Home | Society | Mos hesht, por protesto!

Mos hesht, por protesto!

image
Bartësit e pushtetit aktual shpresojnë se edhe më tej mund t’i mbajnë peng proceset demokratike në vend, se mund ta ndrydhin vullnetin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, progres shoqëror dhe zhvillim ekonomik...

 

 

 

Nga Abdulla Mehmeti

 

 

Gjatë ditëve të ardhshme, sa do të zgjasë fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, ne do të vazhdojmë me argumente ta arsyetojmë thirrjen për protesta gjatë ditës kur do të mbahen këto zgjedhje, më 11 dhjetor 2016.

ARSYEJA E PARË për organizimin e protestave, pikërisht ditën e mbajtjes së zgjedhjeve është se: përkundër të gjitha apeleve, kërkesave dhe vërejtjeve nga sektori civil, mediumet dhe qytetarët, drejtuar subjekteve politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje dhe institucioneve përkatëse të shtetit për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë hasur në veshë të shurdhër dhe të njëjtat nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet konkret për krijimin e kushteve më elementare për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, drejta dhe demokratike, ndërsa kjo dëshmon hapur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të organizohen në regji të pushtetit aktual, i cili publikisht u identifikua dhe denoncua nga opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar si gjenerator i krizës së thellë politike në vend, si bartës i krimit të organizuar, keqpërdorues i institucioneve të shtetit, vjedhës i pasurisë shoqërore dhe shitës i interesave kombëtare e shtetërore.

Bartësit e pushtetit aktual shpresojnë se edhe më tej mund t’i mbajnë peng proceset demokratike në vend, se mund ta ndrydhin vullnetin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, progres shoqëror dhe zhvillim ekonomik, si dhe t’i shtyjnë deri në pa kufij integrimet në strukturat euroatlantike.

Ne u themi hapur se, ka ardhur koha për ndryshime dhe nuk ka forcë që mund ta ndalë këtë proces!

Prandaj, edhe gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojmë me publikimin e arsyeve të tjera për organizimin e protestave më 11 dhjetor 2016.

 

ARSYEJA E DYTË pse duhet të mbahen protesta në ditën e zgjedhjeve, më 11 dhjetor, është se: nuk duhet të tolerohen, përkrahen dhe votohen, që edhe më tej të mbeten në pushtet partitë politike, forcat jodemokratike dhe bandat kriminale, të cilat e organizuan, përkrahën, ndihmuan, ose e heshtën me vite të tëra helmimin masiv në rajonin e Pollogut, me mbi 500 mijë banorë.

Duke marrë parasysh se këto helme dhe rrezatimi radioaktiv ndikojnë në një rreze veprimi prej së paku 50 km, kjo nënkupton se nga ky rrezik nuk është kursyer as Shkupi, vetë kryeqyteti i këtij shteti, me mbi 700 mijë banorë, që domethënë se nga helmimi i kombinatit "Jugohrom" është rrezikuar jeta e më tepër se gjysmës së banorëve të këtij shteti!

Këto banda kriminale që deri më sot e shitën interesin e qytetarëve për interesa të veta dhe të mafies ruse, në të ardhmen mund të jenë bartës dhe organizatorë të krimeve edhe më të mëdha!

 

Bashkohuni me Ne!

 

 

* * *

 

Krimet duhet t'i parandalojmë!

 

 

 Pa ekspertizë ndërkombëtare të punës së kombinatit "Jugohrom", jo për ndotjen e mjedisit jetësor dhe mos plotësimin e kushteve dhe standardeve ekologjike (vendosjen e filtrave), por për helmimin nga djegia e materieve helmuese (kimike dhe radioaktive) me shkallë të lartë rreziku për jetën e 500 mijë banorëve të Pollogut dhe jo vetëm, assesi nuk duhet të lejohet rihapja e këtij vrasësi në masë!

Ata që vihen në mbrojtje të këtij vrasësi, sidomos disa shqiptarë, do të përgjigjen në mënyrë të veçantë nëse bëhen megafona të rihapjes së kombinatit "Jugohrom", duke u thirrur në të drejtat sociale të punëtorëve të këtij kombinati.

Edhe kontrabanduesit e drogës, vrasësit serik dhe kriminelë të tjerë, kanë ndoshta fëmijë dhe familje, nevoja dhe të drejta sociale, por gjithkund në botë i vuajnë dënimet për krimet e bëra!

Të punësuarit e mëparshëm në këtë kombinat le ta paditin në mënyrë kolektive qeverinë dhe punëdhënësin vendës (sepse pronarët e jashtëm janë fantomë, pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar) për dëmet e shkaktuara ndaj tyre, jo të kërkojnë hapjen e këtij kombinati vrasës në masë!

Kriminelët duhet ta marrin dënimin e merituar!

Zero tolerancë për vrasësit e të sotmes dhe të ardhmes tonë!

 

 Mos hesht, por protesto!

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00