Home | Society | Arroganca, prepotenca ose kapadaillëku 2018

Arroganca, prepotenca ose kapadaillëku 2018

image
Ditët e fundit ajo (arroganca) ka zbuluar pamjen e saj. Jo vetëm në qeverisje, por në shoqëri, në mosha të ndryshme, në biznes, në opozitë, në taksa, tatime...

 

      

 

 

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

Nuk dolëm asnjëherë nga mënyra e komunikimit, keqedukimit në të folur dhe të bërit të gjërave që kanë brenda arrogancën, prepotencën dhe impertinencën tipikisht ruralo shqiptare. Një mënyrë e tillë e sjelljes si në jetë dhe pushtet - është një model i deritanishëm drejtimi si pushtet pa rëndësinë në se je në qeverisje apo në opozitë. Pa asnjë dyshim po të ndërrojnë rolet pozita me opozitën, në këto kushte zhvillimi politik janë që nga viti i largët 1920-të – qeverisjet dhe opozitat janë një bashkim arrogance, impertinence, prepotence që sigurisht në “anët tona” mund të përmblidhen “butë” me kapadaillëkun tonë folklorik shqiptar.

 

Ditët e fundit ajo (arroganca) ka zbuluar pamjen e saj. Jo vetëm në qeverisje, por në shoqëri, në mosha të ndryshme, në biznes, në opozitë, në taksa, tatime, korporata, monopole, administratë, individë të pasur dhe të varfër, bujq, pronarë, akademizëm, televizione, media në përgjithësi, shkrime, pushtetin parlamentar, ekzekutiv, ligjor, mediatik, policor, abuziv qytetar dhe në fund të fundit individ shqiptar. Nuk ka më sundimtar që “ti thyejë në mes shqiptarët me ushqim dhe ideologji si Enveri” dhe tashmë arroganca, prepotenca, impertinenca e kapadainjve shqiptarë shkon kundra – demokracisë.

 

Po pse dhe si - arrogancë e atyre që përmenda më lart? Po sepse sillen në keqedukim, skortezi të madhe, me pafytyrësi të jashtëzakonshme. Pastaj shfaqet mendjemadhësia si në pushtet dhe opozitë. Mospranuese këshille dhe një vanitet idiot, kundrejt moralit, i cili kërkohet në çdo rast. Impertinenca është kështu në përgjithësi dhe afrohet të jetojë me arrogancën. Po po - biles shkohet deri te qëllimi i caktuar, padituri dhe njohuri të plota apo nganjëherë fare dijeni për çështjen. Në pozitë dhe opozitë! Problemi shkon po ashtu deri te ndarja pasurore në një mendjemadhësi absolute. Individët e politikës me karakteristika të tilla – shkojnë në vijimësinë e tyre në shoqëri, që e pësojnë prej tyre, duke humbur lidershipin pas pak vjetësh, sepse ju largohet mbështetja politike shoqërore nga një arrogancë e tillë. Por fajin pikërisht të tillë modele ja vendosin dikujt tjetër dhe jo vetes. Për t’u bërë kapadainj të vërtetë ju duhet dhe prepotenca! Arrogancën dhe idetë e tyre të korruptuara, të tillë individë jua imponojnë të tjerëve me dhunë. Po po - vetëm me “të drejtën e mendimit të tyre”! Kanë bindjet e forta arrogante që nuk pranohen nga shumica, biles shpesh herë nuk pranohen as nga pakica. Por “urdhërohen” vetëm nga vullneti prepotent i tyre! Vijueshmëria dhe konseguenca e tyre në prepotencë i çon në krime ekonomike dhe financiaro-politike! Në 360 gradë – pozitë dhe opozitë. E lidhur shumë ngushtë me pushtete të pamerituara. Mbikalimi mbi interesat e shumicës i bashkon ashpër dhe dhunshëm arrogantët, impertinentët e prepotentët për të prodhuar kapadainjtë shqiptarë në politikë.

 

Prepotenca, kur bashkohet ashpër me arrogancën fusin hundët kudo! Mor në art dhe sport, në ekonomi, duke bërë dëme kolosale zhvillimi, duke mbyllur shtigje për mirëqenie kolektive apo më mirë mirëqenie komunitare! Referencat për “vetitë” e tilla vijnë nga lashtësia dhe popujt e rëndësishëm në botë dhe pikërisht Konfuci thotë: njeriu superior është i qetë, pa qenë arrogant, kurse njeriu pa vlera është arrogant, pa qenë kurrë i qetë. E kemi provuar gjithë jetën e sidomos këto 27 vite, se kjo thënie vlen për ne shqiptarët në përgjithësi dhe drejtuesit politik tanët në gati tre dekada. Shumë të pakët janë ata drejtues politikë tanët dhe këto 27 vite medemek demokraci!

 

Arroganca e individëve që shkojnë drejt lidershipeve politike është qartësuar dhe në thënien e Vittorio Buttafava që thotë: nëqoftëse takoni (ju del përpara) dikush i bindur se i di të gjitha, që është i zoti të bëjë gjithçka nuk mund të gaboni – ai është një i metë. Po po, por sa arrogantë të tillë kanë hipur majë pushteteve të ndryshme në Shqipëri, sa në opozitë dhe sa në rradhën tjetër në pozitë.

 

Dua ta mbyll me pak “optimizëm” dhe arrogancën tonë në lidershipe politike në fakt. Kur akoma më shumë kjo arrogancë shkon dhe te profesioni në bazë të kapadaiut.

 

Johann Georg von Zimmermann thotë: një mjek që përkundër të erudicionit dhe gjenialitetit, nuk ka tjetër veçse arrogancë është një sharlatan i vërtetë. Te ne është vërtetuar dhe stërvërtetuar kjo gjë në mënyrë profetike. E kemi provuar në shpinën tonë të përkulur shumë - përpara sharlatanëve të shumë profesioneve, të mbetura bosh në saj të politikës?!

 

Por kam dhe dy shprehje të tjera dhe njëra është e Toon Verhoeven që thotë: mund të konsiderohesh i famshëm kur pikturat e tua janë vjedhur nga muzeu. E kjo është e rëndësishme për të mos “qenë” kapadai në artin e shkollës tënde, apo edukacionit tënd në vokacion! Por është një shumë e bukur e Marc Chagall për Picasson (të dy arrogantë e pasionantë të krijimtarisë) që thotë: çfarë gjeniu ishte ky Picasso ...një gjynah i madh, që nuk ka pikturuar asgjë.

 

E sigurisht dhe për këtë rast ne kemi shumë e shumë modele, të cilat vlejnë për të kuptuar se arroganca dhe prepotenca, mund të shkojnë deri te profesioni me të mirën dhe të keqen e tyre individuale – por kurrë nuk duhet në drejtimin e një shteti, kombi dhe shoqërie. Marrëdhëniet e individëve të tillë me shtetin dhe shoqërinë janë të dëmshme shumë. Kanë dhënë shembuj dhe njerëz të famshëm të fillimit të shekullit XX-të këtë gjë - duke shkaktuar luftë dhe barbari idiote në Europë. Nuk është krejtësisht (jemi vend i vogël dhe i bëjmë keq vetëm vetes) rasti ynë – por gjithsesi arroganca këtë gjë ka si përfundim./SOT

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00