Latest News
Eurozonë: Papunësia arrin në 16.5 milion
Papunësia është rritur gjatë vitit 2011 për shkak të krizës së borxheve që ka kapluar pjesën më të madhe të vendeve të Eurozonës. Në Dhjetor të 2010, niveli i papunësisë në Eurozonë ishte 10 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat, mësohet se papunësia në Eurozonë ka shënuar një rekord të ri. Për muajin dhjetor, niveli i papunësisë ka arritur shifrën e 10.4 për qind. AFP njofton se kjo agjenci po ashtu ka rishqyrtuar edhe të dhënat për muajin nëntor, ku është vënë re një rritje, nga 10.3 sa ishte në muajin nëntor, në 10.4 në dhjetor. Niveli i papunësisë në 17 vende që përdorin monedhën euro në dhjetor arriti nivelin 10.4 për qind, pa ndryshuar shumë nga shifra e nëntorit.
Në Eurozonë numri i njerëzve të papunë arriti në 16.5 milion, çka nënkupton 751.000 më shumë se në vitin e kaluar. Niveli më i lartë i papunësisë shënohet në Spanjë në 22.9 për qind, ndërsa ai më i ulëti shënohet në Austri në 4.1 për qind. Papunësia është rritur gjatë vitit 2011 për shkak të krizës së borxheve që ka kapluar pjesën më të madhe të vendeve të Eurozonës. Në dhjetor të 2010, niveli i papunësisë në Eurozonë ishte 10 për qind.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment