Home | Society | Peticion për Rrugën e Arbërit

Peticion për Rrugën e Arbërit

image
Peticioni do qëndrojë i hapur në faqen Change.org deri në zgjidhjen përfundimtare të ndërtimit të Rrugës së Arbërit. Firmos dhe shpërndaje te miqtë në rrjetet sociale. Së bashku do ta afrojmë ditën e përurimit të rrugës me standarde bashkëkohore.

 

 

 

 

 

 

 

FIRMOSIN MBI 2100 QYTETARË

 

 

 

Peticioni do qëndrojë i hapur në faqen Change.org deri në zgjidhjen përfundimtare të ndërtimit të Rrugës së Arbërit. Firmos dhe shpërndaje te miqtë në rrjetet sociale. Së bashku do ta afrojmë ditën e përurimit të rrugës me standarde bashkëkohore.

 

Që prej 18 marsit 2013, me nismën e profesorit të Universitetit të Birmingamit, dibranit Gëzim Alpion, në faqen e internetit “Change.org” është i hapur për të firmosur nga qytetarët një peticion, i cili do t’i dorëzohet qeverisë që do dalë pas zjedhjeve të 23 qershorit, për ndërtimin dhe përfundimin sa më shpejt të Rrugës së Arbërit, me cilësi dhe më standarde europiane.

Rruga e Arbërit është një projekt  që po bëhen dy dekada që po përmendet çdo ditë, por është zvarritur pambarim. 

Peticioni tashmë është nënshkruar mbi 2100 vetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga një numër i madh vendesh ku është shtrirë diaspora shqiptare. 

Peticioni është nënshkruar edhe nga numër akdemikësh të huaj me reputacion ndërkombëtar dhe qytetarë të thjeshtë dashamirës të kombit shqiptar. 

Ky nuk është peticion politik dhe nuk do të përdoret nga asnjë forcë politike në Shqipëri për qëllime fushate. Peticioni përfaqëson zërin e dibranëve të thjeshtë, të cilët do t’i kërkojnë qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit përfundimin sa më shpejt dhe me standarde të Rrugës së Arbërit.

Dibra është një nga krahinat më të pazhvilluara në Shqipëri. 

Rruga e Arbërit do të lidhë Dibrën me rajonet e tjera të vendit duke i dhënë një shtytje shumë të nevojshme ekonomisë lokale. 

Rruga do përmirësoj ndjeshëm infrastrukturën midis Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe për pasojë do të jetë një korridor shumë i rëndësishëm komunikimi për një numër shtetesh në këtë pjesë të Ballkanit.

Ishte shumë vështirë të firmosnin njëqind të parët, u bë më e lehte të firmosnin pesëqind dhe po shumë e lehte të firmosnin njëmijë! Tani, të gjithë së bashku do ta kemi më të lehtë t’i shtojmë firmëtarët, sepse nuk bëhet fjalë për çështje personale, por për një çështje që na përket të gjithëve! Jo vetëm për të sotmen, por edhe për të shkuarën me ëndërra dhe për të ardhmen me shpresë. 

Të gjithe ata që nuk e kanë shënuar emrin e tyre, mund ta bëjnë tani! Asnjëherë nuk është vonë. Sa më shumë që të bëhemi, aq më shumë do dëgjohet zëri yt. 

 

BUJAR KAROSHI

 

Gazeta ‘Rruga e Arbërit’

 

www.rrugaearberit.com

 

 

 

NDIQ HAPAT E MËPOSHTËME PËR TË FIRMOSUR SAKTË:

 

1 - KLIKO NË FAQEN E WEB SI MË POSHTË:

http://www.change.org/en-GB/petitions/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit?utm_campaign=petition_created&utm_medium=email&utm_source=guides

 

 

2- Lart, djathtas shfaqen kuadratet bosh. 

 

     Shkruaj Emrin, Mbiemrin, Adresën e emailit dhe Qyetitn tuaj. Pastaj klikon “Sign”.

     Pas kësaj, ju do të merrni një mesazh falënderimi dhe konfirmimi që emri juaj u rregjistrua.

 

Për hollësi mund të vizitoni faqen e gazetës në Web: 

ose  në Facebook<facebook.com/gezim.alpion> ose<facebook.com/rruga.arberit>

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00