* * *
“Sot kemi të bëjmë me një kombinim ëndrrash që do të realizohen, që shumë popuj në të gjithë botën, nga Kajro në Londër, kanë punuar që ato të bëhen realitet. Ajo të cilës i jemi nënshtruar është shkatërrimi i shtetit të së drejtës. Kjo lëvizje nuk është për shkatërrimin e ligjit, por për ndërtimin e tij”, ka thënë themeluesi i Wikileaks, i rrethuar nga truprojet e tij.
Në zemër të manifestimet të të indinjuarve në Londër është shfaqur papritur Julian Assange, themelues i Wikileaks. Pjesëmarrësit në manifestim kanë brohoritur nga gëzimi dhe ai është ngjitur menjëherë në podiumin e katedrales St Paul për të mbajtur një fjalim. “Kjo lëvizje nuk është për shkatërrimin e ligjit, por për ndërtimin e ligjit”,i është drejtuar turmës themeluesi i Wikileaks përmes një megafoni. “Unë e pata të vështirë po aq sa dhe ju për të ardhur në këtë shesh dhe ka ende shumë persona që nuk kanë arritur të hyjnë. Shpresoj që dita të mbarojë me gjunjëzimin e taktikave shtypëse të policisë”, ka deklaruar Assange.
Çdo frazë e tij është përsëritur nga protestuesit e mbledhur në shesh dhe shefi i Wikileaks ka vazhduar fjalimin e tij. “Sot kemi të bëjmë me një kombinim ëndrrash që do të realizohen, që shumë popuj në të gjithë botën, nga Kajro në Londër, kanë punuar që ato të bëhen realitet. Ajo të cilës i jemi nënshtruar është shkatërrimi i shtetit të së drejtës. Kjo lëvizje nuk është për shkatërrimin e ligjit, por për ndërtimin e tij”, ka thënë themeluesi i Wikileaks, i rrethuar nga truprojet e tij.
Comments (0 posted)
Post your comment