Homazhe për “21 Janari-n”
Nën tingujt e muzikës funebre qindra njerëz, për rreth 1 orë, kaluan heshtje, para fotografive të 4 viktimave.
Kurora me lule dhe marshim paqësor u organizuan nga opozita në nderim të katër personave që humbën jetën dy vjet më parë në protestat e 21 janarit 2011. Kortezhi, i cili udhëhiqej nga persona që mbanin në duar fotografitë e katër viktimave iu drejtua bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ai marshoi drejt vendit ku u vranë Ziver Veizi nga Gjirokastra, Faik Myrtaj nga Fieri, Hekuran Deda i ardhur nga Kalaja e Dodës për të jetuar në Laknas të Tiranës dhe Aleks Nikaj nga Kolshi i Lezhës. Nën tingujt e muzikës funebre qindra njerëz, për rreth 1 orë, kaluan heshtje, para fotografive të 4 viktimave. Edhe në homazhe nuk kanë munguar akuzat e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ndaj Kryeministrit Sali Berisha. Rama akuzoi Berisha dhe kreun e bashkisë Lulzim Basha se kanë urdhëruar policinë të bllokojë hyrjen e mediave në rrugën përballë kinemasë Millenium, ku do të transmetohej dokumentari mbi ngjarjet e 21 janarit.
Nga ora 10:00 deri në orën 14:00, Policia e Tiranës do të bllokoj qarkullimin e automjeteve përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri në sheshin Nën Tereza”, si dhe nga Sheshi “Austria” drejt Kryeministrisë. Sipas njoftimit për shtyp të uniformave blu të kryeqytetit, gjatë ditës së hënë për shkak të homazheve që do të zhvilloj Partia Socialiste, në kuadër të 2 vjetorit të “21 Janarit”, kur, gjatë një proteste të dhunshme të organizuar nga opozita në 2011-ën humbën jetën 4 persona.
Comments (0 posted)
Post your comment