Home | Society | * * *

* * *

image
Ndërkohë, autoritetet britanike kanë njoftuar më herët se themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, ka bërë një kërkesë që të dëgjohet ankesa e tij për ekstradim nga Gjykata e Lartë.





 
 
 
 
 

Në Shtetet e Bashkuara, me urdhër të qeverisë amerikane është ngritur një grup hetimor që po përpiqet të ngrejë akuzat kundër themeluesit të Wikileaks. Gazeta australiane, Sidney Morning Herald shkruan se ndaj Julian Assange do të ngrihen akuza më të rënda se sa ato të parashikuara nga Akti i Spiunazhit i kushtetutës amerikane që daton që nga viti 1917. Gazeta australiane në lajmin e publikuar pretendon se kështu po diskutohet mes diplomatëve amerikanë dhe atyre australianë. Madje ajo publikon disa dokumente, të cilat pretendon se janë sekrete. Ndërkohë, Assange pritet të ekstradohet nga Anglia për në Suedi ditën e hënë. Ai akuzohet nga drejtësia suedeze për përdhunim dhe dhunë seksuale në dy raste ndaj dy femrave suedeze në kohën kur jetonte atje.
 
Ndërkohë, autoritetet britanike kanë njoftuar më herët se themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, ka bërë një kërkesë që të dëgjohet ankesa e tij për ekstradim nga Gjykata e Lartë. Autoritetet britanike kishin njoftuar se themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, kishte bërë një kërkesë që të dëgjohej ankesa e tij për ekstradim nga Gjykata e Lartë. Xhefri Robertson tha në një gjykatë në Londër, se klienti i tij po përpiqet të mos ekstradohet në Suedi, për arsye se gjyqet ndaj rasteve të përdhunimit në atë vend zhvillohen zakonisht me dyer të mbyllura. Ai tha se kjo praktikë është e padrejtë sipas standardeve britanike dhe evropiane. Avokati i zotit Assange tha po ashtu se klienti i tij nuk është akuzuar për kryerjen e krimit në Suedi. Ai tha se suedezët duan vetëm që Assange të merret në pyetje lidhur me akuzat për sulme seksuale të ngritura nga dy gra.
 
Wikileaks i ka zemëruar zyrtarët amerikanë, përmes publikimit të disa telegrameve sekrete dhe dokumenteve zyrtare diplomatike dhe ushtarake. Avokati i zotit Assange tha se nëse australiani 39-vjeçar ekstradohet në Suedi, çështja e tij mund t’i kalohet një gjykate amerikane, ku ata thonë se ai mund të përballet deri me dënim me vdekje. Prokurorët i hodhën poshtë argumentet e avokatëve mbrojtës të zotit Asanzh dhe ekspertë ligjorë thanë se procedurat juridike evropiane mund ta vështirësojnë transferimin e tij nga Suedia për në SHBA, nëse ai do të ekstradohej në vendin skandinav.
 
Por dy gjykatës britanikë disa ditë më parë hodhën poshtë kërkesën e Assange për t’u mos ekstraduar në Suedi. Sipas ligjit anglez, Gjykata e Lartë do të merrte parasysh ankesën e tij, vetëm nëse avokatët e tij mund të bindnin gjyqtarët e Gjykatës së Lartë se rasti është me interes të veçantë publik. por themeluesi i Wikileaksit Julian Assange ka humbur apelin kundër ekstradimit nga Britania e Madhe në Suedi. Dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në Londër i dhanë të drejtë vendimit të mëparshëm që i hapte rrugën ekstradimit. Shtetasi 39-vjeçar i Australisë qëndron prapa publikimit te qindra-mijëra dokumenteve sekrete diplomatike të Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar, ai u bë një person publik në të gjithë botën si “fytyra” e “Wikileaks”.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0