Home | Society | BB - re dhe rekomandimet e saj për qeverinë

BB - re dhe rekomandimet e saj për qeverinë

image
Kriza ekonomike në të cilën është përfshirë vendi ynë ka detyruar Bankën Botërore të hartojë një paketë masash në ndihmë të qeverisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kriza ekonomike në të cilën është përfshirë vendi ynë ka detyruar Bankën Botërore të hartojë një paketë masash në ndihmë të qeverisë. Në një raport të publikuar në faqen e saj zyrtare Banka Botërore bën me dije se qeverisë shqiptare i është dorëzuar tashmë një listë rekomandimesh mbi masat që duhen ndërmarrë për të zbutur krizën e rëndë që po kalon Shqipëria. Raporti i BB thotë se kjo paketë e përgatitur gjatë muajve të fundit do të shërbejë si një input për programin e qeverisë së re të reformave si dhe për të inkurajuar dialogun mes grupeve të interesuara në vend në lidhje me sfidat ekonomike, për prioritetet dhe opsionet. Raporti, i cili analizon me hollësi 13 sektorët më prioritarë, konstaton që në fillim se ekonomia ndodhet në një situatë të vështirë dhe kërkon ndërhyrje afatshkurtra dhe afatgjata për të shmangur kolapsin. “Kemi studiuar një gamë temash të rëndësishme në axhendën e qeverisë si; politikat makroekonomike, forcimi i sektorit financiar, reforma e pensioneve, shëndetësisë dhe të arsimit, të monitorimit të varfërisë dhe të mbrojtjes sociale, barazinë gjinore dhe përfshirjes sociale, të reformës së tokës, zhvillimi i sektorit të energjisë, infrastruktura e transportit, burimet ujore, dhe mjedisit dhe menaxhimin e mbeturinave.

Çdo raport i shkurtër paraqet një përmbledhje të çështjeve kryesore të arritura deri më sot, duke përfshirë dhe mbështetjen nga ana e projekteve të financuara nga Banka Botërore Financuara si dhe një sërë rekomandimesh dhe opsione të politikave për rrugën përpara”, thuhet në raportin e BB. Ndërsa drejtoresha e BB për Shqipërinë, Kseniya Lvovsky pohon se kjo paketë është një ndihmë që i ofrohet qeverisë së re. "Përmes kësaj pune, ne kemi kërkuar të ndihmojmë qeverinë e re dhe publikun e gjerë në vlerësimin e reformave në vazhdim dhe rezultateve që janë arritur, si dhe për të identifikuar boshllëqet dhe pengesat, si dhe për të zhvilluar prioritetet në vazhdim. Ne jemi shumë të inkurajuar nga interesi që qeveria, në nivelin më të lartë, ka treguar në analizat dhe rekomandimet tona. Unë do të doja të falenderoj të një numër të madh të stafit të Bankës të cilët kanë kontribuar në informormacione të ndryshme. Kjo punë kolektive gjithashtu ka siguruar një bazë të mirë për të diskutuar prioritetet për mbështetjen e ardhshme të Bankës Botërore”, u shpreh Lvovsky.

Raporti Pjesa e parë e raportit nis me situatën makroekonomike dhe atë fiskale. "Kriza e vitit 2008 i dha fund modelit ekonomik të Shqipërisë, i cili bazohej në konsumin e brendshëm", vlerësohet në raport, sipas të cilit edhe pse mundi të shmangë recesionin, Shqipëria u godit fort nga kriza, që e ka zbritur rritjen ekonomike në nivelet më minimale. Ekspertët e bankës parashikojnë se kjo situatë krize do të vazhdojë të paktën edhe për tre vitet e ardhshme. "Kërkesa e brendshme ka qenë e dobët dhe me krizën e eurozonës që zgjat, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë rreth nivelit 2 për qind deri në vitin 2016", konstatohet në dokument. Për këtë pjesë raporti jep dy rekomandime bazë. E para zhvendosjen e orientimit të ekonomisë nga kërkesa e brendshme tek eksporti dhe rekomandimi i dytë fokusimin tek konsolidimi fiskal dhe ulja e borxhit për shkak të rrezikut të lartë. Por borxhi publik nuk është kërcënimi i vetëm i ekonomisë sipas Bankës.

Tashmë edhe sektori financiar ka rreziqe të larta që burojnë nga ngadalësimi i ekonomisë dhe rritja e kredive të pashlyera. "Zgjidhja e kredive të këqija është çështja më e rëndësishme që duhet të adresohet nga autoritetet shqiptare" vërën raporti. Për sektorin financiar rekomandimet janë disa. Pikësëpari ekspertët rekomandojnë kryerjen e një simulimi të gjerë krize në fillim të vitit të ardhshëm ku të përfshihen të gjitha bankat dhe institucionet e tjera, për të evidentuar problemet potenciale të sistemit. Po kështu ata kërkojnë ndryshimin e e taksimit për kreditë e këqija, forcimin i procedurave gjyqësore për garancitë dhe ngritjen e një mekanizmi ligjor, që do të mundësonte ndërhyrjen me fonde të buxhetit nëse banka të caktuara do kenë nevojë kapital. Sektorët e tjerë në të cilin banka ndalet gjatë është ai i mbrojtjes sociale dhe sistemi i pensioneve. në të parin rekomandohet reformimi urgjent dhe forcimi i mbikqyrjes për skemën e ndihmës ekonomike dhe atë që asiston personat me aftësi të kufizuara për të ulur abuzimet. Ndërsa për skemën e pensioneve banka i kërkon qeverisë që lidh më shumë kontributet me përfitimin për ta bërë skemën më tërheqëse, të zëvendësoje pensionet e fshatit me pensione sociale me tavan dhe të rrisë moshën për gratë duke e barazuar atë me burrat.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0