Home | Society | * * *

* * *

image
Në kumtesën e Kremlinit thuhet se “Putin ka theksuar nevojën që autoritetet e Kievit të ndalojnë menjëherë dhunën dhe gjakderdhjen dhe të nisin dialogun e drejtpërdrejtë me përfaqësuesit në juglindje të vendit”.

 

 

 

 

 

 

 

 

* * *

 

Kremlini ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Francës, Francois Hollande, kanë diskutuar përmes telefonit situatën në Ukrainë. Biseda thuhet të jetë iniciuar nga Franca.

 

Në kumtesën e Kremlinit thuhet se “Putin ka theksuar nevojën që autoritetet e Kievit të ndalojnë menjëherë dhunën dhe gjakderdhjen dhe të nisin dialogun e drejtpërdrejtë me përfaqësuesit në juglindje të vendit”.

 

Dy presidentët po ashtu kanë biseduar për takimin e ardhshëm dypalësh në Paris, më 5 Qershor.

 

 

* * *
 
 
Fytyrat femërore bëhen më tërheqëse nëse është e pranishme një aromë e këndshme, kanë zbuluar kërkuesit. Ata shprehen se aromat mund të ndryshojnë mënyrën sesi dukemi dhe tërheqjen që përjetojnë të tjerët ndaj nesh. Megjithatë, shkencëtarët janë shprehur se efekti nuk ndikon në perceptimin e moshës së femrave, pra nuk i bën të duken më të reja. Aromat e këndshme dhe tërheqja e fytyrës ndërveprojnë në një përzierje emocionale që lidhet me bukurinë. Sfida tjetër e shkencëtarëve është të zbulojnë nëse ndodh e njëjta gjë tek meshkujt.
 
 
* * *
 
 
Pas Google Glass, vjen një model syzesh inteligjente që përmes vëzhgimit të lëvizjes së syve, masin nivelin e lodhjes duke përllogaritur edhe një përqindje mundësie për aksidentet rrugore.
 
Produkti është krijuar nga rrjeti i dyqaneve të syzeve optike JIN dhe nga neuroshkencëtari Ryuta Kaëashima i universitetit të Tohokut. Syzet kanë sensorë të vegjël te bishtat që bëjnë matje sa herë që sytë lëvizin.
 
Krahas matjes së lodhjes, e veçanta te këto syze qëndron që ato mund të përdoren edhe për përdorimin e telefonave inteligjent, thjeshtë duke shikuar poshtë, lart, majtas ose djathtas.
 
Një funksion shtesë i këtyre syzeve është edhe matja e kalorive të djegura gjatë një dite si dhe matja e distancave të përshkruara. Këto syze të veçanta mund të punojnë nëpërmjet disa baterive të vogla litiumi. Kohëzgjatja e baterive është deri në 8 orë. 
 
 
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0