Home | Society | Europa zbret në Tiranë

Europa zbret në Tiranë

image
Udhëheqesit e lartë të Kishës Katolike nga e gjithë Europa do të  diskutojnë për katër ditë në Tiranë çështje të rëndësishme për Kishën dhe për shoqëritë anë e mbanë Europës, çështje siç janë ekumenizmi, arsimi, problemet në lidhje me tolerancën fetare, ndikimet e medias, si edhe solidarizimi me popujt e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme. 

 

 

Nga Frank Shkreli
 

 


Dje u hap në Tiranë Asambleja Plenare e Këshillit të Konferencave të Ipeshkvijve të Europës  që do të zhvillojë punimet në kryeqytetin shqiptar derë më 2 tetor, 2011.  Ky takim kishtar me rëndësi historike, përmbajtëse dhe simbolike për Kishën Katolike Shqiptare si edhe për gjithë shoqërinë shqiptare, organizohet  nën patronazhin e  Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Mirditës, arkipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.  Është hera e parë  në historinë e ish shtetit komunist, që sipas radio Vatikanit, kryetarët e konferencave ipeshkvnore nga 33 vende të Evropës, zbresin në Tiranë për të biseduar mbi mënyrat për të bërë Kishën më të përshtatëshme për kohën dhe më të aftë,  ashtuqë të mund të komunikojë më mirë me njerëz nga kultura, kombësi dhe gjuhë të ndryshme. 
Udhëheqsit e lartë të Kishës Katolike nga e gjithë Evropa do të  diskutojnë për katër ditë në Tiranë çështje të rëndësishme për Kishën dhe për shoqëritë anë e mbanë Evropës, çështje siç janë ekumenizmi, arsimi, problemet në lidhje me tolerancën fetare, ndikimet e medias, si edhe solidarizimi me popujt e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme.

Pyetjes se pse këjo asamble kishtare evropiane po mbahet në Shqipëri, një vend ky ku Kisha Katolike Shqiptare pothuaj u zhduk nga faqëja e dheut nga njëri prej regjimeve më të egëra komuniste, si dhe për rëndësinë e takimit, iu përgjegj arkipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Rrok Mirdita, në një intervistë për media duke theksuar objektivat dhe qëllimet si dhe rëndësinë e konferencës për kishën shqiptare si edhe për kombin shqiptar - “Së pari në rrafshin kishtar. Pas një shkëputjeje prej pesë shekujsh e gjysmë të Shqipërisë nga kontinenti europian, fillimisht për shkak të pushtimit turk e pastaj për shkak të izolimit komunist, më në fund tërë kontinenti europian do të jetë i pranishëm në Shqipëri me anë të kryetarëve të Konferencave Ipeshkvore të 33 vendeve anëtare. Kjo është një shenjë e fortë se Europa katolike e konsideron Kishën shqiptare si një pjesë të veten të natyrshme, pavarësisht nga çfarë i ka ndodhur kësaj kishe për gati gjashtë shekuj”, thotë imzot Rrok Mirdita, dhe shton se së dyti, konferenca ka rëndësi kombëtare pasi, ‘’këta ipeshkvij vijnë për të marrë pjesë në Asamblenë e zakonshme, por vijnë edhe për t’u njohur  me Shqipërinë. Jam i bindur se gjatë katër ditëve ddo të bëhen të vetdijshëm se Shqipëria është degë e trungut evropian, do të shohin se përpjekja jonë për të hzrë në Evropë muk është e panatyrshme dhe do të kenë një arye më shumë për ta mbështetur vendin tonë në këtë drejtim.
Imzot Mirdita  tha se së treti rëndësia e kësaj konference në Shqipëri është se udhëheqsit e Kishës Katolike anë e mbanë Evropës,  “Me këtë vizitë ata u bëjnë homazh burrave dhe grave shqiptare që, përgjatë persekutimeve të egra të të krishterëve në Shqipëri, nuk u epën, por u martirizuan, duke u shndërruar në një thesar shpirtëror kombëtar e botëror e në një model të shkëlqyer të besnikërisë ndaj ndërgjegjes”.


Ipeshkvijtë katolik evropianë, gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, do të njihen gjithashtu për së afërmi me mënyrën e jetesës në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri tjetërin midis muslimanëve, ortodokësve, katolikëve, bektashianëve dhe protestanëve në Shqipëri.  Ata do të vërejnë bashkpunimin e sinqertë dhe praktik midis komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri, të gjithë bashkvuajtës dhe të ndaluar me ligj gjatë regjimit komunist.  Ata do të jenë dëshmitarë se Shqipëria – megjith mos tolerancën fetare që shfaqet sot në botë -- është provë se njerëz me fe e besime të ndryshme mund të bashkjetojnë dhe të punojnë së bashku për të mirën e përgjithëshme. Jam i sigurt gjithashtu se përvoja që ipeshkvijtë katolikë evropianë, gjatë takimeve dhe vizitave me komunitete të ndryshme fetare në Shqipëri, do të marrin me vete një përvojë të vlefshme dhe një shembull të bashkjetesës fetare të shqiptarëve, nga i cili mund të përfitoj Evropa dhe e gjithë bota.
Pas dimërit të gjatë të përndjekjes komuniste, Kisha Katolike në Shqipëri, aty ku ‘’Lindja i hapet Perëndimit dhe Përendimi Lindjes’’, po dëshmon me këtë konferencë se ajo ka për t’i thënë diçka Evropës, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të tashmen dhe shpresojmë edhe për një të ardhme me horizonte të reja për kombin shqiptar.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0