* * *
Me Petron u ndava pakez i pikelluar per idete e tij fikse. Nuk kish faj, shumica e shqiptarve, mendonin si ai, ATA, maskarenjte qe e kishin plaçkitur kete popull, qe e vidhnin kete popull, qe e kishin dhjere Shqiperine, dhe NE qe e donim Shqiperine, qe shihnim kete babezitje te tyre per para dhe pushtet, dhe qe s'kishim force ta ndryshonim kete gjendje. Pikerisht kete mentalitet doja t'ua ndryshoja, ndonse e veshtire.
Nga Pjerin Thomai
Me Petron, u takova tek puna e tij. Kish nje jete te tere me gazetari. Kish lexuar pjesen e Intervistes tek VQ, dhe i kish pelqyer.
- E mor Pjero, me kujtove rinin time, - dhe me tregoi nja dy copeza nga rinia e tij ku ish zene me grushta me komunistet, por fale emrit te familjes se tij ku kish nja dy deshmore, e kishin liruar.
Filluam te flisnim per politiken shqiptare. Ai i quante te gjithe baktaçinj, dhe kish nje fare te drejte. Me erdhi keq qe edhe per partite e reja, nuk kish ndonje simpati. Kish argumentin se ata ishin provuar ne fuksionet e tyre me perpara, dhe nuk kishin dhene gje.
- Po athere, kujt duhet t'ia japi voten votuesi shqiptar - rrekelleva gllenken e rakise.
- Asnje, nuk vlen asnje, te pakten nga keta qe kan dale tribunave, te gjithe intelektualet e vertete, te gjithe ata qe e duan Shqiperine pa interes, si ti dhe mua dhe si shum te tjere qe nuk kan dal tribunave, te gjithe jane terhequr para ketyre te babeziturve, nuk iu afrohet njeri ketyre, njerzit e ndershem duan te japin diçka per kete vend, po ku te japesh, keta i kane kapur dhe bastarduar te tera vendet, fuksionet, detyrat, - fjalet e tija po me dukeshin si nje fllad pranveror, me dukej sikur Petro ishte ndikuar edhe caze nga VQ, gje per te cilen me vinte mire.
- Po ne rast se intelektualet e ndershem, nuk perfshihen ne politik-berjen e vendit, athere gjendja do t'vazhdoje keshtu, - rrekelliva kafene.
- Po pse ti shpreson se do behet me mire, he, me keta maskarenj une nuk shpresoj, shyqyr qe kam femijet jashte qe jane rregulluar andej, shyqyr qe jeni rregulluar andej, por ky vend, me keta pushtetar qe e kane mendjen si te vjedhin, ky vend nuk behet.
- Qe do behet do behet, por fale te huajve dhe biznesit, prodhuesve.
- Do behet ndoshta kur une te kem ikur nga kjo bote, kur te vij nje brez i ri, i edukuar dhe shkolluar si juve ne perendim, qe doni te beni diçka per Shqiperine pa interes, thjesht sepse e doni vendin tuaj, do behet kur te ikin keta maskarenj, kjo klase e vjeter politike.
- Ketu me qendro, pse te mos ta fillojm qysh tani nje levizje kundra ketyre maskarenjve, ja une psh, dua te krijoj nje levizje te re se bashku me nja 3-4 andej, ju si njeri i shtypit mund te me ndihmoni, ndoshta krijojm nje pol kundra ketyre.
- Do t'perfshihesh ne politike, do t'behesh si keta, por po u bere si keta, s'je me ai Pjero i ndershem.
- Po nuk them te behemi si keta, por te ndryshojme diçka, te levizim diçka per mire, ti heqim keta.
- Po ti heqesh keta, duhet te kesh nje levizje politike tende, partine tende....
- Ndoshta i bashkangjitemi nje partie apo grupimi politik, ndihmojme nje levizje te re.
- Ketu nuk ka asgje te re o Pjeroo, keta jane te gjithe te vjeter, ujqer, krokodile te vjeter, dhe po u bashkove me keta, do behesh si keta, do infektohesh si keta.
Me Petron u ndava pakez i pikelluar per idete e tij fikse. Nuk kish faj, shumica e shqiptarve, mendonin si ai, ATA, maskarenjte qe e kishin plaçkitur kete popull, qe e vidhnin kete popull, qe e kishin dhjere Shqiperine, dhe NE qe e donim Shqiperine, qe shihnim kete babezitje te tyre per para dhe pushtet, dhe qe s'kishim force ta ndryshonim kete gjendje. Pikerisht kete mentalitet doja t'ua ndryshoja, ndonse e veshtire. Mendimi i Petros per perçarjen qe Berisha i kish bere ketij populli, ne verior e jugor, ishte diçka ogurzes per kete vend.
Me Graven kisha qejf te takohesha, por nuk u be mbare. Ne kohen kur une isha ne Tirane, ai ishte me pune te ndryshme. Edhe nje here qe e lame per tu takuar ne ora 9 te mengjezit tek stadiumi, nje kushuriri te tij i kish ndodhur nje aksident dhe ai duhej te shkonte me te shpejte. Kushuriri kish rene ne lume me makine. Me siguri, ndonje rruge e inaguruar nga Buall Mavria, ku çdo jave inaguronte nga nje rruge te "re" . Rrugomania, e kish kapluar te terin kryeministrin tone, te cilen e shihte si nje shprese per te fituar sa me shume vota.
Alidemsit i kisha derguar nje mesazh me telefon, ku te takoheshim tek farmacia 10, afer spitalit pas gjysem ore a 1 ore, diçka e tille. Ngaqe s'po me dergonte pergjigje, dhe une po afrohesha afer spitalit, mendova qe kish pune, dhe i telefonova komshiut tim Janit. Doja ta qerasja dhe ate, mezi mbante familjen me 16 mij leke = 115 euro ne muaj, si roje banke. Ai u nis direkt me biçiklete, nje rrangalle italiane e kohes se Duçes, por shum e forte, i kish rezistuar disa lufterave dhe persekutimeve. Nderkoh dhe Alidemsi me dergoi nje sms se do vinte. U vura ne ankth, se doja ti takoja 1 e nga 1. Jani per 10-15 minuta ishte tek kryqezimi. U ulem tek nje lokal aty afer, jashte. I thashe se pres dhe nje shok tjeter. Doja te merrja kafe dhe fernet, por klubisti na tha se kishte nje raki fshati te shkelqyer. Gati ne te gjitha lokalet ne Shqiperi, te ofronin raki fshati, diçka e paligjeshme se ishin te pa regjistruara dhe te pa taksuara, mirpo dhe diçka jo e palejueshme ne nje ekonomi tregu te lire, ku trumbetohej liria e tregut.
Duke qare hallet me Janin, pas pak u duk dhe Alidemsi, pasi e njoftova se ku ndodhesha. U gezova qe e pashe, dhe filluam muhabetin me te, pas prezantimit qe u be dhe me Janin. Fillimish u fol per veren, artikujt mbi te, veren qe prodhonte ai, dhe sapo doja te porosisja vere kundrejt pageses, doli muhabeti tek inisiativa ime. Nuk doja ta hapja muhabetin e inisiatives time, ngaqe ishte dhe Jani aty, nuk doja te behej buje para kohe, por Alidemsi kish deshire te dinte diçka me shume per kete gje.
- Pjero ç'a ke bere me ate inisiativen tende politike.
- He per he, asgje, thjesht po shoh gjendjen, kam bere gati platformen, idete, te shoh, se me ke parti mund te diskutojme e bashkpunojme.
- Ja i ke bere gati, po pyetja e pare qe do ngrihet, eshte; kush eshte ky, te njeh njeri ty, kush te njeh ty.
- Pse duhet te njihesh, kaq e rendesishme eshte te njihesh, te jesh i njohur.
- Po si s'eshte, pyetja e pare qe do ngrihet nga njerzit, nga votuesit do jete, kush eshte ky qe po na flet, ky qe pretendon te sfidoje dy partite kryesore, kush te njeh ketu, je i njohur.
- Nuk them, por ne Tirane me njohin pak a shume, tek Peshku me njohin, ...
- Po tek Peshku njihemi te gjithe ne, te gjithe profesora,... - Jani shqyu syte, se nuk po e kuptonte per çfar Peshku behej fjale, dhe nderhyra duke i shpjeguar se behej fjale per nje sajt te diaspores, ku merrnin pjese ne diskutim shum shqiptare, - .... po aty te gjithe bojne si profesora, biles tek lagjia ime ku mblidhemi qe pijm nai got me ata, me thone; po si ore ..... me gjith kete shkolle, nuk zune nji ven aty ne qeveri, se atyre une ju dukem i zgjut, me i cop shkoll te socializmit, kur ketu ka me nga dy fakultete, me mastera, ke noi master ti, ke noi dipllom te universitetit.
- Jo nuk kam.
- Por kur s'ke, as dipllome universiteti e as dipllom masteri, ç'e, ti do e rregullosh Shqiperine, ti do e drejtosh Shqiperine.
- Une s'kam pretenduar ndonjehere te drejtoj Shqiperine, thjesht te ndigjohet zeri im dhe i shum shqiptarve te tjere qe s'kane mundesi.
- Po mire ne rregull, ti do qe ne votuesit, te ndigjojme ty, po ngrihet pyetja e pare, kush je ti, sa fakultete ke bere, sa te marrin vesh qe je me shkoll te mesme, ikin njerzit, kupton, ke dipllome per ekonomi, s'ke, pik, maroi muhabeti.
- Vertet nuk kam dipllome, por ekonomi, makro-ekonomi, per bursat kam studiuar ne menyre autodikdakte, vet, dhe them se e njoh mire makro-ekonomine, pastaj une njoh ne perendim, plot njerez te sukseshem qe jane me shkolle te mesme, qe nuk kan dipllome, qe jane brokers e deri ne manaxhere.
- Vertet ore vertet, njoh dhe une, - dhe Alidemsi permendi nja dy-tre emra duke pare dhe nga Jani si per aprovim, mirpo Jani i shkrete, ishte tap-topi nga ajo ane, nuk njihte jo vetem kompjutrin por as dhe nje njeri me shkolle te mesme apo te larte. I vetmi proukopim i tij ishte çmimi i domates dhe i qepes qe ishin te larta.
- Po mir, po VQ e ke lexuar.
- Jo, nuk e kam lexuar, ç'ta lexoj, kush e shkruan, ndonje dok-prof, kush, nje me shkolle te mesme.
- Po mir keta me tituj Dok-Prof, e diplloma masteri, ç'a po na bejne, mos po e ngrejne lart Shqiperine, une nuk shoh ndonje permisim, ose nje permisim te vogel, shumica e ketyre me diplloma e tituj, na qelluan hajdute.
- Po por me ato tituj e diplloma drejtojne sot, vjedhin, ç'a tu doj palla bejne, pse Prifti i LSI, qe vodhi, ç'a kishte, nje dipllome kursi te Havardit, nje cope dipllome qe futi ne xhep 1,8 milion dollare, apo ata te tjeret qe jane bere milionera.
- Me nje fjale, me mire keta me diplloma qe ju vjedhin dhe abuzojne me postin qe kane, se nje me shkolle te mesme qe nuk vjedh dhe do te beje diçka per shqiptaret.
- Ore se nuk kam asgje kundra teje, ty ta boft Zoti mbare ne inisiativen tende, por ky popull, k'tij populli, nuk i mbushet menja nga mua e tya, leje nje here qe njerzit e kan nda menjen per te votu, ca do ja japin Saliut e ca Edit, do ngelen dhe ca therime per partit e tjera, biles nuk eshte çudi qe Saliu ti fitoje prape kto zgjedhjet.
- Nuk e besoj, ne perendim e kan marre inat ate, besoj e keni marr vesh dhe ju ketu.
- Ore, le ta ken marr inat sa te duan, ky ka per t'ua dhi te gjithve, dhe bravo i qofte, perendimi, he perendimi, Europa me Ameriken kan per te ngel si te dhim, ky popull, e sheh ate katnarin qe shet, vjen ai nga andej nga mali i Dajtit, nga ato fshatrat e thella, se i ka bo rruget ky, vjen per 1 or n'Tiran ky, shet mallin, dhe ate dy mij leksh qe fiton, ja do ta pij ketu si puna jon, se k'tu i shijon atij, siç po na shijon neve ketu, siç po t'shijon dhe ty, se dhe ju emigrantet, boni gam-gam, po k'tu ju shijon, ktu vini e pini nje gote, se atje o shtrenjt, s'ua ma bytha, vini ketu e na shisni pordhe, o ho ho, hajt gezuar.
- Po nese ai ka bo rruget, kjo eshte gje e mire, biles tek VQ ke material plot per infrastrukturen, biles kjo tregon se ai ka ndjekur ate qe une kam dashur.
- Ore s'ka nevoje ai per ment e tua, ka inxhinier rrugesh ketu plot, je gjo inxhinier rrugesh ti.
- Jo, thjesht dashamires i infrastruktures, dhe nuk eshte nevoja te jesh inxhinier se une kam shtruar anen ekonomike, te leverdise ekonomike te infrastruktures, kam shkruar per distancat, per parate e investimit .....
- O pjero, ai nuk vuan per men, per men ai merr 1-2 profesora nga Havardi, sa i do bytha atij, se ka para, dhe ia shpjegojne ata te gjitha, nuk pret ai t'ia shpjegosh ti.
- Mo mir mo, kush e pengon, une nuk kam penguar asnjeri gjer me sot qe te beje diçka per Shqiperine, le te marri ke te doje, por une shoh se gjendja eshte si kenete, megjithse kan ardhur shum specialiste te huaj per men.
- Po ky popull eshte i kenaqur me kete qe ti e quan kenete, se gjer dje, ai fshatari donte 4 ore te vinte ne Tirane, sot vjen per nje ore. Pastaj, per rruget ke inxhinier Ngjeqarin, qe ka bo dhe liber, ku ti shpjegon shum mire dhe anet ekonomike, te leverdise ekonomike, e ke lexuar, - dhe me tha titullin e librit.
- Jo nuk e kam lexuar, megjithate une e respektoj mendimin e tij, se kam lexuar nja 3-4 artikuj te tij mbi infrastrukturen.
- Ka fol dhe per kete autostraden Tiran- Elbasan, qe ....
- i binte nga Baldushku, - e nderpreva une.
- Po, po ky (e kish fjalen per kryeministrin tone) zgjodhi variantin tjeter, kenej nga qafa e Kerrabes, rri o Pjero, se ky nuk merr men nga asnjeri, ky ka per ti fitu zgjedhjet edhe nje here, per inot te Amerikes dhe Europes, dhe per inotin tat qe e ke inot.
Nuk po e kuptoja kete duf te Alidemsit, qe njihej dhe si simpatizant i PS, jo i Edi Rames. Ndoshta, Buall Mavria, kish fituar pike me rruget, e vetmja pike qe e kish permisuar imazhin e tij te rene. Ishte e kote ta kundershtoja Alidemsin, ai fliste pa pushim, fjalet e tija sikur me demoralizuan ne fund edhe kur i thashe;
- Mire, te pakten lexo VQ e pastaj flasim prap.
- Jo jo, nuk kam per ta lexuar, ta thashe, me mire lexoj nje me dipllome, nuk e lexoj joo - u çua dhe iku duke buzeqeshur ai.
Nuk e dija ku i kish ngelur hatri, mos valle shqiptarve u ngelte hatri shpejt, ngaqe nuk kishin kaluar situata te veshtira siç kishim kaluar neve emigrantet. Mundet, megjithate, fjalet e tija ishin nje dush i ftohte per mua. Kush te njeh, ke dipllome. Vertet dy gjera qe i kisha menduar me kohe, jo se prisja te mi thoshte njeri, prandaj dhe rrija pak i terhequr ne inisiativat e mia, nuk kisha kerkuar me shume se sa te ndigjoheshin idet e mia dhe te vihej ne zbatim ajo qe iu dukej me e leverdishme atyre.
Ne Tirane takova dhe çunin e halles nga Kuksi, drejtor ne nje shkoll fshati, antar i PD. Ngaqe kisha kohe pa e takuar, vuri re shendetin tim, qe kish marre per me shume. I thashe qe doja ti ulja ca kilo, se kisha vajtur 82 kilo.
- Nuk je keq dhe keshtu, biles dukesh si ndonje evropian, s'dallon fare, sikur je rinuar pakez, ne fytyre je po ai i meparshmi, - veshtronte ai fytyren time te ciles i kisha dhene nje buzeqeshje pikelluese.
U ulem ne nje lokal, dhe morrem nga nje kafe. Donim te merrnim dhe nga nje konjak apo fernet por kishin vetem te huaja dhe e lame. Kishte disa lokale qe nuk pyesnin per prodhimin vendas, qe kendej ne perendim eshte e pakonceptueshme. Kendej nuk gjen lokal, po nuk pati edhe pije vendase, perndryshe gjobitet, por jo ne Shqiperi ishte ndryshe. Kushdo mund te pinte cigare, mund te mos gjeje pije te vendit, e plot budalliqe shqiptare.
- Eshte prishur fare Pjero keto muajt e fundit, s'pyet njeri, s'ka shtet, s'ka rregull, qellova nje nate ne Vore dhe po shkoja me nusen ne Marikaj tek njerzit e saja, dhe po prisnim per ndonje makine afer dy policave rrugore, kur shoh nje veture benc qe po vinte, e po thashe shanc mase na marrin deri ne Marikaj, kur polici ia beri me tabele te qendronte, ata sa ngadalsuan pak shpejtesine veç kur ia dhane me shpejtesi, u zhduken, ngelen ata policat si te dhime, e po shtet muti qe kemi.
- Si duket gjendja andej nga Kuksi, nga fshatrat, komunat fuksionojne te pakten.
- Eh, ç'komun o Pjero, kryetari i komunes vjedh me shume se te gjithe, fonde s'ka, edhe kur vjen ndonje fond per ne shkollen, e merr ai hajvani.
- Po tani sikur jane decentralizuar pakez ato punet e qeverisjes ne komune, komuna vet i merr te ardhurat nga biznesi aty.
- E ç'biznese ka aty, nje dyqan ketu e nje atje dhe kaq, me keq s'ka ku te shkoje.
Me tha se tani qe ish bere autostrada, mund te vija per dy ore ne Kukes. Kisha deshire, te shkoja e ta shihja, por koha nuk me premtonte. Doja te takoja Lizandrin dhe Bradin.
Tek FRD kisha shkuar paradite, por nuk e kisha gjetur Lisandrin, te cilit i kisha shkruar tek posta ketu. Me kish shkruar tek posta se punonte ne nje pune si manaxher. Vajta nje dit tjeter, me dy kutia me stilolapsa, per t'ua dhuruar, si parti e re qe ishin. Ne nje sallon, ishin ca te rinj. Nje vajze me pyeti se ke kerkoja. I thashe se vija nga emigracioni dhe kisha deshire te dhuroja nje donacion te vogel, dhe i tregova stilolapsat. Me ftuan brenda, dhe aty i pyeta se kush ishte ai departamentit te emigracionit. Ishte nje testim i imi, per te pare se sa te arzhonuar ishin me kete parti. Ngriten supet dhe filluan te kerkojne ne kompjuter. Si duket nja dy ishin tamam te partise aty, te tjeret ishin ndoshta simpatizante apo te njohurit e tyre.
- Ah Lizander ....
- Saraçi - plotesova menjehere une, - Lizandri kur vjen pak a shume ketu.
- Eeee, Lizandri eee, kur vjen Lizandri ketu, - iu drejtua nje kolegu ai.
- Lizandrin veshtire ta kapesh, - u pergjigj njeri nga ata.
- Ne ora 6 sot kam ndigjuar se jepni nje konference per ekonomine, dini gje ku zhvillohet, ne cilen salle apo vend.
Shum nga ata te rinj po veshtronin njeri-tjetrin, si duket nuk dinin gje, kur njeri dinte diçka me shume, dhe me tha se konferenca ishte zhvilluar qysh ne ora 10 paradite.
Kur po ikja, njeri nga ata, u kujtua se duhej te shkruanin emrin e donatorit. U thashe se s'ishte ndonje gje, megjithate me sollen nje flete te bardhe ku shkruajta Pjer Thomas, dhe dola. Me erdhi keq qe nuk kisha qene ne nje konference qe kishin dhene per ekonomine. Lizandri me kish shkruar tek posta se ne ora 18,00 do jepej nje konference dhe isha pregatitur shpirterisht per ta ndigjuar programin e tyre. Nga darka, kur vajta ne Durres, vajta tek interneti dhe pashe qe Lizandri me kerkonte te falur per informacionin e gabuar qe me kish dhene. Eh, parti e re, thash me vehte, duan pak kohe sa te organizohen si duhet.
Comments (0 posted)
Post your comment