Home | Society | Fjalimi i Imzot Rrok Mirdita

Fjalimi i Imzot Rrok Mirdita

image
 Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita, ka mbajtur një fjalim pas meshës së mbajtur nga Papa Françesku, në të cilin i ka kërkuar ndihmë Papa Françeskut, që kisha në Shqipëri të jetë një Kishë e përkryer.

 

 

 

 

 

 

 Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita, ka mbajtur një fjalim pas meshës së mbajtur nga Papa Françesku, në të cilin i ka kërkuar ndihmë Papa Françeskut, që kisha në Shqipëri të jetë një Kishë e përkryer.

 

 

 “Kisha u përpoq të ishte pranë njerëzve të thjeshtë e të fisëm të kësaj toke, prej këtej mund të dëshmojmë me siguri se populli ynë i vogël dhe bujar që për shumë kohë mbeti i panjohur për shkak të dallgëve të rrepta të historisë nuk është kërcënim, por pasuri e madhe për rajonin tonë dhe mbarë kontinentin. Duke ecur në gjurmët e martirëve tanë besnik dhe të Nënë Terezës kërkuam fytyrën e Krishtit në fytyrat e njerëzve.

 

 

Megjithatë jemi ende larg synimit për të qenë Kishë e përkryer. Kemi nevojë që Ati, Papa Francesku të na mbështesë, të na përforcojë në fe, të na korrigjojë dhe të na japë zemër. Kemi nevojë shenjtëri për fjalët tuaja, për stilin tuaj dhe për dëshminë tuaj e sidomos për inkurajimin tuaj. Kemi nevojë për gjithçka që ju po ja ofroni kishës dhe botës. Që nga ai muzgu i parë kur u duke nga sheshi i Pjetrit si ipeshkvi i ri", ka thënë Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri.

 

 

Imzot Rrok Mirdita nënvizoi më tej se regjimi komunist premtoi parajsën pa Zot, dhe gjatë kësaj periudhe sipas tij, populli shqiptar ka vuajtur, duke e bërë të vështirë ndërtimin e një shoqërie të drejtë. “23 vjet më parë, ndërsa shembej regjimi ateist komunist, që premtoi parajsën pa Zot deshi të marrë guximin për t’i rrëmbyer shpirtin njeriut. Populli ynë bënte hapat e para të ndrojtura në udhën e lirisë. Por për fat të keq shumë shpejt në horizont, u duk mirazhi i një ideologjie tjetër, asaj që premtonte mirqenien me çdo kusht, ky mirazh i ri errësoi shumë mendje dhe shumë ndërgjegjje, duke nxitur disa nga vëllezërit tanë të kërkojnë shtigjet më të shkurtra, që e bëjnë edhe më të vështirë ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të paanshme. Këto vite provuan përvojën e hidhur të emigracionit, i cili rrëmbeu nga gjiri i ngrohtë i familjes shumë të rinj dhe të moshuar të popullit tonë, duke e vënë familjen në provë të rëndë. Pamë të thellohet hendeku ndërmjet pak të pasurve dhe shumë të varfërve, e pasi maska e materializmit ideologjik të komunizmit ra, njohim mijëra fytyra të rreme të materializmit praktik të konsumizmit”, është shprehur në fjalimin e tij Imzot Rrok Mirdita.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00