Home | Society | Iluzioni bërthamor

Iluzioni bërthamor

image
Progresi drejt arritjes së një bote më të sigurt dhe më normale shkon në fund të pusit kur shtetet me armë bërthamore zbatojnë qasje me logjikën e luftës së ftohtë. Liderët mendojnë se armët bërthamore u sjellin dobi vendeve të tyre, por mbajtja e tyre implikon rreziqe të mëdha. Është koha që ta pranojnë se në botën e sotme, armët bërthamore janë problemi e jo zgjidhja

 

 

Gareth Evans

 

 

 

 

 

 

 

Progresi drejt arritjes së një bote më të sigurt dhe më normale shkon në fund të pusit kur shtetet me armë bërthamore zbatojnë qasje me logjikën e luftës së ftohtë. Liderët mendojnë se armët bërthamore u sjellin dobi vendeve të tyre, por mbajtja e tyre implikon rreziqe të mëdha. Është koha që ta pranojnë se në botën e sotme, armët bërthamore janë problemi e jo zgjidhja...

 

 

Progresi drejt arritjes së një bote më të sigurt dhe më normale shkon në fund të pusit kur shtetet me armë bërthamore zbatojnë qasje me logjikën e luftës së ftohtë. Liderët mendojnë se armët bërthamore u sjellin dobi vendeve të tyre, por mbajtja e tyre implikon rreziqe të mëdha. Është koha që ta pranojnë se në botën e sotme, armët bërthamore janë problemi e jo zgjidhja

 

Gjenevë - Në kohën kur delegatët e 189 shteteve po mblidhen për përgatitjen e konferencës së rivlerësimit të Traktatit për Mospërhapje të Armëve Bërthamore (NPT), që do të mbahet në vitin 2015, m’u kujtua koha kur si një ministër i ri australian në vitet e tetëdhjeta merrja pjesë në Shtetet e Bashkuara në një konferencë për strategjinë bërthamore. Aty më është dhënë strategjia prej një zyrtari të lartë të Pentagonit, që me pamjen e tij më dukej sikur Woody Alleni.

 

Ai nuk foli shumë për qeniet e panumërta njerëzore që do të avulloheshin, dërmoheshin, piqeshin dhe do të flakeshin për vdekje nëse ndonjëherë do të shpërthente një luftë bërthamore. Gjuha ishte teknike dhe jozotuese - për kundërforcën, mbijetesën dhe caqet kundërvlerësuese. Ishte për t’u habitur sesi flitej me një logjikë teknike për konkurrencën bërthamore në kohën kur kishte një acarim të raporteve ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përfshira në luftën e ftohtë.

 

Tridhjetë vjet më vonë, bota jonë nuk është ajo ku qeveritë në Moskë ose në Washington do të haheshin për raketat bërthamore kundër njëra-tjetrës. As nuk është një botë ku SHBA-ja dhe Kina qëllimshëm do të nisnin një luftë bërthamore kundër njëra-tjetrës.

 

Madje edhe ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, më shumë mund të pritet një rrezik prej ndonjë gabim prej kalkulimeve të gabuara, sesa një luftë atomike. Dhe, për Korenë Veriore - ose Iranin, nëse ndonjëherë do të ketë armë bërthamore - rreziku se regjimi mund të kryejë një sulm bërthamor është i papërfillshëm, marrë parasysh se ndërmarrja e një veprimi të tillë do të rezultonte me djegie për faqe të dheut.

 

Pak delegatë këtu në Gjenevë, madje edhe prej shteteve me armatim bërthamor, do të pajtoheshin me vlerësime të tilla. Ka shumë pavendosmëri të planifikimit politik në lidhje me mundësitë e rreziqeve bërthamore.

 

Rusia shqetësohet se raketat e saj bërthamore, të vendosura kryesisht në lokacione statike, mund të shkatërrohen në terren prej një sulmi mbrojtës prej raketave amerikane me rreze të gjata veprimi, dhe fuqia e saj bërthamore është dobësuar pas mbrojtjes balistike amerikane. Ani pse askush nuk do të mund të paraqiste një skenar se kjo do të ndodhte, kjo vetëm sa i zvarrit edhe më shumë bisedimet për reduktim të armëve bërthamore. Megjithatë, pala ruse insiston që të mos reduktojë numrin e raketave në më shumë se një mijë me qëllim që strategjia e saj të përfshijë armë bërthamore do të arrinin të cakun pak minuta pas dhënies së alarmit të lansimit.

 

Nuk është habi që Shtetet e Bashkuara refuzojnë të shfuqizojnë alarmin e raketave të veta bërthamore nëse këtë nuk e bën edhe Rusia. Pra, më shumë se dy mijë raketat janë në gjendje gatishmërie varësisht nëse pala tjetër do të alarmonte, duke maksimalizuar prospektin e një katastrofe nëpërmjet gabimit njerëzor apo në sistem, ose një sabotim kibernetik.

 

Logjika e tmerrimit prodhon efektin e një top dëbore. Me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë që kanë tetëmbëdhjetë mijë prej nëntëmbëdhjetë mijë armëve bërthamore, po del se është e pamundshme të binden shtetet e tjera me armë bërthamore të reduktojnë arsenalet e veta të armëve (shumë më të vogla) derisa Dy të Mëdhatë nuk bënë reduktime të mëtejshme drastike.

 

Kina i bashkohet Rusisë në shqetësimet për superioritetin e mbrojtjes konvencionale dhe raketore amerikane, dhe po rrit dhe modernizon stokun prej 240 armësh bërthamore. Me Kinën që po ndjek këtë kurs, India – që nuk është pjesë e NPT-së, por ka më shumë se 100 armë të veta – ndien nevojën për rritje të arsenalit të vet. Dhe Pakistani është edhe më i vendosur të qëndrojë para Indisë.

 

E vërteta është se asnjë prej këtyre shteteve me armë bërthamore, brenda apo jashtë NPT-së, nuk paguan ndonjë shërbim ekstra sesa atë të kontrollit të tanishëm të armëve bërthamore. Logjika e vazhdueshme joshëse e kohës së luftës së ftohtë dhe gjuha e tmerrimit prej armëve bërthamore është arsyeja kryesore, megjithëse një rol të madh luan edhe faktori testosteron i disa shteteve – për të pasur status dhe prestigj në mesin e të tjerëve.

 

Kursi jo bindës për çarmatosje bërthamore i presidentit Barack Obama ka të njëjtën qasje. Asnjë shtet i vetëm me armë bërthamore nuk do të hartojë një afat kohor për reduktim të numrit të armëve atomike, e lëre të flasim për heqje plotësisht dorë prej tyre. Madhësia e arsenalit të tyre, planeve të tyre të modernizmit të forcës, doktrinave shtetërore dhe praktikat e ditura të dërgimit çojnë në një drejtim të njëjtë. Të gjitha shtetet nuk kanë plane të heqin dorë prej tyre dhe i shohin armët bërthamore me një rol të vazhdueshëm në politikat e tyre të sigurisë.

 

Implikimet e këtij qëndrimi janë me themel problematike. Asnjëherë nuk ka qenë më i madh  shqetësimi për shtetet në Lindje të Mesme dhe Azinë Verilindore që duan t’i bashkohet klubit të shteteve me armë bërthamore. Por futja e njërës këmbë të vendeve bërthamore në procesin e çarmatimit po e vështirëson përpjekjen e re për një regjim të ri botëror pa armë bërthamore.

 

Kjo ishte e qartë në konferencën e rivlerësimit të NTP-së të mbajtur në 2010-n , kur shkuan poshtë të gjitha përpjekjet për të mandatuar gardianë më të fuqishëm, fuqizuar mekanizma të përbashkëta dhe nisur një kontroll të ri të materialit bërthamor. Dhe kjo ndjenjë është ende gjallë dhe po ndihet edhe tani në Gjenevë.

 

Afërmendsh, është e paarsyeshme për ata që objektiv të fundit e kanë një botë pa armë bërthamore të mbështesin diçka që nuk përfshin masa kundër përhapjes së armëve atomike. Por reagimi gjaknxehtë është i natyrshëm dhe i pritshëm kur liderët kanë standarde të dyfishta para vetes – “shqetësimet e mia të sigurisë justifikojnë armët bërthamore, por jo edhe tuat”.

 

Progresi drejt arritjes së një bote më të sigurt dhe më normale shkojnë në fund të pusit kur shtetet me armë bërthamore zbatojnë qasje me logjikën e luftës së ftohtë. Ata mendojnë se armët bërthamore i sjellin dobi vendeve të tyre, por mbajtja e tyre implikon rreziqe të mëdha. Është koha që ata ta pranojnë se në botën e sotme, armët bërthamore janë problemi e jo zgjidhja.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00