Home | Society | * * *

* * *

image
Pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje. 
 
 

 
 
 

 
 
 
 
 
Janë ngritur akuza për misionet paqeruajtëse ku shefi aktual i Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi akuzohet se merr ryshfet për të dërguar ushtarë shqiptarë në misione paqeruajtëse. Në kabllogramet e Ambasadës Amerikane të zbuluar nga Wikileaks citohet se “shefi i shtabit është njeri i korruptuar. “Gjunkshi u akuzua nga një grup oficerësh shqiptarë se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht në Irak.
 
Pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje. Grupi i oficerëve, që ka akuzuar kolonel Gjunkshin, përmes një letre konfidenciale kanë vënë në dijeni për këtë aferë drejtuesit më të lartë të qeverisë.
 
Kjo u bë e ditur në një kabllogram që ish-ambasadori amerikan Withers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidhur me shefin aktual të Shtabit, kolonel Xhemal Gjunkshi. Shefi aktual i Shtabit akuzohej jo vetëm për ryshfete në përcaktimin e komandove që shkonin me misione jashtë shtetit, por edhe si i përfshirë në skema të tjera korruptive.
 
Siç zbulon dhe kabllogrami oficerët madje kanë kërcënuar se do ia dërgojnë letrën edhe gazetës prestigjioze “New York Times”, e cila në atë kohë ishte bërë shumë e njohur në Shqipëri për shkak të investigimeve mbi korrupsionin në ngjarjen e Gërdecit.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0