Studiuesi i Nënë Terezës në shërbim të shoqërisë shqiptare
Alpion: “Nuk do të antarësohem asnjëherë në ndonjë parti politike por me kënaqesi do t’i ofroj ekpertizën time çdo qeverie të zgjedhur në mënyre demokratike."
C. M. Paul
Alpion: “Nuk do të antarësohem asnjëherë në ndonjë parti politike por me kënaqesi do t’i ofroj ekpertizën time çdo qeverie të zgjedhur në mënyre demokratike."
Alpion nuk e pranoi ftesën për të promovuar Edi Ramën në një klip televiziv gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e Qershorit 2013
Profesor Gëzim Alpion, një ekspert i shquar i Nënë Terezës, sapo është kthyer nga Shqipëria, vendi i murgeshës së nderuar, ku zhvilloi bisedime me disa nga autoritetet më të larta të vendit gjatë të cilave ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një autostrade për zhvillimin e rajonit.
Profesori i sociologjisë në Universitetin e Birminghamit argumenton se rruga ka rëndësi lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe se ajo do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme infrastrukturën ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bullgarisë, duke kontribuar kështu në integrimin e kësaj pjese të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Përpjekjet e Alpion për t’i dhënë jetë shoqërisë civile në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e disa mediave përfshirë ato britanike, indiane dhe sllovake.
Reporterët e huaj, përfshirë edhe ish-gazetaren e BBC World Service Rashmee Roshan Lall, ndërsa e kanë nënshkruar peticionin dhe përkrahin përpjekjet e Alpion, kanë shprehur rezerva përsa i përket predispozicionit të qeverisë shqiptare për të implemetuar ndryshimet e rekomanduara me pasion nga Alpion. “Mos vallë duhet ta përdorim fjalën ‘ndryshim’ me rezerva kur flasim për Shqipërinë?’ shkroi ajo në mënyre retorike në artikullin në mbështetje të nismës së Alpion në Prill të këtij viti.
Alpion thotë se Rruga e Arbërit, që do të ketë gjatësinë 72 km, do të përmirësojë shumë jetën e më se 200,000 banorëve në zonën e Dibrës që, pas Traktatit të Londrës në 1913, u nda ndërmjet Shqiperisë dhe Mbretërise së Serbisë. Aktualisht Dibra lindore është pjesë e ish-republikës Yugosllave të Maqedonisë.
Sipas Alpion, të dy anët e Dibrës janë lenë vazhdimisht në harresë nga qeveritë në të dyja anët e kufirit.
Intelektualët dibranë në Shqipëri kanë lobuar për ndërtimin e rrugës që në vitin 1995.
Në bazë të rekomandimeve të studimit për fizibilitetin e rrugës, studim që përfundoi në vitin 2004 me një kosto prej 110,000 dollarësh amerikanë, qeveria shqiptare e aprovoi ndërtimin e kësaj vepre në vitin 2005. Që nga ajo kohë, vetëm 16 milion euro janë investuar nga 350 milion euro që është kostojo përfundimtare e rrugës.
Në dhjetë vitet e fundit ndërtimi i rrugës është trumbetuar si prioritet në programet elektorale të të gjitha partive kryesore të cilat e kanë lënë atë në harresë sapo kanë ardhur në pushtet.
“Në përgjithësi politikanët nuk para shquhen se e mbajnë fjalën në asnjë vend të botës”, shprehet Alpion, “por në Shqipëri atyre nuk iu kërkohet llogari për premtimet e rreme elektorale. ”
“Në mungesë të një opozite të efektshme dhe besnike në politikën shqiptare,” shton ai, “shoqëria civile, që është akoma në një fazë embrionale, duhet të ndihet dhe të bëjë presion mbi qeverinë me mjete demokratike në mënyrë që Rruga e Arbërit të përfundojë në përputhje me standarded ndërkombëtare.”
Pasi zhvilloi takime me drejtuesit kryesore të pushetit lokal në Dibër në të dyja anët e kufirt, Alpion u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto. *Në të gjitha takimet Alpion u shoqërua nga dy intelektualë dibranë që e kanë përkrahur peticionin që në fillim: znj Erisa Saraçi, e cila po studion për doktoratën në Universitetin e Leipzigut në Gjermani, dhe z. Bujar Karoshi, botues dhe editori i gazetës mujore ‘Rruga e Arbërit’.
Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit e vlerësuan punën që Profesor Alpion dhe kolegët e tij po bëjnë me peticionin dhe i siguruan ata për përkrahjen e tyre për Rrugën e Arbërit.
Në Tirane Alpion organizoi një tavolinë të rrumbullakët ku morën pjesë deputetë të Dibrës dhe me origjinë dibrane, drejtues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave kombëtare. “Ana pozitive e të gjitha këtyre aktiviteteve dhe takimeve”, u shpreh Alpion, “është se të gjithë janë në një mendje se rruga duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. ”
Qëllimi kryesor i vizitës së Alpion në Tiranë në Maj ishte dorëzimi formal i peticionit Kryeminsitrit të Shqipërisë z. Edi Rama. Kjo nuk u realizua jo sepse z. Rama refuzoi hapur ta priste Alpion. Nga mesazhet e paqarta nga Zyra e Kryeministrit, Alpion dhe ekipi i tij krijuan përshtypje se, mesa duket, z. Rama nuk ka kurajo ta thotë hapur se si qëndron çështja e fondeve për këtë projekt.
“Një numër zyrtarësh na thanë se për këtë projekt po zhvillohen bisedime me qeverinë kineze,” thotë Alpion duke shtuar se “megjithëse na u la të kuptojmë se një marrëveshje me kinezët mund të nënshkruhet në çdo moment, ajo që na shqetëson ne është se askush nuk ishte në gjendje të thotë se kur.”
Duke pasur parasysh premtimet e shumta që nuk janë mbajtur në të kaluarën, thekson Alpion, ai dhe kolegët e tij do ta besojnë qeverinë për aq kohë sa të jetë e arsyeshme. “Ne do ta ngremë zërin po qe se brenda një kohe të arsyeshme qeveria nuk prononcohet zyrtarisht për marrëveshjen me Kinën, nënshkrimi i të cilës, me sa konkluduam nga bisedimet zyrtare që zhvilluam në Tiranë, është diçka iminente”, thekson Alpion.
Peticioni jo politik që Alpion filloi para zgjedhjeve parlamentare më 18 Mars 2013, tashmë ka mbi 7000 përkrahës online dhe në formularë.
Kur e pyetëm nëse ai do të pushonte së lobuari për rrugën po qe se Kryeministri i Shqipërisë e fton atë ta dorëzojë peticionin në muajt e ardhshëm, Alpion u përgjigj: “Ne do të pranojmë me kënaqësi një ftesë nga Kryeminsitri në çdo kohë por peticioni do të qëndroj i hapur deri në inagurimin përfundimtar të rrugës.”
“Kur të sigurohen fondet për rrugën”, theksoi Alpion, “ne do t’ju kërkojmë njerzve që ta nënshkruajnë peticionin edhe në një numër më të madh. Në atë fazë, ne do të kujdesemi që fondet të mos përdoren për vepra të tjera, siç ka ndodhur në të kaluarën, dhe që të mos i bëhet asnjë ndryshim projektit të aprovuar. Po kështu, ne do t’i bëjmë presion qeverisë që të marrë të gjitha masat e duhura që fondet të mos përfundojnë në xhepat e zyrtarëve të korruptuar.”
Peticioni u përkrah që në fillim nga mediat në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni dhe gëzon mbështetjen e mediave shqiptare në disaporë, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kananda, Australi, Itali, Zvicër, Greqi dhe Rumani.
Shqiptari 51-vjeçar Alpion ka afro 30 vite që studion dhe banon jashtë. Ai ka një BA nga Universiteti i Kajros dhe në vitin 1997 përfundoi studimet e doktoratës në Angli në Universitetin e Durhamit, një institucion me famë botërore. Alpion vlerësohet nga kritika si studiuesi me autoritar i Nënë Terezës në gjuhën angleze.
Kur e pyetëm nëse ai do të konsideronte një karierë politike në Shqipëri, Alpion u përgjigj pa hezitim: “Nuk do të antarësohem asnjëherë në ndonjë parti politike por me kënaqesi do t’i ofroj ekpertizën time çdo qeverie të zgjedhur në mënyre demokratike”. Në përputhje me qëndrimin e tij konsekuent për të qëndruar jashtë influences së partive politike, Alpion nuk e pranoi ftesën që ju bë për të promovuar z. Rama në një klip televiziv gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e Qershorit 2013.
New Delhi, 16 Maj 2014
http://mattersindia.com/mother-teresa-scholar-bats-for-albanian-society/
***
Ju lutemi nënshkruani peticionin online për Rrugën e Arbërit duke shkruar Emrin, Mbiemrin, Adresën e emailit dhe Qyteitn tuaj. Pastaj klikon “Sign”. Pas kësaj, ju do të merrni një mesazh falënderimi dhe konfirmimi që emri juaj u rregjistrua:
http://www.change.org/en-GB/petitions/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit?utm_campaign=petition_created&utm_medium=email&utm_source=guides
Comments (0 posted)
Post your comment