Ambasadori Arvizu: Të zbardhet vrasja e gjyqtarit Konomi
Apelit të krerëve më të lartë të shtetit për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, i është bashkuar sot dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu.Ky i fundit i ka kërkuar prokurorisë dhe policisë, zbardhjen sa më të shpejtë të vrasjes së gjyqtarit, Skerdilajd Konomi.
Apelit të krerëve më të lartë të shtetit për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, i është bashkuar sot dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu.Ky i fundit i ka kërkuar prokurorisë dhe policisë, zbardhjen sa më të shpejtë të vrasjes së gjyqtarit, Skerdilajd Konomi. I ndodhur në qytetin e Ersekës, diplomati amerikan e ka cilësuar të tmerrshme vrasjen e gjyqtarit, ndërsa ka theksuar se dikush u përpoq ta vriste dhe e vrau gjyqtarin Konomi.
Në reagimin e parë të tij për vrasjen e gjyqtarit, ambasadori amerikan ka deklaruar se gjyqtari Konomi ishte baba dhe bashkëshort,si dhe la pas një familje. Arvizu ndodhet në Ersekë për inaugurimin e kopshtit Nr. 2 të këtij qyteti, që është rikonstruktuar nga USAID-i, me një fond prej 170.000 dollarë, por vëmendja e tij është ndaluar dhe në vrasjen e gjyqtarit, Skerdilajd Konomi. Diplomati amerikan do të vijojë vizitën e tij në bashkinë e qytetit të Pogradecit.
Comments (0 posted)
Post your comment