A do t’i ngopë Rama dibranët edhe këtë herë me lugë bosh?
Nga Kina vijnë lajme për Rrugën e Arbrit, ndërsa në Shqipëri gjithçka është në heshtje. Ndërsa lajmet optimiste nga Lindja e Largët thonë se është biseduar për detajet e fundit mes dy kryeministrave, Rama dhe Li Keqiang, në Shqipëri asnjë nga ministritë e përfshira në negociata nuk bëjnë asgjë transparente për publikun.
Nga Dr Gëzim Alpion
Birmingham, United Kingdom
Ky është reagimi i grupit lobues ndaj ‘arritjeve’ të fundit të Ramës dhe përpjekjeve të para të politikanëve për të ‘mjelur’ Dibrën në zgjedhjet e 2017-tës, botuar në gazetën RRUGA E ARBËRIT, Tiranë, Nëntor, Nr 11 (115), fq. 1-3.
Në fillim të Nëntorit në Maqellarë u zhvillua një protestë e udhëhequr nga Kreshnik Spahiu, Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, i cili theksoi se “Rruga e Arbërit nuk i bie nga Kina. Të arrestohen gjithë ministrat për shpërdorim të parave dhe pezullimit të punimeve të saj”. Më herët protesta ishte njoftuar si një organizim i shoqërisë civile dhe qytetarët u çuditën kur në krye të saj panë liderin e Aleancës Kuq e Zi.
Gëzim Alpion, nismëtari i peticionit online për Rrugën e Arbrit, tha për gazetën se gjithkush ka të drejtë të ngrejë zërin brenda normave të demokracisë. Megjithatë, shtoi ai, mënyra se si u organizua kjo protestë të bën të mendosh se partitë, edhe këtë radhë, disa më herret, disa më vonë, me sa duket po mendojnë se si të “mjelin” Dibrën për interesat e tyre kur të vijnë zgjedhjet e 2017-tës. Ne këto lloj protestash të kalkuluara për përfitime personale dhe partiake i trajtojmë me neveri. Siç e kemi bërë të qartë që në fillim, ne si intelektualë nuk merremi me protesta rrugësh. Ne kemi qenë dhe jemi për dialog konstruktiv me qeverinë. Rama dhe të ‘besuarit’ e tij në Dibër, që megjithëse nuk dinë asgjë të saktë se çfarë po bëhet konkretisht për këtë vepër, vazhdojnë të përsërisin si papagallë thërrime informacioni që dëgjojnë kafeneve. Rama dhe dibranët me ofiqe do të detyrohet të shpjegojnë një ditë se përse tremben nga ne që ndryshojmë kryekëput nga rivalet e tyre politike, të cilët e kanë mendjen tek protesta rrugësh për të rrëzuar qeverinë. Alpion gjithashtu tha se mbështetësit e peticionit janë duke pritur që qeveria të bëjë hapat e duhura në drejtim të kësaj çështje dhe të mbajë kështu premtimet që u kanë dhënë dibranëve dhe shqiptarëve gjatë fushatës elektorale. Alpion tha se janë duke pritur rezultatet që do të dalin nga bisedimet me palën kineze dhe në rast se ato do të dështojnë, ai dhe mbështetësit e peticionit do të gjejnë mënyra të reja reagimi. Reagimi ynë nga janari i 2016-tës, tha Alpion, po qe se kjo qeveri, si të tjerat para saj, nuk e mban premtimin për rrugën, do t’i djegë këtij Kryeministri që flet vend e pa vend për rolin e shoqërisë civile në takimet në Kinë dhe Vjenë, por nuk ka kortezinë të bisedojë me shoqërinë civile në Shqipëri, shumë më tepër se protestat e rrugëve.
***
EDITORIALI I PLOTË
Kryeministri Edi Rama takon Kryeministrin kinez Li Keqiang:
Shpresojmë që të nisë sa më parë ndërtimi i Rrugës së Arbrit
Zyra e Kryeministrit Edi Rama konfirmon se gjatë bisedimeve me Kryeministrin e Kinës është diskutuar për finalizimin negociatave. Ora News zbulon koston e projektit: 36 miliardë lekë – rreth 260 milionë euro. Brenda Dhjetorit pritet që marrëveshja të miratohet në Këshillin e Ministrave. Më pas, sipas ligjit të miratuar në Prill, Kuvendi miraton marrëveshjen dhe i hapet rruga nisjes së punimeve.
Nga Bujar Karoshi
Nga Kina vijnë lajme për Rrugën e Arbrit, ndërsa në Shqipëri gjithçka është në heshtje. Ndërsa lajmet optimiste nga Lindja e Largët thonë se është biseduar për detajet e fundit mes dy kryeministrave, Rama dhe Li Keqiang, në Shqipëri asnjë nga ministritë e përfshira në negociata nuk bëjnë asgjë transparente për publikun.
“Një tjetër moment i bashkëbisedimit ishte finalizimi i negociatave për të filluar punimet në rrugën e Arbrit”, – thotë zyra e Kryeministrit të Shqipërisë në një njoftim për publikun mbi vizitën e Kryeministrit në kuadrin e Samitit Ekonomik Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore.
Radioja e Jashtme e Kinës citon kryeministrin kinez Li Keqiang të ketë thënë në bisedimet me kryeministrin shqiptar se “Shpresojmë që të nisë sa më parë ndërtimi i rrugës së Arbrit, të shtohen bashkëpunimet në fushën e financës, minierave dhe bujqësisë”.
Këto deklarata mediat në Shqipëri i përkthyen si finalizim të marrëveshjes, pavarësisht faktit se kjo nuk bëhet e ditur zyrtarisht. Televizioni “Ora News” e lidh këtë firmosje edhe me pengesat që mund të kenë ardhur si rezultat i ndërhyrjeve të Bankës Botërore.
“Nga Kina kryeministri Edi Rama njoftoi finalizimin e marrëveshjes me kompaninë kineze “China State Construction” për vijimin e punimeve në Rrugën e Arbrit. Kompania kineze ka fituar të drejtën e ndërtimit të 26.94 kilometrave në Rrugën e Arbrit nga 65 km që është gjithsej. Pavarësisht se marrëveshja me kompaninë kineze është miratuar në parlament, diskutimet ishin bllokuar për shkak të kërkesës së kompanisë drejtuar Bankës Botërore për rishikim të fondeve si pasojë e terrenit të vështirë. Por marrëveshja e arritur në Kinë i jep fund këtij ngërçi”, – citon burimet e veta televizioni më 26 nëntor. Madje, Ora News ka arritur të sjellë edhe detajet e kostos së ndërtimit të këtij segmenti, që vlerësohet rreth 36 miliard lekë – rreth 260 milionë euro.
NEGOCIATAT LARG SYRIT TË PUBLIKUT
Në fillim të nëntorit, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, gjatë një vizite në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit rrugor, pyetjes së gazetarëve në lidhje me ecurinë e negociatave me “China State Construksion” thekson se “për sa i takon Rrugës së Arbrit, është bërë një ligj, i cili ka përcaktuar një procedurë të veçantë për trajtimin e kësaj vepre. Grupi i punës është ngritur që para dy muajsh. Ka pritur dhe konsulencën ndërkombëtare të domosdoshme për këto lloj kontratash, për kompleksitetin dhe rëndësinë që ato kanë. Besoj që me përfundimin e procesit të përzgjedhjes së konsulencës, që u bë para pak ditësh, grupi i punës do të rizgjidhet për të vlerësuar edhe ai me transparencë të plotë dhe gjithashtu nëse kjo ofertë e kompanisë kineze ka interes publik. Me të përfunduar vlerësimin grupi i punës, edhe atë vlerësim do t’jua vëmë në dispozicion që ta studioni, ta shikoni, gërmë më gërmë”.
Ndërkohë që ministri flet për transparencë, asgjë nuk bëhet e ditur për ecurinë e negociatave.
Në lidhje me detajet e financimit të dhënat priten të bëhen publike shumë shpejt. Deri më tani, askush nga qeveria nuk ka dhënë detaje në lidhje me tërheqjen e “Exim Bank” nga financimi. Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe firmës ndërtuese mund t’i kenë dhënë zgjidhje problemit të financimit, njëra prej të cilave është ndërtimi i rrugës në bazë të një marrëdhënie partneritet publik-privat ose financimi i plotë nga qeveria shqiptare.
Kosto e këtij projekti ishte parashikuar rreth 300 milionë euro para se koalicioni i majtë të vinte në pushtet. Ndërsa më pas, kur kompania kineze ka filluar negociatat, është folur për një kosto të ndërtimit të rrugës në pjesën e mbetur prej afro 27 km, prej 200 milionë eurosh. Kjo shifër, herë është ulur dhe herë është ngritur sipas orekseve të ditës të debatit politik. Ndërsa Ora News thekson se kosto finale do të jetë 36 miliardë lekë, afërsisht 260 milionë euro. Njëra nga arsyet që këto negociata kanë qenë të vështira është trafiku i parashikuar në këtë aks, i cili nuk e “justifikon” investimin. Në rastin e ndërtimit të rrugës me koncension, burime pranë qeverisë thonë se kompania kineze ka kërkuar një taksë prej 5 eurosh për makinë, ndërsa qeveria ka kërkuar që taksa të mos kalojë 1 euro për 10 km rrugë, çka do të thotë që taksa e kalimit për makinat e vogla nuk duhet të jetë më shumë se 3 euro.
ÇFARË THOTË LIGJI?
Marrëveshja me firmën kineze po negociohet në bazë të një ligji të miratuar posaçërisht nga Parlamenti shqiptar në 16 prill 2015. Ligji, i cili është miratuar në heshtje nga Presidenti i Republikës, pra nuk e ka marrë firmën e kreut të shtetit, përcakton afatet kohore që duhen për negocimin e marrëveshjes.
Sipas ligjit të botuar në Fletoren Zyrtare, “procedura e negocimit për lidhjen e kontratës ndiqet nga Komisioni i Negocimit të Kontratës, kryesuar nga Ministria e Transportit dhe In¬frastrukturës dhe me anëtarë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmar¬rjes, Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit”. (Neni 2)
“Projekt-kontrata, e shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati prej 60 ditësh nga nisja e negociatave, i dërgohet për nënshkrim Ministrit të Transportit dhe Infra-strukturës, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes” (Neni 2).
“Nënshkrimi i kontratës, thuhet në nenin 3 të ligjit, bëhet nga Ministri i Transportit dhe In-frastrukturës, Ministri i Financave dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes pas dorëzimit të projekt-kontratës dhe relacionit përmbyllës të negociatave nga komisioni negociues. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ministri i Financave dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes mund t’i kërkojnë komisionit negociues rishikimin e projekt-kon¬tratës” Ndërkohë, “Komisioni i Negocimit të Kontratës duhet të rinegociojë dhe t’u paraqesë për nënshkrim ministrave projekt-kontratën,shoqëruar me relacionin përmbyllës të negoci¬atave brenda afatit kohor prej 30 ditësh, duke filluar nga data e kthimit”.
AVOKATURA E SHTETIT PUBLIKON KËRKESËN PËR TË GJETUR ZYRË KONSULENCE, POR NUK BËN PUBLIK FITUESIN
Më 8 Tetor 2015, Avokatura e Shtetit shpalli një ftesë për negociatë për të gjetur një zyrë konsulence, e cila do të shqyrtonte marrëveshjen. Zyra e përzgjedhur kishte për detyrë të studiojë në tërësi propozimin e paraqitur, korrespondencën dhe çdo dokument tjetër në lidhje me propozimin dhe projekt-kontratën. Ajo duhet të bëjë vlerësimin e situatës ekzistuese, të përgatitë strategjinë për negocimin e propozimit të paraqitur dhe lidhjes së kontratës me objekt ndërtimin. Gjithashtu, Zyra e Konsulencës duhet të sigurojë ekspertizën e kërkuar ligjore dhe financiare për zhvillimin e procesit të negocimit të propozimit të paraqitur dhe lidhjes së kontratës, të asistojë Komisionin e Negocimit të Kontratës në zhvillimin e procesit të negocimit të propozimit të paraqitur dhe lidhjes së kontratës brenda afateve të caktuara, në mënyrën më optimale të mundshme, duke përfshirë por pa u kufizuar sigurimin e ekspertizës ligjore dh financiare, pjesëmarrjen në takime siç mund të rezultojë e domosdoshme si edhe kryerjen e çdo veprimi tjetër me qëllim realizimin me sukses të negocimit të propozimit të paraqitur dhe lidhjes së kontratës, të bëjë vlerësimin dhe interpretimin e ligjit shqiptar si ligj i zbatueshëm i kontratës, në bashkëpunim me palën tjetër të procesit të negocimit, të kërkojë të gjitha autorizimet apo akt-përfaqësimet e nevojshme për realizimin e asistencës që kërkohet.
Avokatura e Shtetit i ka pritur ofertat deri më datë 15 Tetor, por nuk ka bërë asnjë njoftim të mëvonshëm për shpalljen e fituesit. Një email i dërguar Avokaturë së Shtetit për të marrë më shumë informacion mbi fituesin ka mbetur pa përgjigje.
Sipas ligjit të miratuar në Prill, kur marrëveshja të nënshkruhet mes palëve, ajo do t’i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave, brenda afatit kohor prej 10 ditësh nga data e nënshkrimit nga tre ministrat. Më pas, kontrata do të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe data e hyrjes në fuqi të kontratës do të konsiderohet data e hyrjes në fuqi të ligjit pas miratimit nga Kuvendi.
Nëse lajmet që vijnë nga Kina do të jenë të vërteta, nënshkrimi i marrëveshjes mund të jetë një lajm i mirë për Vitin e Ri për banorët e qarkut të Dibrës dhe shqiptarët matanë kufirit. Ndryshe, qeveria duhet të përballet me pakënaqësitë në rritje që vijnë si rezultat i mosmbajtjes së premtimeve.
PARTITË POLITIKE DHE SHOQËRIA CIVILE
Ndërsa nga Kina vijnë lajme optimiste dhe nga burime zyrtare ka mungesë informacioni, kjo hapësirë po shfrytëzohet nga partitë politike në opozitë për të fituar mbështetje politike.
Në fillim të nëntorit në Maqellarë u zhvillua një protestë e udhëhequr nga Kreshnik Spahiu, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, i cili theksoi se “Rruga e Arbërit nuk i bie nga Kina. Të arrestohen gjithë ministrat për shpërdorim të parave dhe pezullimit të punimeve të saj”. Më herët protesta ishte njoftuar si një organizim i shoqërisë civile dhe qytetarët u çuditën kur në krye të saj panë liderin e Aleancës Kuq e Zi.
Gëzim Alpion, nismëtari i peticionit online për Rrugën e Arbrit, tha për gazetën se gjithkush ka të drejtë të ngrejë zërin brenda normave të demokracisë. Megjithatë, shtoi ai, mënyra se si u organizua kjo protestë të bën të mendosh se partitë, edhe këtë radhë, disa më herret, disa më vonë, me sa duket po mendojnë se si të “mjelin” Dibrën për interesat e tyre kur të vijnë zgjedhjet e 2017-tës. Ne këto lloj protestash të kalkuluara për përfitime personale dhe partiake i trajtojmë me neveri. Siç e kemi bërë të qartë që në fillim, ne si intelektualë nuk merremi me protesta rrugësh. Ne kemi qenë dhe jemi për dialog konstruktiv me qeverinë. Rama dhe të ‘besuarit’ e tij në Dibër, që megjithëse nuk dinë asgjë të saktë se çfarë po bëhet konkretisht për këtë vepër, vazhdojnë të përsërisin si papagallë thërrime informacioni që dëgjojnë kafeneve. Rama dhe dibranët me ofiqe do të detyrohet të shpjegojnë një ditë se përse tremben nga ne që ndryshojmë kryekëput nga rivalet e tyre politike, të cilët e kanë mendjen tek protesta rrugësh për të rrëzuar qeverinë. Alpion gjithashtu tha se mbështetësit e peticionit janë duke pritur që qeveria të bëjë hapat e duhura në drejtim të kësaj çështje dhe të mbajë kështu premtimet që u kanë dhënë dibranëve dhe shqiptarëve gjatë fushatës elektorale. Alpion tha se janë duke pritur rezultatet që do të dalin nga bisedimet me palën kineze dhe në rast se ato do të dështojnë, ai dhe mbështetësit e peticionit do të gjejnë mënyra të reja reagimi. Reagimi ynë nga janari i 2016-tës, tha Alpion, po qe se kjo qeveri, si të tjerat para saj, nuk e mban premtimin për rrugën, do t’i djegë këtij Kryeministri që flet vend e pa vend për rolin e shoqërisë civile në takimet në Kinë dhe Vjenë, por nuk ka kortezinë të bisedojë me shoqërinë civile në Shqipëri, shumë më tepër se protestat e rrugëve.
***
Pavarësisht se si do të shkojnë negociatat, debati për rrugën do të vazhdojë. Për sa kohë që partitë politike e shikojnë këtë çështje më shumë për të thithur vota sesa për fitimet ekonomike që do t’i vijnë vendit, kështu do të ndodhë. Koha për ndërtimin e Rrugës së Arbrit ka kaluar, ndaj çdo ditë që vonohet, është me kosto të mëdha për ekonominë shqiptare, shoqërinë dhe shqiptarët në Ballkan.
Ju lutemi nënshkruani peticionin:
https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit
Comments (0 posted)
Post your comment