Europa dhe kriza sot
Por gjithsesi, është e vështirë që të mos jesh në një mendje me fjalët e tij të thëna pak ditë më parë: Bashkimi Europian është jashtë kontrollit dhe euroja është një kuti dinamiti që mund të pëlcasë nga momenti në moment. Dhe ne jemi ulur mbi të”. Po britanikët ku janë në këtë situatë.
Rreth nesh jeta rrjedh normale. Dita është me diell, shumë njerëz përgatiten për pushime. Pra një ditë si një tjerat. E megjithatë, për ata që e njohin mirë situatën mund të thuhet se Europa është në fazat fillestare të asaj që mund të shndërrohet në turbullirën më të frikshme dhe më të rëndë të këtyre ditëve të jetës sonë.
Në fakt, liderët politikë të Eurozonës dhe BE-së, kryesisht nuk e zënë në gojë një gjë të tillë dhe përpiqen që në fjalimet e tyre të flasin për prag-zgjidhje të krizës, për qetësim të situatës. Zgjedhjet e së dielës që shkoi në Greqi ishin një event që u prit me “mbajtje fryme” në të gjithë Europën, pasi nga rezultati i tyre varej fati i ardhmërisë së Greqisë në Eurozonë, por edhe më tej. Të paktën kjo u tha nëpër ekranet e TV, lajmet, intervistat e raportet. Si përfundim, një parti që është betuar ta mbajë Greqinë brenda suazës së euros arriti një fitore minimale duke premtuar që t’u qëndrojë besnike edhe kushteve të marrëveshjes për paketën e ndihmës financiare, një programi të rëndë të kursimit të shpenzimeve që e ka tkurrur ekonominë e Greqisë me 20% që nga viti 2007 dhe që premton reduktim të mëtejshëm të pagave dhe pensioneve me 15%. Tregjet globale për ca momente sikur morën formë dhe dhanë ndonjë shenjë pozitive tek tuk, por kjo zgjati shumë pak, sepse rënia që pasoi ishte edhe më e madhe dhe më e thellë. Tregjet globale e kuptojnë dhe e shprehin shumë më mirë se politikanët situatën në të cilën ndodhet ekonomia e vendeve të eurozonës. Ato e dinë shumë mirë se çfarë do të ndodhë me Greqinë nëse në këtë vend do të vazhdohet me linjën e ashpër të masave shtrënguese. Rezultati do të jetë mjerimi ekonomik, ekstremizmi politik dhe kaosi social.
Greqia si edhe Italia, është mishërimi i gjallë i një kulture të thellë dhe të gjatë korrupsioni dhe shmangieje nga taksat që i skualifikon këto vende nga të qenët partnerë në një bashkim ekonomik pjesë e të cilit janë shtete të shëndetshme dhe të rregullta si ato që ndodhen në veri të Europës. Antonis Samaras, lideri i partisë fituese të zgjedhjeve në Greqi, dhe Kryeministri i ri i vendit deklaroi në përfundim të zgjedhjeve dhe pasi u shpall fitimtar se në vendin e tij nuk do të kishte më aventura apo lojëra të reja politike dhe se ai do të punonte së bashku me partnerët europianë dhe politikave të deritanishme do t’u shtonte edhe politikat e reja që kanë të bëjnë me nxitjen e rritjes ekonomike dhe luftën kundër papunësisë. Por edhe Samaras vetë e kupton se asgjë nga ato që thotë nuk është e vërtetë. Greqia nuk mundet dhe nuk do të përmbushë dot detyrimet financiare. Qeveria e saj e re e sapoformuar shpreson vetëm që me këto premtime për bindje të arrijë të joshë gjermanët që të vazhdojnë të japin para të tjera dhe ta zgjasin këtë lojë edhe me ca raunde shtesë. Ndërkohë, javës që shkoi ngjarja e dytë politike më e madhe ishte fitorja e thellë e socialistëve në Francë në zgjedhjet parlamentare. Motoja e socialistëve aktualisht është fjala e vetme “Rritje”. Është fjala për rritjen ekonomike. Rruga e rritjes ekonomike do të thotë që printohen para të cilat qeveria nuk i ka, t’u jepen votuesve mallrat të cilat shoqëritë e tyre nuk mund t’i përballojnë. Dhe Presidenti i ri i Francës e ka nisur punën e tij me zhbërjen e asaj që bëri paraardhësi Sarkozi. Sarkozi do të rriste moshën e daljes në pension nga 60 në 62 dhe Hollande e ul menjëherë për të përmbushur këtu menjëherë një premtim elektoral. Kjo ulje, sipas tij do të financohet nga rritja e disa taksave që do të bëjë që jo pak francezë të lënë vendin. Le të shohim Italinë vend në prag të plasjes së krizës edhe ai, ku bonot dhjetëvjeçare janë me 6% një shifër gati katastrofike, ndërsa në Spanjë kjo shifër është edhe më e lartë, 7% dhe kjo bëhet për të joshur investitorët që t’i blejnë këto bono me këtë përqindje shumë të lartë dhe të dhimbshme për ekonominë e të dy vendeve. Janë të gjitha shifra të cilat flasin për një mosbesim në rritje të tregjeve financiare për “shëndetin” e këtyre ekonomive dhe aftësinë e tyre për të vazhduar qëndrimin në eurozonë. Pjesa më e madhe e investitorëve janë tashmë të bindur se situata është pranë kolapsit të plotë dhe ata kanë thuajse tërësisht të drejtë për këtë.
Por spektakli më i çuditshëm nga të gjithë është se klasa qeverisëse gjermane po këndon e gjitha në kor: “Jemi duke pritur magjistarin”, Truri i kombit tradicionalisht më të fortë në Europë është shndërruar në një masë të qullët. Liderët gjermanë janë të vendosur që të mbajnë në jetë unionin fiskal përmes politikave të përbashkëta ekonomike dhe në këtë mënyrë për të vendosur disiplinën teutonike edhe te popuj që nuk janë aspak teutonikë, por të brishtë dhe aspak të disiplinuar. Thuajse askush jashtë Gjermanisë nuk beson se kjo ide mund të funksionojë në praktikë. Sigurisht që grekët, italianët, spanjollët dhe portugezët do të bëjnë gjithçka që u thotë Berlini vetëm e vetëm të marrin prej tij çeqet e shpëtimit, por është e pamundur që të besosh se ministrat e Financave të këtyre vendeve do të nënshtrohen përfundimisht para auditimit nga gjermanët. Si mund të jetë funksionues një union financiar pa një union politik? Dhe kush mendon se një strukturë e tillë do të ishte e mundur brenda një kohe të shkurtër? Europiano-perëndimorët do të vazhdonin që të mos i merrnin në konsideratë librat e llogarive sikundër kanë bërë gjithmonë përgjatë historisë. Është e çuditshme që Kancelarja gjermane, Merkel, një grua e zgjuar kërkon që të detyrojë partnerët e saj europianë që të nënshkruajnë marrëveshje të cilat ata janë tërësisht të paaftë për t’i zbatuar dhe realizuar. Europa e Jugut do të dënohej që të jetonte me një ekonomi problematike, me një rritje të shifrave të papunësisë dhe me një bilanc shumë negativ për sa u takon borxheve dhe e gjitha kjo vetëm e vetëm për të vazhduar qëndrimin në euro. Kjo në vazhdim do të çonte votuesit e varfëruar dhe të zhgënjyer nëpër hulli të tjera partish ekstreme dhe problematike si në rastin e Italisë dhe lëvizjes së saj Pesë Yje të Beppe Ghrillos që është një populist ekstremist nga i cili do të dëgjojmë shumë në kohët në vijim.
Por gjithsesi, është e vështirë që të mos jesh në një mendje me fjalët e tij të thëna pak ditë më parë: Bashkimi Europian është jashtë kontrollit dhe euroja është një kuti dinamiti që mund të pëlcasë nga momenti në moment. Dhe ne jemi ulur mbi të”. Po britanikët ku janë në këtë situatë. Që prej disa muajsh nuk ka pasur në Britaninë e Madhe ndonjë debat në lidhje me Bashkimin Europian. Kjo pjesërisht për shkak se janë të paktë ata politikanë të cilët e duan një gjë të tillë dhe pjesërisht, sepse është e vështirë që të gjesh një argument në lidhje me vendin që duhet të zërë ky vend në organizatë deri në momentin që do të shihen se cilat janë ofertat e Europës. Ka shumë të ngjarë që një referendum mbi ardhmërinë e vendit në BE do të mbahet në vitet në vijim, por është e pamundur që të mbash një referendum pa e ditur se cila do të jetë pyetja që duhet bërë. Por kjo pyetje mund të formulohet shumë shpejt nëse Kancelarja gjermane do të nisë nxitjen për vendosjen e një takse për transaksionet financiare për të financuar fazën pasuese drejt integrimit të eurozonës. Kjo do të ishte shkatërrimtare përCityofLondon.
Ndërkohë, ditë pas dite miliarda dalin për të arnuar këtë krizë. 100 miliardë për Spanjën dhe bankat e saj, garanci të reja për Italinë dhe ajo çka është më e rëndësishme është se asnjë nga këto paketa të reja nuk është se ofron ndonjë perspektivë më të mirë për zgjidhjen e krizës. Pikërisht kjo situatë parash të mëdha dhe mungese vizioni dhe shprese për një zgjidhje të afërt agravon kaq shumë situatën që po përgatit stuhi të vërteta edhe pse kjo nuk thuhet ende.
Comments (0 posted)
Post your comment