Home | Society | Suedia rikthen shërbimin ushtarak

Suedia rikthen shërbimin ushtarak

image
Qeveria suedeze vendosi që të rikthejë në fuqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak, një lëvizje që mbështetet nga deputetët e vendit.

 

 

      

 

 

 

Qeveria suedeze vendosi që të rikthejë në fuqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak, një lëvizje që mbështetet nga deputetët e vendit.

Kjo do të thotë se 4000 meshkuj dhe femra do të thirren në shërbim që prej 1 janarit të viti të ardhshëm. Ata do të zgjidhen mes 13.000 të rinjve që kanë lindur në vitin 1999, të cilëve do t’i kërkohet që të bëjnë teste fizike dhe psikologjike.

Suedia është një vend neutral, por së fundmi është alarmuar nga stërvitjet ushtarake ruse në Baltik. Në kuadër të situatës së re në rajon, shtatorin e shkuar, Suedia riktheu një garnizon ushtarak në ishullin Gotland, i cili gjendet mes bregdetit suedez dhe tre shteteve baltike, ish-republika sovjetike.

Zyrtarë të ministrisë suedeze të Mbrojtjes thanë se rikthimi tek shërbimi i detyrueshëm ushtarak u nxit nga ndryshimi i situatës në rajon dhe aktiviteti ushtarak i Rusisë është një prej arsyeve. Ministria suedeze e mbrojtjes tha se 70% i parlamentit e mbështet këtë vendim për të përforcuar ushtrinë. Suedia nuk është në NATO, siç janë fqinjët e saj Norvegjia dhe Danimarka. Sistemi suedez i rekrutimit është një përzierje mes vullnetarëve dhe atyre me detyrim dhe do të modelet sipas versionit norvegjez.

 

 

* * *

 

Makina e re e Ferrarit, që do të drejtohet nga Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen në Botërorin e ri të Formulës1 quhet SF70-H. Në Maranello, skuderia italiane prezantoi këtë mjet të krijuar për të festuar 70-vjetorin e krijimit të saj.

Ky prezantim u bë “online” dhe të pranishëm ishin të gjithë pjesëtarët e Ferrarit. Në makinën e këtij viti të bie në sy fakti që telajoja dominohet nga ngjyra e kuqe, ndryshe nga sa ndodhi në sezonet e mëparshme, që kishte një kombimin edhe me të bardhën. Ajo që të bën përshtypje është se mes markave që shfaqen në “Kokëkuqen” italiane spikat emri i kompanisë së prodhimit të automobilëve, Alfa Romeo.

Forma e makinës së re të Ferrarit SF70-H është shumë ndryshe nga ajo e vitit të kaluar. Stafi teknik i skuderisë nga Maranello ka punuar shumë në lidhje me aerodinamikën dhe këtë e tregon fakti që këtë vit hunda e makinës është më e hollë në krahasim me vitet e kaluara, gjë që u krye edhe duke u bazuar te rregullat e reja të vendosura.  

Një tjetër ndryshim të cilit iu nënshtrua Ferrari, duke u bazuar te rregullorja, është ai që ka të bëjë me gomat të cilat janë më të gjera në krahasim me vitet e kaluara. Përsa i përket motorit të makinës, në këtë aspekt ndryshimet nuk janë aq radikale sa për aerodinamikën. Motori 062 i Ferrarit është një version më i mirë në krahasim me atë të mëparshmin. Disa përbërës mekanikë të tij janë riparë, ndërkohë që të tjera zgjidhje kanë skemë të njëjtë me atë të vitit 2016.

 

 

* * *

 

Një jaht ka marrë emrin Ufo sepse ka formën e një disku fluturues, njësoj si anija e alienëve. Në fakt është një projekt i Viterbo Lazzarini, i njëjti njeri që ka krijuar jahtet në formë kapsule, të kërkuara nga shumë të pasur në gjithë botën.

Ai e ka quajtur këtë projekt Ufo 2.0, por ka një të vecantë se gjysma e saj do të jetë nën ujë dhe nuk dihet nëse do të fluturojë apo do të lundrojë. Ky jaht ka një hapësirë prej 300 metrash dhe është e ndarë në tre nivele që përfshijnë një dhomë ndjenje me kuzhinë dhe banjo, një dhomë gjumi nën ujë me pamje nga deti e shumë të tjera. “Kjo është një strukturë lundruese. E kam menduar sepse jeta në det dhe ndryshimi i  jetesës më magjeps,”– ka thënë Lazzarini.

Jahti mund të jetë shtëpi, resort apo hotel. Për ndërtimin e saj do të nevojiten 350 mijë euro dhe mund të dalë në përdorim në 2018.

 

 

* * *

 

Nëse nuk e rregulloni me kohë presionin tuaj të gjakut, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore siç janë dëmtimi i veshkave, humbja e të parit, sëmundja e zemrës, pika në zemër apo në tru.

Presioni i gjakut mund të luhatet gjatë ditës dhe në të ndikojnë faktorët siç janë mosha, gjinia dhe karakteristikat trashëguese, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa nga vlerat për të cilat mjekët konstatojnë që paraqesin nivelin normal:

 

Meshkujt

 

Deri 20 vjet – 123/76

Deri 30 vjet – 126/79

Nga 30 deri 40 vjet – 129/81

Nga 40 deri 50 vjet – 135/83

Nga 50 deri 60 vjet – 142/85

Mbi 70 vjet – 142/80

 

Femrat

 

Deri 20 vjet – 116/72

Deri 30 vjet – 120/75

Nga 30 deri 40 vjet – 127/80

Nga 40 deri 50 vjet – 137/84

Nga 50 deri 60 vjet – 144/85

Mbi 70 vjet – 159/85

 

 

 * * *

 

Kur kompania  Apple të prezantojë celularin e 10-të të serisë iPhone në vjeshtë, ajo do të ofrojë një ide të masës sesa është maturuar industria e celularëve inteligjentë.

iPhone i ri do të ketë një sërë cilësish si ekran të qartë, karikim pa tela dhe sensorë 3-D, pra nuk do të ketë shpikje sensacionale por një bashkërenditje të opsioneve më pozitive të celularëve konkurrues.

Strategjia e Apple reflekton faktin se njerëzit po i mbajnë gjithnjë e më gjatë celularët e tyre. Analisti ekonomik Timothy Arcuri, thotë se më shumë se 40 për qind e celularëve iPhones në treg, ka më shumë se dy vjet që janë prodhuar, dhe kjo është një rekord.

Apple është kritikuar për mungesën e opsioneve të reja në celularin e fundit iPhone 7, dhe tregon se strategjia e tyre nuk po motivohen më nga inovacioni  teknologjik, por nga ciklet dhe preferencat e konsumatorit.

"Kur tregu mbushet me një produkt, rritja vjen me anë të rifreskimit të këtij produkti dhe jo me prezantime të reja," tha nalisti Bob O’Donnell i grupit Technalysis Research. "Siç ndodhi në fillim me kompjuterët, tani po ndodh me tabletat dhe po nis me celularët”.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00