Home | Society | Në Davos...

Në Davos...

image
Ndërsa takimi botëror në Davos mirëpriti një rekord prej 2600 liderësh nga bota e biznesit, politikës, medias dhe akademisë, pati një mungesë të dukshme të deklaratave apo lajmërime “bombë” që kanë qenë në krye të axhendës së këtij forumi në vitet e kaluara.






 
 
 
Ka përfunduar Forumi Ekonomik Botëror në Davos me shqetësimet për ekonominë, por mbi të gjitha me shpresën se kriza e eurozonës është vënë nën kontroll. Çështjet ekonomike dominuan takimin pesëditor të më të pasurve dhe më të pushtetshmëve të botës, në malet zvicerane. Gjithsesi, ajo që ra në sy ishte se biznesmenët ishin më optimistë për të ardhmen se sa ekonomistët dhe udhëheqësit politikë. Pabarazia dhe papunësia e të rinjve u diskutua gjithashtu, e nxitur kjo edhe nga protesta e “Occupy”, shumë pranë tyre. Qeveritë e vendeve të eurozonës dhe Banka Qendrore Europiane kishin bërë një fillim të mirë në trajtimin e borxhit financiar dhe problemeve në sektorin financiar, tha Vikram Pandit, shefi ekzekutiv i gjigantit amerikan, “City”.
Ndërkaq, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ripanë pozicionet e tyre kontradiktore mbi mënyrën se si duhet përballuar kriza ekonomike. Në përgjithësi, jo vetëm politikanët e vendeve të eurozonës, por edhe bankierët dhe drejtuesit e biznesit thanë se kishte shenja të qarta se kriza po vihej nën kontroll. Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski tha se kriza mund të "kapërcehet në qoftë se ne kemi kurajën”. Në të vërtetë, ndërsa forumi kishte filluar në një humor të zymtë, me ekonomistë, bankierë, bankierë, rregullatorë financiare dhe shumë investitorë që parashikonin se ekonomitë perëndimore do të kenë nga 10 deri 15 vjet rritje të ngadalshme, mendimet ndryshuan pas të dhënave pozitive për ekonominë nga SHBA dhe arritjen e një konsensusi mes qeverive të eurozonës për të kaluar krizën.

Pavarësisht kësaj, në pesë ditë bisedime pati diskutime të ashpra për pasiguritë ekonomike në të ardhmen. Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, paralajmëroi liderët në Davos se, “kjo nuk është vetëm një krizë e eurozonës, por një krizë efektet e së cilës do të ndihen anembanë botës. Sipas parashikimeve të FMN-së, asnjë vend nuk është imun dhe secili prej nesh ka interes që të sigurohet që kjo krizë të zgjidhet në mënyrën e duhur”, - tha ajo. Biznesmenët ishin më optimistët, duke dhënë parashikimet e tyre për një rritje të madhe ekonomike në vendet në zhvillim. Në vitet e ardhshme, dhjetë milionë njerëz përgjatë Azisë dhe Amerikës Latine do të dalin nga pragu i varfërisë duke ju bashkuar klasës së mesme.
Kjo, si pasojë e kërkesës së madhe vendase. Ndërsa takimi botëror në Davos mirëpriti një rekord prej 2600 liderësh nga bota e biznesit, politikës, medias dhe akademisë, pati një mungesë të dukshme të deklaratave apo lajmërime “bombë” që kanë qenë në krye të axhendës së këtij forumi në vitet e kaluara. Përjashtim bëri vetëm bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, që edhe kësaj radhe e përdori Davosin si një takim për të bërë apel në luftën kundër malaries, AIDS-it dhe turbekulozit. Ai deklaroi se fondacioni që ai ka bashkë me gruan do t’i dhurojë një shumë prej 750 milionë dollarësh “Global Fund” si ndihmë në këtë fushatë. “Këto janë kohë të vështira ekonomike, por ky nuk është justifikim për të ndërprerë ndihmat ndaj më të varfërve të botës”, - tha Gates.
Gjithsesi, forumi i këtij vitit u duk më i zbehtë krahasuar me vitet e kaluara. Përveç gazetarëve, shumë nga pjesëmarrësit nuk e kuptuan qëllimin e këtij takimi: nxjerrjen e ideve të reja, diskutimin e projekteve apo mundësinë për zgjidhje. Gjithsesi, diçka është e sigurt, se në Davos u diskutuan shumë çështje të mëdha që lidhen me krizën ekonomike globale.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00