Home | Society | Ndryshimet në Ligjin e Ri të Emigracionit (Greqi)

Ndryshimet në Ligjin e Ri të Emigracionit (Greqi)

image
-Përfitojnë leje qëndrimi emigantët që edhe pse janë të paligjshëm, vërtetojnë që kanë të paktën 7 vite qëndrim në Greqi. (Nga 10 vite që është aktualisht)

 

 

 

 

 

 

Burime pranë Ministrisë së Brendshme Greke, kanë deklaruar se Ministri i Emigracionit Janis Muzalas ka firmosur sot urdhërin për vënien menjëherë në zbatim të Ligjit të Ri të Emigracionit, i cili edhe pse ka hyrë në fuqi para dy muajsh nuk është zbatuar për shkak se sistemi elektronik nuk ishte gati. Sipas informaconeve Ministri grek ka dhënë urdhër që proçedura të fillojë  të Hënën ose të Martën.

 

Kujtojmë  se ligji në fjalë , është me nr  4332/2015, dhe bashkë  me Nënshtetësinë e Emigrantëve të gjeneratës së dytë, u votuan me disa ndryshime të rëndësishme të Kodit të Emigracionit , me anë të të cilave do     të legalizohen me qindra emigrantë, të cilët edhe pse kanë vite në Greqi nuk janë të ligjshëm, ose humbën statusin e emigrantit të ligjshëm për shkak të krizës ekonomike (mungesë ensima).

 

Ndryshimet më të rëndësishme janë:

 

-Përfitojnë leje qëndrimi emigantët që edhe pse janë të paligjshëm, vërtetojnë që kanë të paktën 7 vite qëndrim në Greqi. (Nga 10 vite që është aktuaisht)

 

-Përfitojnë leje qëndrimi nënat emigrante që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe nuk kanë leje qëndrimi

 

-Përfitojnë leje qëndrimi emigrantët që humbën lejet e qëndrimit vitet e fundit, për shkak të papunësisë.

 

Urdhëri i nënshkruar nga Ministri , pritet të publikohet së shpejti.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00