Shqipëria 1 euro - Kukësi 1 euro!
Shqipëria 1 euro - Kukësi 1 euro! - Kusarët qe e shitën truallin shqiptar për 1 euro.
Shqipëria 1 euro - Kukësi 1 euro! - Kusarët qe e shitën truallin shqiptar për 1 euro.
Kur rruga është ndërtuar me paratë e popullit, nuk ka pagesë. (Ngjela)
“Partitë politike (kryetarët) duhet të bëjnë dorëheqje , si Edi Rama, si Lulzim Basha”, thotë një protestues.
Ka një çelës që tentohet të përdoret sa herë kërkohet t’i ulet vlera një proteste: është ngjyrimi politik i saj. Një përpjekje e tillë vazhdon edhe për protestën e së shtunës në rrugën e Kombit, kjo edhe pse kuksianët në qytetin e tyre dhe në Tiranë po shfrytëzojnë çdo rast për të treguar se protesta ka vetëm ngjyrën e tyre dhe ky bashkim është ai që u dha zemër për refuzimin e tarifës së kalimit në këtë rrugë.
Reagimi i unifikuar nisi me deklaratën e shoqatës “biznesi për biznesin” në Kukës dhe u pasua dhe nga një qëndrim i të dy krahëve në Këshillin bashkiak atje për të mbështetur protestat qytetare. E pranuar si protestë e tillë u duatrokit masivisht në rrjetet sociale edhe pse kulmoi me përleshje me policinë, djegien e kabinave dhe daljen jasht funksioni të sistemit të vjeljes së tarifës së kalimit në rrugën e kombit.
Qeveria reagoi ashpër pas shkatërrimin të asaj që e quajti pronë të përbashkët. Shqetësim reflektoi dhe opozita, teksa kërkonte të gjente vendin e saj për t’i bërë jehonë protestës.
Ajo që nxori përfundimisht në skenë politikën ishte vala e arrestimeve. Edi Rama etiketoi kundërshtarin e tij si zjarrnxitësin e Tiranës, ndërsa Lulzim Basha akuzoi kryeministrin për arrestime politike.
Demokratët në Kukës e Tiranë mbështetën protestën për lirimin e të arrestuarve, ndërsa socialistët e Kukësit pas solidaritetit në këshillin bashkiak, nuk njihen më të tillë nga kryetari i tyre.
E ndërsa këto reagime vazhdojnë dhe të ndaluarit janë ende pa masë sigurie, spikat sforcoja e kuksianëve për të treguar se po protestojnë për veten dhe se nuk është rasti të shohin parti prapa krahëve.
Comments (0 posted)
Post your comment