Latest News
Vritet një shkencëtar në Iran
Sipas agjencisë së lajmeve, FARS, Ahmadi-Roshan ishte diplomuar ne industrinë e naftës dhe mbikëqyrte punimet në centralin bërthamor të Natanzit, në Isfahan, ku kryhet pasurimi i uraniumit.
Një shkencëtar i njohur iranian, që punonte në centralin e Natanzit, u vu në shënjestër të një sulmi me bombë. Mostafa Ahmadi-Roshan, profesor ne Universitet, humbi jetën pas shpërthimit të një bombe, që u vendos në makinën e tij nga një motoçiklist.
Atentati ndodhi në orën 8.30 të mëngjesit, në afërsi të rrugës “Gol Nabi”, pranë Universitetit “Allameh Tabatai”, në veri të kryeqytetit iranian. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Fill pas ngjarjes, zëvendës/guvernatori i Teheranit, Safarali Baratloo, akuzoi Izraelin se qëndron pas vrasjes së 32 vjeçarit.
“Bomba ishte magnetike dhe e njëjta është përdor më parë për vrasjen e shkencëtareve të tjerë. Kjo është vepër e sionistëve”, tha ai.
Dëshmitaret treguan se kanë parë dy persona ne një motoçiklete, duke e vendosur bombën në makinë.
Sipas agjencisë së lajmeve, FARS, Ahmadi-Roshan ishte diplomuar ne industrinë e naftës dhe mbikëqyrte punimet në centralin bërthamor të Natanzit, në Isfahan, ku kryhet pasurimi i uraniumit.
Sulmi i fundit vjen dy vjet pas vrasjes se 50-vjeçarit Masud Ali Mohamad, profesor ne Universitetin e Teheranit, i cili u vra nga një bombë me telekomandë, pak pasi doli nga shtëpia ne Teheran më 12 Janar të vitit 2010.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment