Home | Society | TI: Mungesë transparence në burimin e të ardhurave

TI: Mungesë transparence në burimin e të ardhurave

image
“Raportimi transparent i burimeve të të ardhurave dhe shpenzimeve nga partitë politike është në interesin e çdo vendi në rrugën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë. Partitë politike do të mund t'i gëzohen besimit të votuesve të tyre veçse kur të kenë treguar se punojnë në favor të popullsisë...








 Transparency International, organizata botërore e shoqërisë civile që drejton luftën kundër korrupsionit në raportin rajonal të financimit të partive politike është  prezantuar sot në Zagreb. Sipas raportit të saj “Të hedhim dritë mbi paratë në financimin të partive politike: Shqipëri, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi 2011” bëhet e ditur se financimi i partive politike në këto pesë vendet e Europës Juglindore mungojnë masa të forta transparence dhe sanksionet e duhura për zbatimin e tyre.

“Raportimi transparent i burimeve të të ardhurave dhe shpenzimeve nga partitë politike është në interesin e çdo vendi në rrugën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë. Partitë politike do të mund t'i gëzohen besimit të votuesve të tyre veçse kur të kenë treguar se punojnë në favor të popullsisë dhe jo të interesave të tyre personale”,- deklaroi Anne Koch, Drejtore Rajonale për Europën dhe Azinë Qendrore në Sekretariatin e Transparency International në Berlin. Transparency International i bën thirrje agjencive kontrolluese në Shqipëri, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi të miratojnë ligje të reja dhe të përmirësuara mbi financimin e partive politike për të garantuar një transparencë të plotë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0