Home | Society | Vazhdon gjyqi për pronat e Konomit

Vazhdon gjyqi për pronat e Konomit

image
Familjarët e Skerdilajd Konomit do të përballen sot me palën kundërshtare në gjyqin për pronësinë e mbi 278 ha tokë, në në fshatin turistik të Hamallaj, në Durrës.
Sot zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seance mbi çështjen e pronësisë së gjyqtarit të ekzekutuar paraditen e 9 shtatorit,në qytetin e Vlorës. Familjarët e Skerdilajd Konomit do të përballen sot me palën kundërshtare në gjyqin për pronësinë e mbi 278 ha tokë, në në fshatin turistik të Hamallaj, në Durrës. Gjykata e Tiranës, me kërkesë të palës tjetër në konflikt ndali hipotekimin e pronës në emër të familjes Konomi, duke ngrirë vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 16 Qershor të këtij viti, që i dha të drejtën e pronësisë ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Ndonëse kjo pronë me këtë sipërfaqe është njohur si përkatësi e familjes Konomi me një vendim të Gjykatës së Lartë këtë vit, hipotekimi i saj në emër të trashëgimtarëve ishte bllokuar. Shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Tiranës, dhënë për sigurim padie më 13 Gusht 2011. Familjarët e Konomit, në një letër të dërguar para disa ditësh, presidentit Bamir Topi, ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi dhe nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut, përveç zbardhejs së vrasjes së Skerdilajd Konomit, kërkojnë edhe garanci që ky gjyq të zhvillohet konform me ligjin, i drejtë dhe pa ndërhyrje.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0