Home | Society | Drejt Vlorës së Pavarësisë, 300 kalorës nga Kosova

Drejt Vlorës së Pavarësisë, 300 kalorës nga Kosova

image
300 kalorës nga Kosova, njësoj si para 100 vjetëve, do të udhëtojnë drejt Vlorës për të marrë pjesë në shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

 

 

 

 

 

 

300 kalorës nga Kosova, njësoj si para 100 vjetëve, do të udhëtojnë drejt Vlorës për të marrë pjesë në shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.


Pas iniciativave të shumta grupore e individuale, tashmë kjo do të bëhet nën ombrellën e Unionit të Kritikëve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë.

Sipas njërit nga organizatorët e këtij Unioni, Begzad Baliu, këta kalorës do të nisën nga vende të ndryshme të Kosovës për t’u bashkuar në Vlorë. Nisja zyrtare do të bëhet nga Qendra e Prishtinës, për të arritur në Vlorë në mëngjesin e 28 Nëntorit, ku do të rikonstruktojnë aktin e takimit të Ismajl Qemajlit me Isa Boletinin, bashkë me artistët e Teatrit të Vlorës.

Sipas Balit, ky marsh është bërë në pajtim me Programin Qeveritar të Bashkisë së Vlorës, me të cilin kalorësve nga Kosova  u është  ndarë enkas një pjesë e kohës nga ky program./koha ditore

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0