Home | Society | Sundimi i kleptokracisë

Sundimi i kleptokracisë

image
Korrupsioni është bërë një epidemi shtetërore kriminale, me rrezik për shoqërinë dhe shtetin qe e ka lejuar. Korrupsioni është fenomen që nuk njeh limite politike dhe gjeografike. Është prezent në vende të pasura dhe të varfra, ndërsa mund të ekzistojë kudo.





Kushtrim Gashi

 
 
 
 
 


Në Kosovën e pasluftës, veçanërisht pas krijimit të shtetit, flitet në vazhdimësi për një dukuri kriminale e cila ka zgjuar interesim të madh në opinionin publik dhe për të cilën dukuri vërehet një tolerance, një pajtim i theksuar, thuajse ajo është diçka e zakonshme dhe normale (bile nga një pjesë e qytetareve quhet edhe zotësi).
 
Kjo dukuri kriminale është çka tjetër pos korrupsionit që është futur thellë në segmentet e pushtetit politik, ekonomik dhe gjyqësor dhe në sferat tjera të jetës.
 
Në ketë drejtim ish presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, me të drejtë - me rastin e bisedës rreth pengimit të dukurisë së shprehur kriminale në botën bashkëkohore të korrupsionit dhe të shpëlarjes së parave - deklaroi se “sot është rrezik i madh nga sundimi i kleptokracise”. Pra, nga qeverisja e hajnave.
 
Korrupsioni është një kërcenim serioz për të gjitha regjimet politike, por në mënyrë të veçante përbën një kërcenim madhor për demokracitë. Në shekullin XX shpesh korrupsioni është trajtuar si një “krim i bardh” vështirë për t’u zbuluar e ndëshkuar.
 
Më 1992, Këshilli i Evropës krijoi një Grup ndërdisiplinor mbi korrupsionin, duke zyrtarizuar kësisoj risinë e korrupsionit si një çështje publike që ka nevojë për rregullime të posaçme.
 
Luan Gjonça me të drejtë rekomandon se korrupsioni luftohet e vihet nën kontroll në momentet që ai është shfaqur, dhe është shumë më lehtë jo vetëm për ta diagnostifikuar, por edhe për të marrë masa aktive për izolimin dhe parandalimin e tij. Në të kundërtën, po u nënvlerësua ky moment, ai avancon dhe lufta ndaj tij vështirësohet e kërkon reforma e veprime radikale.
 
Korrupsioni nëse nuk luftohet me kohë mund të kthehet duke mposhtur dhe shndërruar shtetin nga sundimi i së drejtës në sundim të kleptokracisë. Shteti, duke toleruar dhe mos luftuar korrupsionin, bëhet sistem i keptokracisë dhe këtë sistem jo vetëm qe e legalizon, por edhe e mbron pikërisht me mekanizmat të cilat i ka krijuar për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
 
Korrupsioni është bërë një epidemi shtetërore kriminale, me rrezik për shoqërinë dhe shtetin qe e ka lejuar. Korrupsioni është fenomen që nuk njeh limite politike dhe gjeografike. Është prezent në vende të pasura dhe të varfra, ndërsa mund të ekzistojë kudo.
 
Efektet e korrupsionit janë të tmerrshme dhe nuk është diçka qe qytetarët mund ta durojnë dhe tolerojnë. Megjithatë, kur flitet për korrupsionin bëhet fjalë për të ardhura të mëdha qe i hiqen ekonomisë, prodhimit, projekteve dhe politikave sociale. Ndërsa, ata që e pësojnë janë qytetaret.
 
Në ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të Institutit gjyqësor të Kosovës për gjyqtar dhe prokurorë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, ka mbajtur një fjalim goxha të ashpër për fenomenin e korrupsionit në Kosovë. Dell ka akuzuar klasën politike në vend, se nuk po bënë asgjë për të luftuar këtë fenomen negativ, duke theksuar se po e fshehin korrupsionin dhe vetë janë pjesë e korrupsionit.
 
Ambasadori Dell shtoi me tutje se asnjë investitor i huaj nuk do të dëshironte qe të investojë në një vend, ku korrupsioni po bën kërdi. Gjithashtu, akuzoi edhe mediat se marrin para për të shkruar ndonjë artikull të caktuar.
 
Askush deri me tani nuk e ka mohuar dhe as qe do të mund ta mohojë që nuk ka korrupsion në Kosovë e që nuk është duke ushtruar ndikime shkatërrimtare në aspektin ekonomik, politik, social dhe gjyqësor. Dikush megjithatë mund të pyes pse të gjitha këto akuza nga ambasadori Dell mu në këtë kohë?
 
Përgjigja është sa komplekse aq edhe e thjeshtë, sepse Dell është në fund të mandatit dhe gjithsesi duhet qe të arsyetojë punën e tij në vendin tonë dhe atë para eproreve të tij. E para, duke akuzuar gjithë klasën politike se nuk po bënë asgjë për të luftuar korrupsionin dhe se janë pjesë e korrupsionit, ai e bën një gabim sepse si mund të kërkosh të luftohet korrupsioni, kur këtë duhet ta bëjnë vetë të korruptuarit, pra të luftojnë vetveten! E dyta, duke akuzuar spektrin politike në Kosovë për korrupsion, në mënyrë indirekte akuzon vetveten sepse e gjithë kjo klasë politike ka qenë e dëgjueshme karshi bashkësisë ndërkombëtare e posaçërisht karshi tij. Ndaj, shtrohet pyetja: si mund të ndodh qe njëkohësisht të janë të dëgjueshëm dhe të korruptuar?

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0