Atdheu mbi të gjitha!
Periudha më e lavdishme e popullit shqiptar ka qenë ajo e Rilindjes Kombëtare, kur rilindësit me shumë mund dhe sakrifica e krijuan Shqipërinë e lirë dhe të pavarur...
Abdulla Mehmeti
“Këtu po shitet atdheu për të shpëtuar shtëpitë, jo shtëpitë për të shpëtuar atdheun.” (Romana Vllahutin, ambasadore e BE-së)
Kjo ka qenë një nga deklaratat e ditëve të fundit e ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vllahutin, drejtuar politikanëve të sotëm, e cila sigurisht e njeh mirë historinë e popullit shqiptar.
Periudha më e lavdishme e popullit shqiptar ka qenë ajo e Rilindjes Kombëtare, kur rilindësit me shumë mund dhe sakrifica e krijuan Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, duke flijuar gjithçka në interes të kombit dhe atdheut.
Shumë idealistë shqiptarë, edhe në kohën më të re flijuan gjithçka të veten, pasurinë, familjen dhe jetën, për lirinë e Kosovës, shumica e të cilëve u likuiduan me tradhti, jo nga armiku por nga ,,shokët" e tyre, disa politikanë të sotëm, po nga këto arsye të cilat i përmend ambasadorja Vllahutin, për pushtet dhe pasuri personale!
ZERO TOLERANCË PËR KRIMINELËT, TRADHTARËT DHE SHITËSIT E ATDHEUT; SI NË TIRANË, PRISHTINË, SHKUP DHE KUDO NË VISET SHQIPTARE!
Comments (0 posted)
Post your comment