Kisha Ortodokse serbe më nuk mund t’i hedh hi syve brezit të kohës së internetit.

Pak histori kufijsh

Atëherë kur po përgatitej anëtarësimi i Polonisë në Bashkimin Evropian, jo që ky vend duhej të ratifikonte përfundimisht dokumentin e marrëveshjes për kufijtë, por edhe Bundestagu gjerman, duhej ta bënte të njëjtën gjë. Diplomatët dhe analistët e sotëm politik duhet t’i kthehen historisë jo fort të moçme për të parë se çfarë dhimbjeje është dashur të përballojë Gjermania me atë rast. Ata që e njohin historinë evropiane e dinë mirë kufirin polako-gjerman Odër-Nisë dhe pjesët territorial që edhe me popullatë edhe me gjithçka tjetër ishin me shekuj pjesë e Prusisië së dikurshme, e më vonë Gjermanisë, por jo të Polonisë.

Po edhe Kaliningradi që sot mbeti nen sovranitetit rus, kurrë nuk ka qenë i Rusisë. Nuk ka nevojë të harxhohen fjalë për rastin e kufirit franko-gjerman dhe Strasburgun e sotëm që është bërë seli e UE-së.

Bashkësia ndërkombëtare, nëse me të vërtetë synon vendosjen e një paqeje të qëndrueshme në Ballkan, por edhe në Evropë, duhet të vendos; nëse donë një Evropë të bashkuar, me kufij të lirë apo do të ledhatojë edhe më tutje apetitet serbe, të cilat nuk mund të përmbushën asnjëherë

Edhe ato vende, anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të duhej të deklaroheshin qartë për këtë çështje ngase ledhatimi i mëtutjeshëm i Serbisë, padyshim, në një moment, do të rrezikojë seriozisht vetë BE-në, dhe ky është qëllimi i serb.

Serbia po sillet si dikur Millosheviqi, kur themeloi dy SAO Krahina në Kroaci, dhe më vonë u dëshmua se, atë nuk e kanë interesuar pasojat e më vonshme, që i pa bota. Politikanëve aktual serb, edhe më tutje, u intereson vetëm toka e djegur, thjesht, territoret të pastra etnike. Të gjithë e dinë se Serbisë, më nuk i interesojnë serbët e Kosovës.

Lufta dhe paqja në Ballkan

Më politikën e tashme serbe, lufta dhe paqja në Ballkan vazhdojnë të qëndrojnë në një teh brisku. Vetëm Kosova e pavarur dhe integrimet evropiane i japin fund miteve serbe. Vetëm atëherë kur nxënësit serb, nuk do të mësojnë Çubrilloviqin, Qosiqin, Ekmexhiqin e të ngjashmit, do të jetojnë të qetë me realitetin, të cilin nuk e kishin shijuar kurrë. Vetëm atëherë kur do të digjen (e jo të arkivohen), mitet serbe, Ballkani do të jetojë në paqe. Të gjitha mediet e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë obligim historik promovimin e vlerave që sjellin paqe e stabilitet, e jo me shkrimet poshtëruese të tyre, të shndërrohen në piroman.

Megjithëse kanë kaluar dymbëdhjetë vjet pas luftës së fundit në Ballkan, paqja ende duket larg. Kush nuk e mban mend kasaphanën që shkaktoi po kjo Serbi, dhe që dogji thuaja gjithë shtetet që dolën nga ish RSFJ. Edhe sot, sikur para dymbëdhjetë vjetësh, gjithandej ku arrin diplomacia serbe, dëgjohet retorika e luftës.

Serbia, në Slloveni pat filluar luftën duke vënë nën komandë të saj ish APJ-në, por megjithatë u deshtë që ushtarët e saj t’i tërheq thuaja lakuriq. Në Kroaci instrumentalizoi serbet vendas dhe pat shpallur dy të ashtuquajtura SAO krahina, ku kishte një shumicë serbe. Ia vuri flaken Kroacisë, por u dogj vetë, dhe tashmë atje nuk ka serb, dhe as që flitet se sa ka pasur dikur. Dogji Bosnjën deri në themel, dhe aty, mbi dhjetëra mijëra mysliman të masakruar u vendos krijesa e pa parë deri me sot, e ashtuquajtura Republika Serpka.

Bosnja sot është anëtare e OKB-së, por lugati që doli nga lufta shfarosëse, tash e shtatëmbëdhjetë vjet, nuk e lë të marr frymë BeH-në. Bosnja si shtet ekziston vetëm në hartë dhe ajo nuk funksionon. Atje një krimineli i luftës Dodik, i cili e ka vendin në Sheveningen, përditë tallët me Bosnjën dhe gjenocidin në të cilin ka marrë pjesë vetë.

Bashkësia ndërkombëtare, rastin e BeH do të duhej ta merr seriozisht, ngase Ballkani, nëse përjeton edhe një luftë, pasojat do të mund të jenë fatale edhe për vetë Evropën. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk ia tregon vendin Serbisë, shumë seriozisht, paqja në rajon, mbetët vetëm ëndërr. Zhvillimet e këtyre ditëve vazhdojnë të kamuflohen nga diplomacia. Të gjithë sillen sikur do të bindin Serbinë, që me dialog të zgjidhë problemet për të cilat u deshtë intervenimi i aleancës më të fuqishme ushtarake të botës-NATO-s.

Mediet serbe vazhdojnë të pjellin mite

Serbia ka mbetur peng e miteve dhe gënjeshtrave të cilat i ka trilluar me dekada. Politikanët, Kisha Ortodokse Serbe, historianet dhe gjithë elita drejtuese intelektuale, e Serbisë me shekuj ka punuar me një qellim të vetëm, që auditorin e saj ta mbajnë larg rrjedhave politike, ekonomike e shoqërore të botës së civilizuar, dhe asnjëherë masa e gjerë popullore serbe, nuk është njoftuar se çka po ndodhë për rreth.

Shumica e medieve serbe, fatkeqësisht edhe sot, mbetën peng të politikës aktuale, dhe për to ekziston vetëm e vërteta e tyre. Shkrimet luftënxitëse ende janë prezentë. Në këtë plan, thuaja as një medium i veçantë nuk është imun ndaj deklaratave të diplomateve serb, te cilët, fjalën e pare dhe ë fundit e kane te lidhur me mitin serb. Sot, në kohën e internetit, mundësia për të mbajtur peng auditorin nga informimi real, ka filluar të zvogëlohet.

Meqenëse Serbia ka qenë dhe vazhdon të mbetet pengesë e vendosjes se paqes së përhershme në Ballkan, do të ishte e udhës që ajo më në fund t’ia rrëfej popullit të saj edhe të gjitha të zezat që ua shkaktoi popujve fqinj autokton.

Është koha që ballkanasit të heqin dorë nga retorika poshtëruese ndaj tjetrit

Edhe në Serbi edhe në Kosovë mediet mund t’i shoh e lexojë kushdo dhe të bindet për njëanshmërinë e tyre dhe rolin shumë herë euforik e poshtërues ndaj rivalit. Popujt e Ballkanit asnjëherë nuk e kanë mundur njeri tjetrin në luftë. Pa përjashtim, ata gjithmonë kanë qenë të pushtuar nga të tjerët, të cilët, sipas nevojës kanë mbajtur anën e ndonjërit nacionalitet.

Territori i Ballkanit gjatë gjithë historisë ka shërbyer si udhëkryq për kalimin e ushtrive të huaja të cilat nuk janë djersitur fort për ta pushtuar këtë territor. Në cilën do përballje me pushtuesit, qoftë nga Azia apo Evropa, ballkanasit kanë dal humbës.

Ballkanasit, pa përjashtim, së pari kanë tipar poshtërimin e njeriut të vetë, pastaj edhe të atij me përkatësi tjetër etnike dhe si zakonisht, ky rajon vazhdon të jetojë me mite e gënjeshtra.

Serbia do të duhej të turpërohej për gjithë të zezat që ua shkaktoi popujve autokton të Ballkanit. Ajo më së paku mund të krenohet me qëndrimin e saj ndaj fqinjëve, veçanërisht ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0