Peticion për Rrugën e Arbërit
Projekti "Ndërtimi i Rrugës së Arbrit", do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin dhe trevat e tjera në Maqedoni, Sofjen, etj.
Një nismë për realizimin e "Rrugës së Arbërit" përmes firmosjes së një peticioni ka nisur prej pak muajsh nga intelektualët shqiptarë.
Kjo nismë është nxitur nga intelektuali dibran, Dr. Gëzim Alpion, i cili ka kërkuar mbështetje nga të gjithë shqiptarët dhe ku thekson se kjo vepër e rëndësishme lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare të mund të përfundojë sa më shpejt.
“Sot është fillimi i vërtetë i peticionit. Ju premtojmë se ne nuk do të rreshtim së lobuari për Rrugën e Arbërit, deri në përfundimin e metrit të fundit. Edi Rama u premtoi dibranëve gjatë fushatës se do ta përfundojë Rrugën e Arbërit poqese e majta do të fitonte. Intelektualët dibranë do t’ia freskojnë kujtesën Kryeministrit Rama dhe Kabinetit të tij çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj, me qëllim që ata të dëshmojnë me fakte se e kuptojnë se sa e rëndësishme është që në truallin shqiptar të gjitha rrugët të kalojnë në Dibër”, thekson Alpion.
Dr. Alpion gjithashtu apelon që ky peticion të firmoset edhe nga shqiptarët në Maqedoni, ngaqë ky aks rrugor lidh të dyja vendet.
Në anën e Maqedonisë nuk është bërë asnjë punim për realizimin e tij, përveç projeksioneve në letër dhe premtimeve të partive politike shqiptare.
"Rruga e Arbrit", vetëm 75 kilometra e gjatë, do të lidhë Tiranën me Dibrën e Madhe (Maqedoni). Rruga parashikohet të përshkohet me shpejtësi mesatare 80 km/orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore, edhe se përgjatohet ose ndërpret vargmale me lartësi mbi 1500-2000 metra.
Projekti "Ndërtimi i Rrugës së Arbrit", do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin dhe trevat e tjera në Maqedoni, Sofjen, etj. Rruga e Dibrës ose e quajtur ndryshe "Rruga e Arbrit", është një rrugë aq e pasur me histori dhe që parashikohet të jetë një ndër rrugët më të bukura turistike në trevat shqiptare.
Comments (0 posted)
Post your comment