Home | Society | 28 Nëntor 2012!

28 Nëntor 2012!

image
Gjika: “28 nëntori është pasqyra ku sot ne mund e duhet të shohim veten tonë. Sot shënohet mbyllja e 100 vjetëshit më parë për të nisur 100 vjetëshin tjetër. Ky shekull historie që sot mbyllet ka pasur padrejtësi që ende rëndojnë, por ka pasur pak nga ajo që kemi dashur liri si komb dhe të drejtat në të gjithë hapësirën mbarëkombëtare..."

 

 

 


 

 

 

 

VLORE- U nisën nga të katër anët e dheut, me cdo mjet, me kuaj si Isa Boletini por dhe në këmbë me marshim emblematik. U nisën nga Mitrovica, Ulqini, Tetova, Prishtina, Gjakova, Prizreni, Dibra, Kumanova e Kërcova, Presheva e Çamëria, Shkodra, Saranda, Tirana e Kruja; të gjithë ishin sot në sheshin e Flamurit për të përkujtuar ditën e madhe historike.

Veriu e jugu zënë dorë për dore, bashkë me qindra mijëra shqiptarë nga Italia, Suedia, Gjermania e SHBA ishin sot në Vlorë për të marrë pjesë në ditëlindjen e madhe të shtetit amë. Në ditën e rilinjdes së Shqipërisë pas 5 shekujsh robëri. Ishin sot për të nderuar etërit e kombit shqiptar të cilët si sot më 1912 ngritën flamurin e Pavarësisë.

Një ceremoni madhështore ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Bujar Nishani, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, ministra të kabinetit qeveritar, kreu i PS-se Edi Rama, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, përfaqësues nga Maqedonia e Mali i Zi, ambasadorë të akredituar në Tiranë por dhe personalitete të huaja që vizituan Shqipërinë për t'ju bashkuar 100 vjetorit të festimeve.

Pas Vlorës Tirana është kryeqendra e festimeve duke pritur mijëra shqiptarë nga të gjitha viset dhe trevat shqipfolëse për të kujtuar ditën historike të 28 nëntorit 1912. Festimet e nisura që në mëngjes kanë vijuar në të gjitha qytetet e vendit, por dhe në Kosovë e Maqedoni.

 

NISHANI: JEMI TE PANDARE SI TOKA ME QIELLIN


Ora 10: 49 Presidenti i Republikës Bujar Nishani mbajti fjalën e rastit. “Ditëlindja është ngjarja më e bukur për cdo bashkëkombas kudo ku jheton. Janë përpjekur të na e zhdukun, të na ndotin, por vetyëm për pak kohë. Ja ku e kemi sot atë krenar duke u valëvitur. Ne nderojmë vlerën dhe kontributin e burrave të 1912. Sot kemi me cfarë të krenohemi. Ne nderojmë Ismail Qemal bej Vlorën burrin e madh të kombit dhe fisnikët trima. Nderojmë çdo dëshmor që flijoi jetën për Shqipërinë e tij. Përulemi thellë para tyre duke kujtuar sakrificat që prej shekujsh që kanë bërë për këtë flamur.  Jemi të pandarë, si toka dhe qielli, trupi e shpirti jemi një. Flamuri ynë është ndër më të pastrit, në asnjë rast nuk i priu asnjë shkatërrimi. Flamuri na është dashur ne dhe ne i jemi dashur atij si simbol bashkimi, aspak për ti rënë në qafë, por për të ndihmuar njëri tjetrin, Shqipërinë e shqiptarinë. “

 

GJIKA: BASHKIMI KOMBETAR I PASHMANGSHEM


Ora 10: 30 “28 nëntori është pasqyra ku sot ne mund e duhet të shohim veten tonë. Sot shënohet mbyllja e 100 vjetëshit më parë për të nisur 100 vjetëshin tjetër. Ky shekull historie që sot mbyllet ka pasur padrejtësi që ende rëndojnë, por ka pasur pak nga ajo që kemi dashur liri si komb dhe të drejtat në të gjithë hapësirën mbarëkombëtare. Nëse ka një lajmtmotiv kjo fjalë është bashkim vëllazëror në të tëra dimensionet, spektrin e ngjyrave, bashkim kombëtar si proces i pakthyeshëm e i pandalshëm, shembull e model është dhe kjo që po ndodh sot këtu në këtë shesh. Vlora u bë kërthiza e pavarësisë së Shqipërisë, por dhe qyteti që e mbajti të gjallë këtë frymë lirie. Kjo është krenari vlonjate e ligjshme “ tha Gjika duke shtuar se vitin e ardhshëm në Kosvoë. Rroftë dita e madhërishme e 28 nëntor”-

Ora 10: 25 Kryetari i Bashkisë së Vlorës mban fjalën e rastit

 

NISHANI PRET TORTEN


Ora 10: 25 Presidenti Bujar Nishani preu tortën që ishte vendosur në sheshin e flamurit.
 

HOMAZHE NE VARRIN E ISMAIL QEMALIT


Ora 10: 16 Krerët më të lartë të shtetit nga Shqipëria e Kosova vendosin kurora me lule në momunentin e Pavarësisë dhe në varrin e Ismail Qemalit.

 

BERISHA SHTRENGON DUART ME EDI RAMEN

Ora 10: 05 Kryeministri Berisha pas përqafimit të ngrohtë me kryeministrin Hashim Thaçi, Berisha është përshëndetur edhe me kreun e PS-së Edi Rama. Ata kanë shtrënguar duart.


FESTIMET NE VLORE

Sot rreth orës 10 00 në Vlorë do të realizohet ngritja e Flamurit, në mënyrë simbolike në nderim të atij akti që 100 vjet më parë i dha pavaresinë vendit tonë, pasi Ismail Qemali e patriotë të tjerë ngritën flamurin në Vlorë.

Gjate kësaj ceremonie do të ketë edhe një fjalë përshëndetëse nga presidenti Bujar Nishani dhe kreu i bashkise se Vlorës, Shpëtim Gjika.

Në orën 11 00 në teatrin “Petro Marko” çelet ekspozita e flamujve shqiptarë, një aktivitet i organizuar nga PS, ku do të mbahet në fjalë përshëndetësë nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe Lideri i Opozitës Edi Rama.

Në orën 13:00 do të jetë dreka zyrtare që shtrohet në Vlorë nga bashkia e këtij qyteti. Do të jenë 395 të ftuar, mes të cilëve gjithë trupi diplomatik. Ende mbetet mister nëse do të marrë pjesë kryetari i qarkut të Vlorës e prefekti i këtij qarku. Por në drekën e sotme që është dreka e vërtetë e 28 nëntorit mazhoranca qeverisëse nuk do të ketë asnjë përfaqësues të saj, madje as deputetet e këtij qarku. Ndërsa në darkën e djeshme të shtruar nga kryetarja e Parlamentit kanë qënë vetëm përfaqësues të qeverisë dhe disa pjestarë të trupit diplomatik. Kryebashkiaku Gjika refuzoi të merrte pjesë siç kishte paralajmëruar ditë më parë. Ndërkohë që mësohet se Gjika do jetë në darkën e organizuar nga presidenti Nishani më 28 nëntor.

FESTIMET NE TIRANE

Rreth ores 13 00 kreu i bashkisë së Tiranës dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të vendosin kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri, duke përkujtuar në këtë mënyrë edhe clirimin e vendit.
Nderkaq pasdite në Tiranë rreth ores 17.00 zhvillohet parada e ushtrisë në Sheshin Skënderbej, ku do të mbajnë një fjalë edhe kryeministri Berisha dhe presidenti Bujar Nishani.
Në orën 18.00 përurohet monumenti “Pavarësia” në parkun Rinia, ndërsa ne 18.30 mbahet koncerti jubilar te Pallati i Kongresve, dhe në orën 20.20 zhvillohet pritja zyrtare e presidentit tek Pallati i Brigadave.

Nga ora 10- 14:00 Aktivitete të organizuara nga Bashkia e Tiranës
Rruga “Murat Toptani”:
• Panairi “Blej produkte shqiptare”
• Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
Eranda Libohova; Eni Koci; Ardian Trebicka; Soni Malaj; Redon Makashi; Greta Koci; Elton Deda; Valon Shehu; Mentor Haziri; Elhaida Dani; Bojken Lako; Alban Skënderaj

• Ekspozita “100 vjet Tirana” – (trotuari i GKA)
Lulishtja tek parku “Rinia” (tek Shatërvani)-Këndi i Fëmijëve:
• Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
• Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj)
• Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
• Animatorë (lojra, pikturime në fytyrë, tullumbace)
• Foto point me personazhe të Pavarësisë
Lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri”:
• Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, shkolla e Baletit)
Ura tek rruga “Ibrahim Rugova”:
• Performancë e Cirkut
Rr. “Ismail Qemali” (pedonale):
• Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”:
• Foto point me personazhe historike
• Rreth 100 animatorë, të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën, që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnëlojra

Sheshi “Skënderbej”:
• Ceremonia e prerjes së Tortës (TKOB)
• Hedhja e parashutistëve të Red Bull me Flamurin Kombëtar

 

 

 


 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0