Home | Society | Konferenca e Kopenhagës

Konferenca e Kopenhagës

image
Vendet nga e gjithë bota do të mblidhen në Kopenhagë nesër për 12 ditë bisedime mbi luftën kundër ngrohjes globale.

 

 

 

 

192 anëtarët e Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimin e Klimës janë nën presion për të arritur një marrëveshje për të vendosur objektiva për kontrollimin e çlirimit të gazeve të dëmshme, dhe të bien dakort se sa duhet të paguajnë vendet e pasura për energji të pastër për vendet e varfëra.

Pjesëmarrësit do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje ndërkombëtare për reduktimin e gazeve të dëmshme që do të zëvendësonte Protokollin e Kjotos të vitit 1997, i cili skadon në vitin 2012.

Zyra e kryeministrit indian, Manmohan Singh, njoftoi të shtunën se ai do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi klimën në Kopenhagë, e cila hap punimet të Hënën.

India është një prej vendeve të botës që çliron më shumë dioksid kargoni, gazi i efektit serë që fajësohet për ngrohjen globale. Qeveria e Nju Delhit u zotua kohët e fundit se do të ulë emetimin e këtij gazi me 20 deri 25 për qind deri në vitin 2020, krahasuar me nivelet e vitit 2005.

Presidenti Barak Obama ka vendosur të marë pjesë në mbyllje të konferencës së OKB-së mbi klimën në Kopenhagë të Danimarkës, sepse, siç thotë Shtëpia e Bardhë, është bërë përparim drejt një marrëvshjeje domethënëse.

Presidenti Obama fillimisht kishte planifikuar të merrte pjesë në seancat e hapjes së konferencës, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti do ta shtyjë udhëtimin në Kopenhagë për në fund të konferencës, kur marrin pjesë edhe udhëheqësit e tjerë botërorë. 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00