Ambasadori Walker me mision madhor në Maqedoni
Ambasadori i shquar amerikan Walker, i shoqëruar edhe nga një grup veprimtarësh të shquar shqiptarë nga SHBA dhe Europa, fillimisht u takua me kryetarin e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve...
Prof. Dr. Abdulla Mehmeti
Ish Ambasadori i OSBE-së, William Walker, diplomati i shquar amerikan, i cili e sensibilizoi botën për masakrën e Reçakut dhe shkaktoi intervenimin e NATO-s në Kosovë, sot ishte në Tetovë, me qëllim të njohjes për së afërmi me situatën aktuale politike në vend pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, për mundësinë e unifikimit të faktorit politik shqiptar, si dhe për rrjedhat e përgjithshme të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni dhe në përgjithësi në rajon.
Ambasadori i shquar amerikan Walker, i shoqëruar edhe nga një grup veprimtarësh të shquar shqiptarë nga SHBA dhe Europa, fillimisht u takua me kryetarin e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, me seli në Shkup, Prof. Dr. Abdulla Mehmeti, ndërsa më vonë edhe me përfaqësues të subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni.
Përveç tjerash, ambasadori Walker u takua edhe me përfaqësues të sektorit për liritë dhe të drejtat e njeriut, me përfaqësues të palës mbrojtëse për Rastin e Kumanovës, si dhe me pronarin e spitali "Shëndeti” në Tetovë, Dr. Adil Mustafa, i cili ambasadorin Walker e njoftoi hollësisht për rastin dhe pengesat që u krijon pushteti bizneseve shqiptare në Maqedoni. Në këtë takim mori pjesë edhe deputeti shqiptar nga përbërja e re në Parlamentin e Maqedonisë, Branko Manojlovski.
Në këtë takim ambasadori Walker u njoftua për situatën e përgjithshme në vend, ndërsa pas këtyre takimeve prej disa orësh dha disa deklarata për mediumet e vendit, përmes të cilave i shprehu mendimet e tij për çështje shqiptare në përgjithësi, e në veçanti për çështje e shqiptarëve në Maqedoni.
Comments (0 posted)
Post your comment