Lëvizje e lirë, jo të drejtë pune Ballkanasit
Ky vendim që do të hyjë në fuqi më 19 Dhjetor 2009.
"Këtë vendim e mbështesim fuqishëm, është etapë shumë e rëndësishme në procesin e afrimit të këtyre vendeve nga BE-ja, kumtoi Ministri Francez për integrim", Erik Beson në konferencën për shtyp në Bruksel.
Me vendimin plotësohet neni 539/2001 e BE-së, gjegjësisht tri vendet transferohen nga lista e "zezë" në listën e "bardhë" të Shengenit.
Në tekstin e vendimit theksohet se qytetarët e tri vendeve janë liruar nga obligimi për nxjerrjen e vizave për qëndrim të shkurtër, deri në 90 ditë në afat prej gjashtë muajve, gjegjësisht deri në 180 ditë në afat prej një viti, por pa mundësinë për të punuar në shtetet-anëtare të BE-së.
Pa viza nga 19 Dhjetori do të mund të udhëtojnë vetëm personat të cilët posedojnë dokumente biometrike për udhëtim. Për qytetarët me dokumente të vjetra udhëtimi do të vlejnë kushte për regjim të lehtësuar të vizave dhe ata do të duhet të bashkangjisin Shengen Vizë Valide.
Liberalizimi i vizave shtetasve të Maqedonisë do t'u mundësojë të udhëtojnë në 25 deri 27 vende-anëtare të BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, dhe në tre vende evropiane - Norvegji, Zvicër dhe Islandë. Heqja e vizave u dedikohet edhe Greqisë, por për shkak se Athina nuk i njeh dokumentet e udhëtimit të Maqedonisë, në hyrje në vend udhëtarëve do t'u nxirret një letër me vulë nga autoritetet doganore i cili duhet të tregohet gjatë daljes nga shteti. Viza nuk do të nevojiten as për udhëtime në Bullgari dhe Rumani, të cilat ende nuk i kanë përmbushur kushtet për hyrje në Shengen, por i zbatojnë vendimet e BE-së.
Për qëndrim më të gjatë në BE do të nevojitet viza e tipit "D", e cila u dedikohet edhe për studime dhe qëndrim pune në Union, ndërsa aplikohet në ambasadën e vendit-destinacion.
Zyrtarët e BE-së thonë se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhet të përshpejtojnë reformat politike në mënyrë që të hiqen vizat. Sipas Bashkimit Europian, kërkesat për viza për këto vende do të rishikohen vitin e ardhshëm.
Comments (0 posted)
Post your comment