Home | Society | Shqiptarët, sa shumë të lodhur!

Shqiptarët, sa shumë të lodhur!

image
U prishën marrëdhëniet e mëparshme shoqërore e njerëzore, u shkatërrua gjithçka e ndërtuar, u hodh në erë ...

 

 

      

 

Nga Sokrat NDREÇKA

 

 

Nuk është ndjesi, imazh, por realitet që duket e preket. Na është bërë jeta malore, thonë shqiptarët. E thonë vetë njerëzit, ata që nuk ndihen mirë, nuk kanë rehat në shtëpinë e tyre, në shoqërinë e tyre. Dhe të japin një mijë argumente për këtë të vërtetë, duke e cilësuar veten si shoqëri të botës së tretë. Njerëzit nuk mendojnë kurrë se këtë rëndesë, këtë drobitje e çmenduri e kanë të trashëguar. Këtë nuk e pranojnë. Shqiptarët kanë qenë edhe në kushte të vështira historie, njerëzore dhe ia kanë dalë mbanë. Kështu menduan të ishin edhe në këtë sistem shoqëror, do të ruanin traditat e mira të trashëguara, do gjenin aq forca për të përballuar vështirësitë, por për fat të keq, pohojnë se lodhja i ka munduar shumë, i ka sfilitur, i ka bërë t`a ndjejnë veten të plagosur në këtë rrugëtim prej 28 vitesh demokraci. Pohojnë me siguri se i ka masakruar politika e keqe, e cila i ka tradhtuar, nuk ka qenë në anën e tyre, i ka mashtruar, ka punuar me hile për vete dhe këtë njerëzit, shqiptarët e quajnë tradhti e klasit të parë. Nuk i kanë mbrojtur shqiptarët e vet politikëbërësit shqiptarë. I kanë nxjerrë ata në pritë, politika është treguar e pabesë dhe ua ka nxirë jetën, sikur të mos ishin njerëz të një gjaku, por të një kallëpi tjetër. Janë banorë shqipfolës, autoktonë, që denoncojnë se si politika në këto vite tranzicioni është bashkuar me krimin, ndërsa hallemëdhenjtë i lanë në mes të rrugës, i lanë jetimë, në mëshirë të fatit. Askush nuk e di pse ndodhi kjo tradhti e madhe, por ajo që duket sheshit është se politika ngriti hundën përpjetë, ndërsa njerëzit, votuesit, prej të cilëve u pasurua, i la rrugëve, i la në udhëkryq. Të ndodhur në pikë të hallit, shqiptarët kanë kërkuar të merren në kujdestari, por nga kush?

U prishën marrëdhëniet e mëparshme shoqërore e njerëzore, u shkatërrua gjithçka e ndërtuar, u hodh në erë përvoja e ndërtuar në vite e dekada. Njerëzit dolën në rrugën e madhe pa mbështetje, pa u drejtuar nga askush dhe më keq akoma, shoqëria shqiptare për vite të tëra e humbi vitalitetin, i ra fuqia për të ndërtuar diçka të mirë e të qëndrueshme. Ky nuk ishte një zhvillim që ngjallte shpresë për një jetë ndryshe, ndaj njerëzit u shpërndanë të trazuar nga goditje të rëndë, duke e lënë atë të gjymtuar nga aksidentet e vazhdueshme e fatale. Vitet e para të jetës së shoqërisë në demokraci ishin të mekur, ishin të venitur, kohë e cila i trullosi si mos më keq njerëzit dhe gjendja morale, shpirtërore ishte e topitur. Megjithëse tek-tuk qarkullonin shprehje si “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, jeta njerëzore ishte krejt ndryshe nga premtimet e shumta që u lëshuan si kushtrim nga liderët e parë të demokracisë në Shqipëri. Vitet kaluan, jeta e njerëzve shfaqte deformime të dukshme, ndërsa prognoza ishte konstatuar që kur politika u distancua nga populli dhe krijoi solidaritet me krimin. Nuk ka qenë ky thjeshtë konstatim, as alibi, as truk apo maskë. Përkundrazi divorci i politikës, distancimi, ndarja e saj me votuesit e zakonshëm. Nuk është ndjesi, imazh, por realitet që duket e preket.

Na është bërë jeta malore, thonë shqiptarët. E thonë vetë njerëzit, ata që nuk ndihen mirë, nuk kanë rehat në shtëpinë e tyre, në shoqërinë e tyre. Dhe të japin një mijë argumente për këtë të vërtetë, duke e cilësuar veten si shoqëri të botës së tretë. Njerëzit nuk mendojnë kurrë se këtë rëndesë, këtë drobitje e çmenduri e kanë të trashëguar. Këtë nuk e pranojnë. Shqiptarët kanë qenë edhe në kushte të vështira historie, njerëzore dhe ia kanë dalë mbanë. Kështu menduan të ishin edhe në këtë sistem shoqëror, do të ruanin traditat e mira të trashëguara, do gjenin aq forca për të përballuar vështirësitë, por për fat të keq, pohojnë se lodhja i ka munduar shumë, i ka sfilitur, i ka bërë t`a ndjejnë veten të plagosur në këtë rrugëtim prej 28 vitesh demokraci. Pohojnë me siguri se i ka masakruar politika e keqe, e cila i ka tradhtuar, nuk ka qenë në anën e tyre, i ka mashtruar, ka punuar me hile për vete dhe këtë njerëzit, shqiptarët e quajnë tradhti e klasit të parë. Nuk i kanë mbrojtur shqiptarët e vet politikëbërësit shqiptarë. I kanë nxjerrë ata në pritë, politika është treguar e pabesë dhe ua ka nxirë jetën, sikur të mos ishin njerëz të një gjaku, por të një kallëpi tjetër. Janë banorë shqipfolës, autoktonë, që denoncojnë se si politika në këto të këtij vendi, e bënë edhe më të zymtë jetën dhe përditshmërinë e tyre. Mbahen mend fare lehtë tragjeditë që kanë ndodhur në këtë vend në periudha të ndryshme kohe, mbahen mend fare mirë politikanët se si kërkonin të largonin vëmendjen e njerëzve nga dhimbjet e urisë, ndërsa politika jetonte në parajsën e krimit, ku nuk munguan praktikat e punës se si i ushqyen trafikantët e qenieve njerë- zore, këtej e përtej deteve dhe oqeaneve. Shqiptarët janë të traumatizuar sepse të tilla ua ngriti muret, barrikadat, politika antishqiptare dhe pronarët me ideale të komunizmit. Nuk ka shqiptar dje dhe sot të mos fajësojë për gjëmën e madhe që u ka shkaktuar në jetën e tyre, politika dhe drejtuesit e shtetit në këto vite. Të mos shkojmë më larg se në ditët e sotme. Mungesa e një shteti me ligje e drejtësi të pastër i ka bërë njerëzit të shpërfytyruar, të mos orientohen se nga kanë ardhur e ku do shkojnë. Janë në udhëkryqin e madh, ku çdo rrugë i çon atje ku shpresa ka vdekur.

S`e meritojnë këtë gjë shqiptarët, të njohur tradicionalisht si patriotë, të etur për atdhe, për liri. Shqiptari nuk falte për drejtësi. Ndërsa sot, padrejtësia e ka bërë atë të flasë me vete. Është padrejtësia që ka ardhur nga vetë shqiptarët për shqiptarët. Ku kemi shkuar, o zot! Torolisen njerëzit dyerve të zyrave të shtetit për të marrë të drejtën e tyre. Nuk arrijnë të marrin diçka që ua njeh ligji, ua jep e drejta për të jetuar pa stres, pa shqetësim, në atë liri që ta jep e drejta kushtetuese, e drejta njerëzore për ta jetuar jetën ashtu si duhet. Një jetë kemi të gjithë në këtë botë, ta jetojmë atë në paqe, pa i ngrënë hakun askujt, në këtë hapsirë kohe, si kalimtar që jemi. Dëgjon rënkime, lebetitje, mallkime, qortime që e kanë një shkak, që e kanë një arsye. Të detyrojnë të shkosh zyrë më zyrë për të kërkuar një të drejtë dhe s`e gjen, që s`ta jep askush, që s`ta ofron askush. Nuk duan ta lënë njeriun të qetë në punën e tij, të qajë me vete hallin që e ka zënë. Kërkon të zgjidhë një problem, për dreq vijnë pengesa, vijnë ngatërresa dhe nuk arrin të kuptosh, përse gjithë ky lëmsh i ngatërruar në shoqërinë tonë. Drejtësia s`bën drejtësi, dikush të vjedh pronën dhe ti s`e kupton, një tjetër të humb dosjen dhe ti vjen anës për të gjetur shkaktarin e një mundi të derdhur dhe s`arrin të bësh asgjë. Përpara syve të shfaqen pamjet e një aksidenti rrugor, që të bën të vësh duart në kokë. Humbasin jetën njerëzit e një familjeje.

Diku tjetër banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente sepse janë të kërcënuar nga ndotjet natyrore, nga fatkeqësitë natyrore, nga rrëshqitjet e dheut. Ndërsa barbaria ushtron detyrën e vet duke shkallmuar faqe të tëra malesh, ku grabitja e pasurisë kombëtare nuk ka fund. Thua se nuk ka njerëz që drejtojnë e komandojnë këtë vend, apo i është lënë të qeverisë hajdutëria. Jetojmë në Shqipëri, në këtë vend ku çdo gjë duket sikur po fundoset dita-ditës. Ankesat dhe kërkesat nuk kanë fund. Teksa rreshtojmë shumë ndodhi, ngjarje, kundërshti, plagosje, vrasje, rrëmbime, varfëri kujtojmë vargjet e Dritëro Agollit, i cili ka shkruar: “Të vrasësh sot kushto/ Ka çmim të lartë varri/ Ndaj farefisi të mallkon:/ Ç`na bëri këmbëthari./ Dhe kur për varrin s`ka para/ Përjashta miqtë mbeten/ Prandaj rri sus, mos bëjë shaka/ Shaka të vrasësh veten...”.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00