Home | Society | Dhe “UFOT”...rrinë e vështrojnë!!!

Dhe “UFOT”...rrinë e vështrojnë!!!

image
Retorika....ajo është prezente në Parlamentet e botës dhe në Europë....te ne është shumë....shumë...!?

     

 

 


Nga Besi Bekteshi

 

Demokracia shqiptare nuk ka si problem të parë “etikën” dhe mënyrën e të shprehurit. Nuk ka si problem të parë...mos përdorimin e sharjes apo të fyerjes në përgjithësi. Nuk ka si problem të parë retorikën dhe të folurën “si e ëma e Zeqos në majë të thanës”...! Nuk ka si problem të parë raportin e së thënës dhe të së bërës....kur në fakt premton diçka. Problemi kryesor është në se “ato që deklarojmë janë të vërteta dhe në se mbahet përgjegjësi për ato që deklarohen”...!??

Në qoftë se ndonjëri ka problem me të thënat e rënda të Kryeministrit...ka mundësi të lexojë disa të thëna në Parlamentin Italian dhe po ashtu në disa parlamente të tjera të Europës. Ne më të edukuar se italianët nuk besoj se jemi....por ama as më të demokratizuar... jo e jo. Retorika....ajo është prezente në parlamentet e botës dhe në Europë....te ne është shumë....shumë...!? E folura kot na si kot. Patjetër është kudo....sepse partitë arrijnë të dërgojnë edhe tuhafë apo njerëz...koti, në parlament....por edhe lustraxhinj...që nuk dinë gjë tjetër përveç “lustrimit” e ka edhe në parlamentet e Europës të tillë, që edhe pse nuk e dinë historinë me të ëmës së Zeqos... njësoj flasin. Patjetër dhe raporti me të thënën dhe të bërën....është edhe në botë, por te ne është disi i thellë...megjithatë...! Tani për të vërtetat....!!?? Nejse...ka disa teori që mbështesin idenë se “UFO-t” tashmë shikojnë, kontrollojnë, vëzhgojnë dhe kudo-ndodhen, për të marrë vesh edhe natyrën njerëzore, por edhe zhvillimin e shoqërisë. Mbas 12 viteve kur shoqëria shqiptare u rrëzua në tre plane...në atë financiar, në atë politik dhe sidomos planin moral...vjen edhe dita që të përgatitet për një rrëzim të ri. Ndoshta...po nuk ndërhynë ose ndërkombëtarët ose pikërisht UFO-t. Por po kthehem të UFO-t...ato nuk ndërhyjnë, nuk ndërhyjnë ne jetën tonë edhe kur jemi në prag katastrofe.


Ndoshta ndërhyjnë, por jo direkt. Ndoshta ndërhyjnë me anën e njerëzve të ndryshëm...duke ju modifikuar kodin gjenetik apo sistemin hormonal....ose edhe sistemin e tyre të psikologjisë në shërbim të politikës. Zakoni për akuzën e vërtetë...i bën shqiptarët trima....dhe të drejtpërdrejtë. Kanë shumë muaj që Berishës...i përmendin familjen në përgjithësi. Sipas kryetarit të opozitës, kjo familje ka kapur shtetin dhe e sundon atë. Akuzë politike kjo.....që ka të bëjë edhe me “moralin politik të Kryeministrit” por edhe me mafien...sepse një familje që kap shtetin....çfarë mund të jetë tjetër??
Por ka një diçka.....vetë kryeopozitari Rama...asnjë herë nuk është parë në sallën e parlamentit. Po të hyjë në parlament Rama...është njësoj si të futet një “UFO”, kaq shumë përshtypje bën. Në momentin e forcës dhe thyerjes së krahëve midis Ramës dhe Berishës...vjen dita kur Berisha bëhet “live” dhe thotë ato që ka thënë për familjen e Ramës....dhe më gjatë. Po në parlament...aty ku Berisha ka dëshirë të flasë.....në foltoren e vëndit, ku duhet në fakt të prodhohen ligje. Secili për hesap të vet...kanë deklaruar të vërteta. Por askush prej tyre nuk ka paketën magjike për të mbushur tytat e shqiptarëve se të vërtetat e secilit janë të vërtetat e plota...! As UFO-t nuk po ndërhyjnë fare...s’paku ta merrnim vesh, kush janë të vërtetat...për të mos i marrë me mënd ato. Jemi mësuar që ligji të mos na e demonstrojë të vërtetën...dhe cilado qoftë ajo...ne nuk jemi dakort gjysma ose shumica....sepse nuk na pëlqen. Por e vërteta nuk është në se na pëlqen apo jo. Ka një gjë të vetme. Është apo nuk është e vërtetë...kaq asgjë më shumë.


Jo.. po dikush thotë retorikë, fjalë të ndyra, banale, sistem i gjuhës së ashpër, mungesë etike etj etj. Janë të gjitha kot. Në fund nga të gjithë muhabetet si të Ramës dhe Berishës....një diçka duhet deklaruar. Ka ndonjë të pa vërtetë. Ka ndonjë kapërcim nga e vërteta. Ka ndonjë moral të prishur mbi këtë të vërtetë...? Nejse Berishës ju dogj dikur siguresa e një sjelljeje për etikë....europarlamentare po them.... dhe patjetër që disa të vërteta të tij ja tha në podium Ramës. Çfarë bëri....në fakt çfokusoi disi “rezolutën e Parlamentit Europian” që kapi prej veshës Ramën...për ta çuar në parlament. Sepse prandaj po kërkoj edhe ndihmën e UFO-ve unë...ngaqë në PS-në e sotme nuk duan të dëgjojnë...as europianët...dhe patjetër që veshët të gjitha i kanë për Berishën dhe ky i fundit nuk ja përton edhe...ju a thotë ato, që me sa duket kanë dëshirë të dëgjojnë...!?? Më e bukura ka qenë kur disa Tv dhe ëeb-site apo edhe disa testata gazetash, deklaronin se edhe Europa...u nda në dysh....për Shqipërinë. Sepse....besojnë se edhe Europa dhe parlamenti i tillë...janë ruralë dhe mesjetarë si ne! Se kanë luajtur mendësh të fillojnë të “rrihen” për ne!!? Kujtojnë se ju shkrehet sistemi mendor...si te ne....që edhe mbas disa muajve që kanë mbaruar dhe certifikuar zgjedhjet...e dinë veten fitimtarë, e dinë veten maxhorancë...ju është mbushur mëndja se janë të tillë. Kurse lideri....vazhdon interesin e tij të një tresheje fitoreje....për të sunduar Shqipërinë. Rama po ju mbush mendjen socialistëve...atyre që Berishën e kanë si “hajmali” se janë shumicë në Shqipëri...dhe patjetër tani kur janë të gjithë resurset dhe BE-së i është mbushur mëndja të na kalojë pa vizë...të tërbohen dhe kërkojnë deligjitimimin të maxhorancës dhe pushtetit. Në fakt.... ishin mërzitur shumë disa nga gazetarët...se Berisha prishi gojën. Dakort e rëndoi disi...edhe pse nuk tha ndonjë fjalë të ndytë....ose tha... jam i detyruar. Por ama ai nuk e rëndoi PS-në....jo këtë e bëri....nuk e rëndoi si grup, si forcë politike. Tanimë kemi një forcë politike që është PS-ja që po merret me të thënat e Berishës....dhe jo me të bërën e saj.

Kush është e bëra e saj. Pengesa për të kaluar edhe një pengesë për në Europë. Kanë vënë pikërisht interesin e tyre ...ato që drejtojnë, mbi interesin e shqiptarëve. Por nuk po dëgjojnë edhe ndërkombëtarët, për tu qetësuar dhe shkuar në parlament.  Kjo është më e rëndësishme. Tani kanë mbetur vetëm UFO-t....të cilat me sa duket ...rrinë e vështrojnë me një durim të pakufishëm. E nuk kanë faj, se mos kanë nevojë për vizë, se mos kanë nevojë për standarde, se mos kanë nevojë për të.....!!? Ne kemi nevojë...e në vend të tyre...duhet të kërkojmë dhe rrëmojmë në kutitë e Ramës... të cilat marrin si përgjigje...turpet e tij të thëna nga Berisha, dhe rrezikun e këtij të fundit, sipas Ramës.
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00