Home | Society | Shqipëria po kalon ditë të vështira

Shqipëria po kalon ditë të vështira

image
 Keqmenaxhimi i financave publike, administrimi i koncensionit për interesa private që nuk janë produkt zhvillimi kanë futur Shqipërinë në krizë të pakthyeshme që ndofta do duhet brezat që vijnë ta korrigjojnë. 

 

 


 
Nga Sadedin Çeliku

 

 

Kriza e zgjatur shqiptare që prodhoi jo pak plagë, ka krijuar situatë të pakëndshme për ekonominë e vendit dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ngjarjet që nënkuptojnë krizën, janë të mëdha në llojin e vet që vështirë se ndodhin në vende të tjera. Kjo ndodh sa herë drejton vendin Berisha, i cili ka provuar se nuk është i zoti të bëjë gjëra të mira për Shqipërinë. E mori pushtetin pa hak në vitin 2005 me “zgjedhës informalë të pajisur me certifikata të dubluara e false emigrantësh” dhe më pas në emër të opozicionit që kishte bërë, promovoi luftën kundër korrupsionit të cilën e desh me “duar të pastra”. Nuk dua të flas për vjedhjen e votës dhe deformimin e zgjedhjeve që kulmoi me Bashkinë e Tiranës gjatë këtij viti, ku ditën për diell zgjedhjet prodhuan një “fitues hajdut” i cili nuk ka jo vetëm legjitimitet të drejtojë Tiranën, por as moralin që kërkon kjo zgjedhje sepse kemi të bëjmë me një njeri të akuzuar dhe plot dyshime. U bë hataja me aferat e paligjshme të Gërdecit. U shua një mëhallë e tërë që përfundoi me 27 të vdekur, dhjetra të tjerë të plagosur. U shembën shtëpi të reja me para gjaku dhe humbën gjithçka kishin ndërtuar për 40 vjet. Është qesharake të mendosh se banorët e asaj zone ende vazhdojnë gjyqet dhe përgjegjësit kryesorë dhe shefat e tyre vazhdojnë të ministrojnë.Bulqizakët hallemëdhenj e përjetuan një dramë të vërtetë në llojin e tyre. Vdiqën nëpër galeri 17 minatorë dhe ata ende nuk kanë të drejta. Kontrata e koncensionit që Rulit nuk ja mësoi dot Tregtia e Jashtme në bazë të kontratës të firmosur po nga ai, është në kushtin BOOT që do të thotë në rradhë të parë investim në teknologji, shfrytëzim e pastaj transferim shtetit shqiptar.

Këtë kusht zotëria nuk ka preferuar ta zbatojë por ka menduar ta barbarizojë në shfrytëzim aq sa nuk mundi ta bëjë dhe periudha e diktaturës. Kësisoj kontrata duhet anuluar menjëherë, minatorëve duhet dhënë të drejtat e mohuara dhe gabimet që i gjejmë edhe në kontratat e tjera konçensionare duhen korrigjuar. Po me minierat e tjera çfarë bëhet? E njëjta skemë shfrytëzimi.Meqenëse jemi tek Ruli, ai duhet të dalë përpara publikut dhe të bëjë transparencë si janë dhënë licensat e H/C – ve dhe kujt i janë dhënë? A ka njerëz me konflikt interesi dhe ku i kanë gjetur paratë për investimin? Të them të drejtën populli nuk beson shumë tek integrimi në Bashkimin Europian sepse nuk panë gjë të mirë nga anëtarësimi në NATO dhe OBT. Ata kërkojnë veprime konkrete që lidhen me punësimin, kjo sidomos për rininë që enden rrugëve të papunë. Ata, rinia, nuk shikojnë asnjë shpresë se do të punojnë ndonjëhere dhe sytë i kanë nga emigracioni. Kësisoj, qeveria dhe institucioni përgjegjës kanë përgjegjësi të rëndë përpara popullit sepse rinia ka rrezik të kthehet në kontigjent krimi. Retorikat dhe gënjeshtrat që janë dominuese nuk i ha kush sot, ndaj duhet masa konkrete dhe jo angazhim vetëm për militantët dhe fjalë boshe

.Jeta është bërë e padurueshme dhe e papërballueshme nga rritja e çmimeve dhe e tarifave të shërbimeve në telefon, ujë, drita e kudo tjetër. Por jo vetëm kaq. Na duhet të përballemi me teoritë e Bodes se nuk duhet të ndërhyjë në tregun e çmimeve. Çmimet ia kanë kaluar nivelit të kontinentit, e ai prapë nuk merr vesh se në Shqipëri spekulohet me çmimet e tarifat dhe rregullatori duhet të jetë shteti.Tashmë jemi të detyruar të ballafaqohemi me shitje marramendëse gjatë gjithë bregut të jugut, por edhe pranë kryeqytetit në Gjirin e Lalzit e gjetkë dhe këtë nuk e servirin për korrupsion por për zhvillim. Pikërisht këtu e ka zanafillën dhe rritja ekonomike e Saliut. Investimet janë drejtuar gabim dhe pa patur parasysh interesat kombëtare.Kështu po ndërtohen rrugë e superstrada jashtë mundësive dhe duke i futur në borxh e siklet shqiptarët. Ndërtimi i portit në pyllin e sodës i pari në llojin e vet në Botë sepse ne nuk kemi trafik mallrash, është një gabim i madh që do duhet ta paguajnë shqiptarët. Keqmenaxhimi i financave publike, administrimi i koncensionit për interesa private që nuk janë produkt zhvillimi kanë futur Shqipërinë në krizë të pakthyeshme që ndofta do duhet brezat që vijnë ta korrigjojnë.

Situata që përjetojmë kërkon ndërhyrje dhe ndryshim. Kjo nuk ka lidhje me Edi Ramën apo të tjerë opozitarë. Kjo ka lidhje me kërkesat dhe interesat e popullit. Nuk është turp të deklarohesh se nuk mundesh më, nuk është turp të dorëhiqesh dhe t’ia lësh vendin të tjerëve dhe nuk është fatkeqësi të jesh në opozitë. Në fund të fundit kjo është demokracia dhe rregullat e saj, ne na duhet ta respektojmë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00