Home | Society | Nishani nderon Azem Hajdarin me Urdhrin e Flamurit

Nishani nderon Azem Hajdarin me Urdhrin e Flamurit

image
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi udhëheqësin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari (Pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar “Për kontributin e jashtëzakonshëm e të pamohueshëm dhënë gjatë drejtimit të Lëvizjes Studentore Shqiptare ‘90-‘91 në shembjen e sistemit diktatorial; për fitoren e pluralizmit politik dhe të parimeve të lirisë e të demokracisë, si dhe për vetëmohimin si politikan ...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi udhëheqësin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari (Pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar “Për kontributin e jashtëzakonshëm e të pamohueshëm dhënë gjatë drejtimit të Lëvizjes Studentore Shqiptare ‘90-‘91 në shembjen e sistemit diktatorial; për fitoren e pluralizmit politik dhe të parimeve të lirisë e të demokracisë, si dhe për vetëmohimin si politikan e deputet deri në sakrificën sublime në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të shquara atdhetare, duke mbetur përjetësisht i gdhendur në kujtesën historike të kombit shqiptar”.

 

Në ceremoninë solemne të mbajtur në përvjetorin e 50-të të lindjes së Azem Hajdarit ishin të pranishëm bashkëshortja e tij, Fatmira Hajdari, pjesëtarë të familjes Hajdari, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, anëtarë të Kabinetit qeveritar dhe personalitete të tjerë.

 

Presidenti i Republikës në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, u shpreh se “Azem Hajdari ishte njeriu i duhur, që erdhi në vendin e duhur, në kohën e duhur, me talentin, zotësitë, energjitë, përkushtimin e duhur, për të bërë punën e duhur me rendimentin dhe suksesin e duhur. Azem Hajdari ishte nga ata individë tepër të rrallë që historinë nuk e tregojnë, as nuk e shkruajnë, as nuk e ndryshojnë, por me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm, me sakrificat e tyre sublime, historinë e bëjnë. Azem Hajdari ishte shembulli i rrallë kur një individ i vetëm është në të njëjtën kohë, bartës, shprehës dhe ekzekutues i vullneteve të të gjithë të tjerëve. Azem Hajdari ishte gjithashtu rast i dukurisë së çuditshme, kur një njeri i vetëm ndihmon të gjithë të tjerët më tepër se të gjithë të tjerët një njeri të vetëm”.

 

Pas leximit të dekretit presidencial, zonja Fatmira Hajdari në emër të familjes së saj e falënderoi Presidentin Nishani që zgjodhi ditën e shënuar të 50-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit për t’i akorduar atij Urdhrin më të lartë të Flamurit Kombëtar.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0