Home | Society | Euro është më shumë se para

Euro është më shumë se para

image
Në ethet e krizës sonë, ne harrojmë që kriza greke e borxhit nuk është e thënë të shndërrohet në një krizë besimi për euron apo për Bashkimin Europian në tërësi.
 
 
 
 

 Nikos Konstandaras 

 
 
 

Futa dorën në xhep dhe nxorra prej aty 7.5 euro, në monedha. Tre monedha 2-euro dhe tre të tilla 50 qindarkëshe. Monedhat 2 euro janë të gjitha njësoj në njërën anë, me fjalën EURO dhe një hartë të Europës. Në anën tjetër, një monedhë ka një pemë që simbolizon jetën, dhe moton e Republikës franceze: “Liberte, Egalite, Fraternite”. Monedha e dytë ka shqiponjën, e cila është simbol i sovranitetit gjerman, yjet e Bashkimit Europian dhe nuk përmend fare Gjermaninë. Monedha e tretë ka figurën e një personi, njëri prej krahëve të të cilit zgjatet drejt simbolit të euros – është belge, e vitit 2009 dhe kur doli, përkujtonte 10 vjetorin e Unionit Ekonomik Monetar një vit më herët. Ndodh që të tre monedhat e mia 50 qindarkëshe kanë portretin e shtetarit grek të shekullit 20, Eleftherios Venizelos, brenda një rrethi me yje të BE, si shqiponja gjermane. 

Në xhepin tim unë gjej simbole dhe realitet, historinë dhe jetën e përditshme të Europës dhe të vendit tim. Nuk dua ta humbas këtë realitet të përditshëm, as edhe simbolet e vendit të Greqisë në Europë, as edhe kursin tonë të përbashkët. Eshtë një lidhje e dyfishtë: në xhepat e tyre nëpër Europë, partnerët tanë do të gjejnë monedha 2 euro me pamjen e një femre në shpinën e Zeusit të maskuar si dem. Femra është Europa e legjendës, e cila i dha emrin kontinentit tonë. 

Euro është çështje personale. Nuk është vetëm monedha me të cilën masim pagat dhe kursimet tona, nuk është vetëm borxhi që na mbyt, nuk është vetëm monedha që përfaqëson Europën në ekonominë globale. Wshtë monedha me të cilën ne masim suksesin e përditshëm dhe çdo dështim në këtë rrugë, me të cilën masim vendosmërinë e europianëve për të krijuar një union të fuqishëm ekonomik dhe politik. Por është gjithashtu një lidhje e prekshme mes cdo qytetari dhe atyre të shteteve të tjerë që ndajnë të njëjtën monedhë, që na lejon të udhëtojmë, punojmë, studiojmë pa pengesat e një monedhe të huaj, pa na bërë të jemi të huaj. 

Vlera dhe jetëgjatësia e çdo monedhe varet nga qëndrueshmëria e saj, tek besimi që ajo frymëzon tek përdoruesit. Në të kaluaren, kjo varej se nga se ishin bërë monedhat, sot nga forca e ekonomisë që përfaqëson monedha. Dhe këtu ne shohim forcën dhe dobësinë e Euros: Ndërkohë që ekonomia e Europës është më e madhja në botë, secili shtet ka politikat dhe problemet e veta, pa pasur një qendër për të përthithur trokitjet në rrugën drejt një unioni më të fortë, që do të garantonte një shpërndarje më eficiente të prodhimit dhe të konsumit. 

Në ethet e krizës sonë, ne harrojmë që kriza greke e borxhit nuk është e thënë të shndërrohet në një krizë besimi për euron apo për Bashkimin Europian në tërësi. Sigurisht, politikanët grekë janë përgjegjës për përkeqësimin e ekonomisë sonë, por një problem shumë më i rëndë është që Bashkimi Europian ishte i papërgatitur për masa drastike që do të kishin fortifikuar ekonominë e tij. Udhëheqësit e shteteve të mëdhenj nuk morën masa të menjëhershme që do të siguronin botën se eurozona është nëj ekonomi e fuqishme që mund të kujdeset vetë për një problem të brendshëm siç është dështimi i njërit prej anëtarëve të vet. Në vend të kësaj, ne patëm gjysmëmasa dhe një shfryrje të pafat të popullit grek. 

Që nga momenti kur politikanët dhe media e partnerëve tanë kredidhënës nisën të portretizojnë grekët si një komb shkelësish që jetojnë me shumë më tepër shpenzime nga sa mund të përballojnë, në po të njëjtën kohë, shumë politikanë grekë dhe media nisën të bëjnë gjoja sikur nuk ka fare krizë dhe nuk ka nevojë për rreptësi fiskale dhe për reforma, dhe kështu një klimë dyshimi nisi të kultivohet tek të dy palët. Ne të gjithë harruam që problemi nuk ishte vetëm ai i një vendi që ishte zhytur në borxhe deri në grykë dhe tërësisht jofunksional, por edhe ai i një unioni i cili nuk funksiononte me unitet. Bashkimi Europian nuk u fokusua në një zgjidhje në nivel europian, një zgjidhje që do të krijonte një sistem huash dhe shlyerjesh, që nuk do e lejonte një shtet të shkelte rregullat por nga ana tjetër nuk do të lejonte që ky të ishte i vetmuar në përballimin e tregjeve dhe kredidhënësve. 

Nëse duam të gjejmë rrugën tonë përpara, duhet të hedhim sytë në xhepat tanë: secila monedhë përfaqëson më të mirën e secilit vend, atë çfarë secili vend ofron ekonomikisht dhe kulturalisht. Ne të gjithë kemi diçka për të dhënë, diçka pë rtë fituar. Sot dhe nesër. 

"Fitch" ul përsëri nivelin e kreditimit për Greqinë 

Kompania e shërbimeve financiare "Fitch" uli përsëri nivelin e kreditimit për Greqinë, duke thënë se vendi i zhytur në borxh ka shumë të ngjarë të falimentojë ndaj detyrimeve financiare, edhe pse mori paketën e re të ndihmave nga Evropa. "Fitch" tha se ka zbritur me dy shkallë nivelin për Greqinë duke e çuar atë në statusin më të ulët. Kompania e mori këtë veprim pasi Greqia siguroi një paketë të re 172 miliardë dollarëshe të shpëtimit dhe negocioi një ulje prej 142 miliardë dollarësh të borxhit që i ka institucioneve financiare. Ndërsa Greqia ka arritur një marrëveshje të përgjithshme për eliminimin e më shumë se gjysmës së borxhit që i ka kreditorëve privatë, duhet tani të negociojë termat specifike me bankat individuale dhe investitorët e tjerë. 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0