Home | Society | BE: 2013, vit i qytetarëve

BE: 2013, vit i qytetarëve

image
Bashkimi Europian e ka shpallur vitin 2013, vit të qytetarëve europianë. Aktualisht, Irlanda është kryesuese e Presidencës së Bashkimit Europian.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bashkimi Europian e ka shpallur vitin 2013, vit të qytetarëve europianë. Këtë shpallje do ta bëjë Presidenti i Komisionit Europian dhe Kryeministri i Irlandës, më 10 Janar, në Dublin.

Aktualisht, Irlanda është kryesuese e Presidencës së Bashkimit Europian. Qytetaria europiane u aktivizua para afro 20 vitesh me Marrëveshjen e Mastrihtit, në vitin 1993.

Ajo nuk i zëvendëson shtetësitë kombëtare por i plotëson ato, meqë qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, kanë të drejta shtesë, si qytetarë të BE-së.

Në këto të drejta përfshihen liria e lëvizjes, e drejta për të votuar dhe pjesëmarrja në zgjedhjet lokale europiane në vendin anëtar, pastaj e drejta për mbrojtje konsullore jashtë vendit, etj.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0