Home | Society | "21 Janari", Gjykata: Prendi e Llupo të pafajshëm

"21 Janari", Gjykata: Prendi e Llupo të pafajshëm

image
Pafajësi për ish - komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin, Agim Llupo është vendosur sot nga Gjykata e Tiranës, pas 39 seancash shqyrtimi gjyqësor. Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha ka rrëzuar akuzën e Prokurorisë, për "vrasje me dashje, në rrethana cilësuese".

 

 

 

 

 

 

 

Pafajësi për ish - komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin, Agim Llupo është vendosur sot nga Gjykata e Tiranës, pas 39 seancash shqyrtimi gjyqësor. Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha ka rrëzuar akuzën e Prokurorisë, për "vrasje me dashje, në rrethana cilësuese".

 

Sipas gjyqtarit, nuk janë të provueshme të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria, ndaj dy të akuzuarve. Pasi ka lexuar vendimin për dy të akuzuarit, gjyqtari Hoxha kërkoi lirimin e ish-gardistit Agim Llupo si dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, për ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi.

 

Gjykata vendosi "Deklarimin e pafajshëm të Ndrea Prendit , për veprën penale të "vrasjes me dashje", të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave. Deklarimin e pafajshëm për të pandehurin Agim Llupo, për veprën penale të "vrasjes me dashje, në rrethana të tjera cilësuese". Gjykata analizoi në mënyrë harmonike të gjitha provat dhe ligjet procedurale, krijoi bindjen se akuza e Prokurorisë nuk qëndron për arsye se nuk u arrit të provoheshin të gjitha elementët e veprës penale.

 

Gjykata, në bazë të vendimeve të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nuk mund të krijojë një akuzë të re për të pandehurit tej fakteve dhe pretendimeve të parashtruara nga organi i akuzës", argumenton Hoxha.

 

Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar 48 vite burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0