Home | Society | OBSH aprovon ilaçin kundër Ebola-s

OBSH aprovon ilaçin kundër Ebola-s

image
Njoftimi i OBSH-së gjatë një takimi të ekspertëve mjekësor në Gjenevë më 12 Gusht, është bërë pasi një kompani amerikane ka dërguar të gjitha ilaçet e saj eksperimentale “Zmapp” në Liberi.  

 

 

 

 

 

 

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka autorizuar përdorimin e një ilaçi eksperimental për të luftuar virusin vdekjeprurës të Ebola-s që deri më tash ka vrarë mbi 1000 persona.

 

Njoftimi i OBSH-së gjatë një takimi të ekspertëve mjekësor në Gjenevë më 12 Gusht, është bërë pasi një kompani amerikane ka dërguar të gjitha ilaçet e saj eksperimentale “Zmapp” në Liberi.  

 

Deri më tash nuk është zbuluar ndonjë kurë për Ebola-n, dhe për këtë arsye shumica e njerëzve që infektohen, vdesin.

 

“Zmapp”- që asnjëherë nuk është testuar në njerëz, iu është dhënë dy amerikanëve dhe një prifti spanjoll që janë infektuar me Ebola”.

 

Gjendja e amerikanëve që janë kththyer në vendin e tyre nga Afrika, raportohet se po përmirësohet, mirëpo prifti spanjoll ka vdekur në Spanjë.

 

Kanadaja ka thënë se gjithashtu do të dërgojë vaksinat eksperimentale kundër Ebola-s në Afrikën Perëndimore.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0