Home | Society | * * *

* * *

image
Gjithashtu zyrtarja e lartë e Bankës Botërore nënvizoi se në Ballkanin Perëndimor qeverisja është e rëndësishme dhe për procesin e integrimin në BE, dhe se depolitizimi i administratës, lufta kundër korrupsionit, dhe e drejta e pronës janë disa nga çështjet shumë të rëndësishme për BE.

 

 

 

 


 
Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, Jane Armitage deklaroi sot se e drejta e pronës është një sfidë për qeverinë shqiptare dhe për mbarë... vendet e Ballkanit që kërkojnë të hyjnë në BE. E pranishme në konferencën “Drejt një qeverisje më të mirë” e organizuar nga BB, zonja Armitage nënvizoi se menaxhimi në mënyrë transparente i të ardhurave, depolitizimi i administratës, lufta kundër korrupsionit, dhe e drejta e pronës janë disa nga çështjet shumë të rëndësishme të cilat do të thithin investimet dhe do të përshpejtonin integrimin në BE".

Në takim ishte i pranishëm dhe kryeministri Berisha i cili vuri theksin në zero tolerancë ndaj korrupsionit. Duke e filluar nga vetja. “Qeveria është e angazhuar me luftën zero tolerancë ndaj korrupsionit, nuk ka armik më të etur për njeriun e lirë se korrupsioni. Ai është fenomeni më negativ në shoqëri. Është përcaktues në suksesin e gjithë reformave të tjera. Asnjë reformë nuk mund të ketë një sukses pa një lutfë kundër korrupsionit, askush nuk është imun ndaj korrupsionit. Luftën kundër korrupsionit do e fillojmë nga vetja jonë”, ka thënë Berisha. Ndërkaq, Drejtoresha e Bankës Botërore premtoi vazhdimin e punës dhe mbështetjen e BB si për qeverinë ashtu dhe për shoqëritë civile por shtoi se kjo ka nevojë për mbështetjen e forcave të tjera politike. Duke iu referuar qeverisë shqiptare por dhe qeverive të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor nënvizoi se vendet që arrijnë të menaxhojnë në mënyrë transparente burimet e tyre dhe sjellin rregulla të mira, tërheqin më shumë investime dhe ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët.

Është shumë e rëndësishme që këto vende të përmirësojnë qeverisjen, që të nxisin investitorët që po kërkojnë në të gjithë vendet se ku mund të dërgojë investimet”. Gjithashtu zyrtarja e lartë e Bankës Botërore nënvizoi se në Ballkanin Perëndimor qeverisja është e rëndësishme dhe për procesin e integrimin në BE, dhe se depolitizimi i administratës, lufta kundër korrupsionit, dhe e drejta e pronës janë disa nga çështjet shumë të rëndësishme për BE. “Qeveritë nuk duhet të lejojnë gjithashtu praktikat korruptive”, tha Armitage.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0