Një ciklon turbullon Arabinë Saudite
“Viizioni i tij është mjaft mbreslënës për nga qëllimet, detajet dhe në tërësi”, tha një ish-zyrtarë i lartë amerikan i cili kohët e fundit ka patur një takim të gjatë me Mohammed bin Salman. Situata aktuale frenetike politike “mund të jetë faza e parë e një shndërrimi, ose e një Arabie Saudite shumë më të aftë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht”.
Nga David Ignatius
Një stuhi e brendshme politike ka goditur Arabinë Saudite, teksa prionci pretendenti i fronit dhe zëvendësi i tij po luftojnë për pushtetin që do të vijë pas Mbretit të moshuar Salman, ndërkohë që disa anëtarë të tjerë të familjes mbretërore mbështesin një princ të tretë të moshuar, i cii ata pretendojnë se gëzon një mbështetje më të gjerë nga ana e familjes.
Për mbretërinë e fshehtë të naftës, debatet e brendshme të së cilës zakonisht nuk merren vesh jashtë, përplasja e fundit çuditërisht ka qenë e hapur. Tensionet ndërmjet Princit të Fronit Mohammed bin Nayef dhe zëvendësit të tij, Mohammed bin Salman (djali i mbretit), po pëshpëriten përreth të gjithë botës arabe. Kundërshtuesit nga familja mbretërore kanë nisur të shpërndajnë letra të hapura që janë lexuar nga dhjetra mijëra lexues online.
Shqetësimet e trashëgimisë nisën që në shtator kur Salamani, 79 vjeç, vizitoi Uashingtonin, i shoqëruar nga i biri Mohammed bin Salman, 30 vjeç. Zyrtarët amerikanë mezi prisnin ta takonin zv. Princin e fronit. Por ata ishin të shqetësuar se “MBS”, sikurse njihet ai, mund të sfidonte Mohammed bin Nayef, i cili shihet në Ëashington si një aelat i besueshëm kundër Al Kaedës.
Mbështetësit e Mohammed bin Salman argumentojnë se ai një agjent ambicioz i ndryshimit në një mbterëri që ka nevojë për dikë të tillë – pasi ka vuajtur për dekada me radhë udhëheqsit e plakur dhe difensivistë. Princi i ri kërkon një diversifikim më të madh të ekonomisë, më tepër privatizim dhe një të ardhme që është më pranë modelit më të hapur të Emirateve të Bashkuara Arabe se sa Shtëpisë konservatore të Saudëve. Thuhet se ai ka angazhuar firmat kryesore amerikane të konsultimeve për realizimin e planeve të tij të modernizimit.
“Viizioni i tij është mjaft mbreslënës për nga qëllimet, detajet dhe në tërësi”, tha një ish-zyrtarë i lartë amerikan i cili kohët e fundit ka patur një takim të gjatë me Mohammed bin Salman. Situata aktuale frenetike politike “mund të jetë faza e parë e një shndërrimi, ose e një Arabie Saudite shumë më të aftë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht”.
Kritikët theksojnë se Mohammed bin Salman është impulsiv dhe pa përvojë – dhe se ka mbështetur një luftë të kushtueshme por të pasuksesshme në Jemen. Këta kundërshtues thonë se lufta e Jemenit ka forcuar pozitat e Al Kaedës atje dhe ka sjellë një trysni të re refugjatësh dhe kryengritësish në kufijtë e Arabisë Saudite.
Tensioni i brendshëm është rritur gjatë muajve të fundit. Disa ditë pas kthimit nga Uashingtoni, Salamani (me kërkesë të djalit të tij) shkarkoi Saad al-Jabri, një ministër që ishte një ndër këshilltarët kryesorë të Mohammed bin Nayef. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera Perëndimore u shqetësuan sepse jabri ka qenë një prej kontakteve kryesore të inteligjencës së mbretërisë me Perëndimin. Jabri thuhet se e ka kundërshtuar taktikën e Mohammed bin Salman në Jemen, nga droja se Al Kaeda po bëhej më e fortë atje.
Mohammed bin Nayef është hequr gjithashtu nga oborri mbretëror që ishte i hapur për princët e mëparshëm të fronit. Pa oborrin e tij personal, ai është detyruar të mbështetet te djali i mbretit, i cili, edhe spe formalisht është zëvendësi i tij, kontrollon eksesin te mbreti dhe merr vendimet më të rëndësishme.
Çështja e trashëgimit të fronit i ka hapur rrugën një debati të ashpër brenda familjes, përfshi katër letra të hapura që kërkojnë largimin e mbretit dhe princët e tij të fronit. Kam folur disa herë në telefon kohët e fundit me një prej princave kryesorë që ka shkruar dy prej letrave, i cili u citua fillimisht më 28 shtator na një artikull i The Guardian nga korrespondenti i gazetës në Kajro, Hugh Miles.
Princi disident më tha se ai është për vendosjen e Princ Ahmed bin Abdulaziz-it, 73 vjeç, i biri i Mbrertit themelues Abdul Aziz ibn Saud. “Ai do të ishte zgjedhja e 85 përqind të familjes Al-Saud”, argumentoi princi, i cili kërkoi të mbetej anonim. Ahmed ka shërbyer për një kohë të shkurtër si ministër i Brendshëm por ai nuk ka qenë kurrë në vijën e trashëgimtarëve të Mbretit Abdullah, që vdiq në janar.
Letra e parë e princit kritikonte “margjinalizimin e djemve të Abdul-Aziz-it” dhe akuzonte “forcimin dhe izolimin e familjes, si dhe qëndrimin e saj në pushtet”. Ai vijoi me një letër të dytë më të shkurtër, ku diskutonte “dobësinë” e Mbretit Salaman dhe argumentonte se ai ishte “tërësisht i varur nga pushteti i djalit të tij”. Edhe dy letra të tjera përvëluese kanë dalë në sipërfaqe, të cilat dyshohet se janë shkruar nga anëtarë të tjerë anonimë të familjes.
Politikat për pushtet tregojnë se kjo luftë do të vijojë edhe më tutje. Mbreti Salaman kontrollon paratë; Mohammed bin Nayef kontrollon ministrinë e Brendshme dhe rrjetin e saj të vëzhgimit; dhe Mohammed bin Salman kontrollon ministritë kyçe të naftës dhe ekonomisë. Zv.princi i fronit i ka thënë një vizitori së fundmi se ai nuk pret të jetë mbret përpara moshash 55 vjeçare, që është pak a shumë mosha e Mohammed bin Nayef. Gjithsesi ky koment informal zor se mund të jetë një garanci për stabilitet.
Si do të zhvillohet ky ciklon politik saudit? Duke parë meselenë normale të mbretërisë gjatë muajve të fundit, përgjigja nga vëzhguesit veteranë saudite është: askush nuk e di.
/ The Washington Post
Comments (0 posted)
Post your comment