Home | Society | Ngushëllime familjeve të komandove

Ngushëllime familjeve të komandove

image
"I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!’’ – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi. 
 
 
 
 
 
 





Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe njëkohësisht komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe pikëllimin e thellë për familjarët e paqeruajtësve shqiptarë, kapitenit Feti Vogli dhe nëntetarit Aleksandër Peçi, të cilët humbën jetën tragjikisht sot në Kandahar, Afganistan.


“Me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thellë, mësova lajmin e hidhur të rënies heroikisht në krye të detyrës të Kapitenit Vogli dhe Nëntetarit Peçi, që të dy ushtarakë shqiptarë të kontigjentit ‘’Eagle 4’’ në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kandahar, në Afganistan. Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni t’ju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njerëzve tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtyre dy heronjve të Forcave tona të Armatosura!

Në zemrat dhe kujtesën tonë të përbashkët kombëtare Kapiten Vogli dhe Nëntetar Peçi do të mbeten përjetësisht të paharruar për veprën e tyre heroike, për vetëmohimin dhe heroizmin e treguar në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë në botë, në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar krah për krah me partnerët tanë të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë. Me këtë rast, duke dënuar këtë akt të rëndë terrorist e duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e autorëve, dëshiroj gjithashtu të vlerësoj lart kontributin heroik të të gjithë ushtarakëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me misione paqeruajtëse anembanë globit si dhe të inkurajoj e të përgëzoj mbarë Forcat e Armatosura shqiptare për përmbushjen e misionit të tyre të guximshëm e vetëmohues!

"I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!’’ – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi. 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00