SHBA asistencë për Byrosë e Hetimit
Sipas burimeve, George P. Kent do të japë kontributin e tij për mënyrën e funksionimit të Byrosë së Kombëtare të Hetimit. Sipas ligjit, struktura kryen veprimtari gjurmuese dhe hetimore, në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal, për veprat penale në fushën e korrupsionit dhe veprimtarinë kriminale të lidhur me të.
Në Ministrinë e Brendshme kanë nisur lëvizjet e para për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës gjurmuese që do të hetojë krimin dhe korrupsionin elitar. Struktura që kundërshtohet fort nga Sali Berisha dhe rrethi i tij politiko-familjar, do të nisë së funksionuari në fillim të vitit 2015, i shpallur nga qeveria “Rama” si viti i luftës anti-korrupsion. Ndërsa SHQIP-i ka paralajmëruar ankimin e strukturës së re në Gjykatën Kushtetuese duke e quajtur një prokurori paralele në Shqipëri, në Ministrinë e Brendshme, ka nisur puna për hartimin e urdhërit të ministrit Tahiri, për përcaktimin e organizimit dhe të funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Sipas burimeve, një grup ekspertësh po punojnë për krimin e infrastrukturës ligjore, për funksionimin e Byrosë së Hetimit, ligji për të cilën është rivotuar në Kuvend në datën 1 Shtator, por që kapitulli për Byronë hyn në fuqi në fillim të vitit 2005. Ndërkaq, autoritetet shqiptare do të asistohen edhe nga ekspertë të SHBA dhe BE. Prej disa ditësh, në Tiranë ka zbarkuar George P. Kent, Koordinator për Antikorrupsionin në Byronë e Çështjeve të Europës, pjesë e Departamentit Amerikan të Shtetit. George P. Kent ka zhvilluar takime intensive me përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe mazhorancës. Ai ka zhvilluar një takim dje me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naçon, për sfidat e luftës kundër korrupsionit dhe krimit, ndërsa në ditët në vijim pritet të takohet edhe me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme.
Sipas burimeve, George P. Kent do të japë kontributin e tij për mënyrën e funksionimit të Byrosë së Kombëtare të Hetimit. Sipas ligjit, struktura kryen veprimtari gjurmuese dhe hetimore, në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal, për veprat penale në fushën e korrupsionit dhe veprimtarinë kriminale të lidhur me të. Kjo strukturë ushtron kompetencat në gjithë territorin e vendit. Byroja e Hetimit pritet të jetë arma më e fortë e qeverisë “Rama”, për të hapur një kapitull të ri në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Comments (0 posted)
Post your comment