Home | Society | * * *

* * *

image
Bazat, laboratorët dhe ambientet e deklaruara të prodhimit të armëve kimike në Siri do t'i nënshtrohen një proçesi shkatërrimi në peridhën 15 Dhjetor-15 Mars.

 

 

 

 

 

 

 

 

Vendimi i Tiranës zyrtare duket se ka vënë në vështirësi ndërkombëtarët. Washington Post e konsideron goditje të madhe për përpjekjet ndërkombëtare për të shkatërruar arsenalin kimik të Sirisë dhe vendimin e Ramës një “Lëvizje surprize të Shqipërisë”. Edhe për prestigjiozen “Time” vendimi i Tiranës është një hap i madh prapa në marrëveshjen ruso-amerikane.

 

Malik Ellahi, një zyrtar i organizatës për ndalimin e armëve kimike i ka thënë Associated Press se pas refuzimit të Shqipërisë ka opsione të tjera, të cilat nuk mund të bëhen ende publike.“Nuk mund të përmend emrin e një shteti në këtë moment, por sigurisht që ka opsione dhe ka mënyra për të kryer këtë plan”. Ellahi e konsideron deklaratën e Ramës si “një vendim sovran që mori Shqipëria”.

 

Edhe "Voice of Rusia" citon burimet e saj brenda kësaj organizate se “Në vendimin që u dha mbrëmë nuk u caktua ende një destinacion por SHBA-të kanë alternativat e tyre”. Ndërkaq Këshilli ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike miratoi mbrëmë planin për shkatërrimin e armëve kimike siriane menjëherë pas vendimit zyrtar të Tiranës se nuk do të pranonte të ishte pjesë e këtij proçesi.

 

Sipas planit të shkatërrimit, arsenali kimik me rrezikshmëri të madhe do të nxirret jashtë territorit sirian deri më 31 Dhjetor të këtij viti, arsenal që do të shkatërrohet brenda 31 Marsit të vitit 2014, ndërsa u vendos që afati i fundit për shkatërrimin e të gjitha materialeve të mbetura të jetë 30 Qershori i vitit të ardhshëm.

Bazat, laboratorët dhe ambientet e deklaruara të prodhimit të armëve kimike në Siri do t'i nënshtrohen një proçesi shkatërrimi në peridhën 15 Dhjetor-15 Mars.

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0